E Premte, 04.19.2024, 12:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PREZANTIM DINJITOZ I ARTISTËVE SHQIPTARË NË PARIS
POEZITË E POETES MIMOZA EREBARA PËRZGJIDHEN NË AKADEMINË EUROPIANE TË ARTIT NË PARIS. POEZIA “KU JE?” MERR VENDIN E NDERIT
PIKTORI LEK RROTANI MERR ÇMIMIN E KESAJ AKADEMIE

E Enjte, 04.24.2014, 08:34am (GMT+1)



Në mesin e shumë prezantimeve të artistëve shqiptarë nëpër botë, padyshim që Parisi është një kryeqendër. Një " status" që ky qytet e ka fituar prej shekujsh. Gjithnjë tek artistët Parisi ka qenë një pikë referimi për zhvillimet e reja në rrymat e ndryshme artistike dhe në zhvillimin e mendimit e filozofisë  botërore.


Një qytet pritës i shkëlqyer i trajtimeve të reja artistike dhe gjithashtu një mikpritës i kulturave të ndryshme nga nacionalitete nga e gjithë bota. Përmes mekanizmash vlerësues tejet të specializuar, Parisi pret e përcjell artistë nga e gjithë bota, prezanton artin e tyre, merr më të mirën prej tyre dhe në këtë mënyrë ai vazhdon ekzistencën e tij si një qytet në krye të të gjitha zhvillimeve kulturore. Pjesë e këtij makroprocesi vizionar,  i cili i paraprin që në atë kohë zhvillimeve të vrullshme  të gjeoplitikës europiane,( kujtoj se jemi pas Luftës së I Botërore, gjatë Luftës së II Botërore dhe pas saj!...) është edhe ekzistenca e Akademisë Europiane te Artit, një organizëm internacional i themeluar që më 1920, koha kur Europa artistike diskutonte gjerësisht Manifestin e Futurizmit, shijonte një  Modigliani, Dali, Picaso, Ernst, Kandisky,Miro,apo një Kodra e Gjoka shqiptar,etj, sikur habitej, protestonte e më në fund pranonte një Aragon,Apollinaire,Beckett,Kafka, Breht, Remark, Kamy,Bazen, Eluard,etj. Në këtë kohë piktori i njohur francez  Alphons Crapin (I cili ndërroi jetë vitin e kaluar, më 2013), themeloi Akademinë Europiane te Artit.


Që në fillesën e saj kjo Akademi u orientua drejt universialitetit të artit duke e pranuar së pari si të tillë dhe duke e realizuar edhe në praktikë, përmes statutit të saj në të cilin marrin pjesë seksione  pothuaj nga të gjitha vendet e Europës. Duke i qëndruar besnik mendimit se arti nuk njeh kufij, se arti në thelbin e tij është  human  dhe falë këtij humaniteti ai ruan edhe ekzistencën e tij vetë. Duke besuar tek vlerat që rrjedhin prej këtij humaniteti, ku më e cmuara pa dyshim është paqja e njeriut me veten e me të tjerët, duke e trajtuar Paqen si një celës që duhet të hapë dyert e suksesit të cdo sistemi politik e ekonomik, në të njëjtën kohë kjo Akademi me aktivitetin e saj ka treguar që ky qëndrim është i frytshëm. 


Që nga ky vit, 1920, e deri më sot është e tepërt të themi që numërohen shumë veprimtari ndërkombëtare, shumë ekspozita pikture e skulpture me pjesmarrjen nga Seksionet anëtare të kësaj Akademie, të cilët ftohen  në Sallonin e përvitshëm që organizohet në Paris.Dhe në këtë rast dua të theksoj se kusht i vetëm është vetëm cilësia artistike, e cila në prezantim universializohet natyrshëm e ku nga ana tjetër, vetë artistët pavarësisht nacionalitetit që përkasin dhe rrymës që përfaqësojnë, ndjehen të barabartë, thjesht qenie njerëzore! Në vitin 1965 Selia qëndrore e kesaj Akademie transferohet në Bruksel ku vazhdon aktivitetin deri më 2013 për t'u rikthyer më 2014 përsëri në Paris.


Seksioni Kombëtar Shqiptar u bë pjesë e kësaj Akademie (AEA),  më 2002 me iniciativën e piktorit  të njohur shqiptar, Jetullah Haliti- Eti, Anëtar Aktiv i Akademisë Europiane të Artit që nga 1996, fitues i shumë cmimeve prestigjioze ndërkomëtare e kombëtare. Autor i shumë ekspozitave vetjake, mbi 90 të tilla e po ashtu inisiator dhe realizues i shumë ekspozitave kolektive si në trojet shqiptare në Kosovë, Shqipëri, po ashtu edhe neper Europë, me synimin e përhershëm të promovimit të vlerave të artit shqiptar dhe të apelit për një paqe universale. Krijues i Institutit të Arteve Profondiste, Akademik dhe Ambasador i Paqes. Që nga viti i themelimit ky Seksion ka një aktivitet të përhershëm, i cili kurorëzohet me hapje ekspozitash e prezantim artistësh të të gjitha moshave e të të gjithë rrymave artistike e teknikave realizuese. Namur, Maubeuge, në Belgjikë,Martigni në Zvicër, Hesperange në Luksemburg, janë disa prej ekspozitave kolektive. Katalogët e pllakatet e shumtë që kanë shoqëruar gjithnjë këto veprimtari e dëshmojnë këtë gjë fare bukur. Njëkohësisht, krahas arteve të bukura, pra pikturë , skulpturë, fotografi artistike, nëpër këto prezantime nuk kanë munguar as poetet. Poezitë e tyre janë prezantuar në dy gjuhë, shqip e frengjisht dhe kjo padyshim që përbën një arritje për gjithësecilin pjesmarrës, por edhe një arritje për artin tonë kombëtar.



Fundi i marsit e fillimi i prillit ishte koha kur u mbajt kompeticioni i rradhës për këtë vit, ku të ftuar e pjesmarrës ishin edhe artistët shqiptarë, anëtarë aktivë të Akademisë Europiane të Artit, pjesë të Seksionit Kombëtar Shqiptar.Këtë herë merrnin  pjesë si piktorë  duke u përfaqësuar me nga dy punime në teknika të ndryshme si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria. Përmendim këtu autorë të njohur, fitues në shumë prezantime kombëtare e ndërkombëtare si Jetullah Haliti,-Kosovë, Lek Rrotani, Met Baci,- Shqipëri, Kadrush Neziri,-Kosovë, po ashtu edhe piktorë sikur Nuri Jaupllari, -Shqipëri që merr pjesë për herë të parë deri tek më të rinjtë,  si Nelly Haliti Kosovë e Bora File-Erebara, -Shqipëri. Në gjininë e skulpturës mori pjesë skulptori i mirënjohur shqiptar, Idriz Balani, ndërsa në gjininë e fotografisë artistike Gazmend Jonuzi,- Kosovë.



Në fushën e letërsisë pati vetëm një përfaqësuese, poetja Mimoza Erebara nga Shqipëria, e përzgjedhur mes disa konkurruesve  paraprakisht nga Akademia Europiane e Artit,  e cila u prezantua me tre poezi  të përkthyera në gjuhën frënge.
Në ceremoninë e hapjes e cila u zhvillua në Salon UVA,  9, Rue Duc,75018, Paris, Kryetari i saj zoti Robert  Finot , uroi pjesmarrësit për praninë e tyre, por në mënyrë të vecantë u ndal tek prania e artistëve shqiptarë në këtë Salon, për të cilët nuk harroi të përmendtte faktin se ata kishin udhëtuar rreth 3000 km për të qenë pjesë e këtij kompeticioni. Gjithashtu ai uroi garim të ndershëm  në konkursin e shpallur me këtë rast. Në këtë ceremoni fjala përshëndetëse iu dha edhe kryetarit të Seksionit Kombëtar Shqiptar, zotit Jetullah Haliti-Eti. Gjithashtu fjalën e morën edhe kuratoret, zonjat e nderuara  Eliane Hurtado e Michele Morisi- Viotte, të cilat u ndalën në detajet teknike, qoftë për artet pamore, qoftë për letërsinë. Ekspozita qëndroi e hapur deri më 6 prill, ditë në të cilën u shpallën edhe fituesit e konkurseve të arteve pamore e letërsisë.
E  përmenda që artistët shqiptarë merrnin pjesë me nga dy punime. Kështu , Jetullah Haliti-Eti mori pjesë me "Pëllumbat e Paqes", vaj në kanavacë dhe me "Acari Kosovar", bojë kineze. Lek Rrotani me "Syri kozmik", teknika e monotip dhe grafikë në bojë kineze. Met Baci "Portret" dhe "Kompozicion", monotip. Kadrush Neziri "Portret", teknika e dheut dhe "Kompozicion", vaj në kanavacë. Nuri Jaupllari u paraqit me dy kompozicione, vaj në kanavacë. Nelly Haliti "Portret", vaj në kanavacë, Bora File Erebara me "Portret", bojë kineze dhe "Puthja" teknike mix. E vetmja punë në skulpturë e artistit Idriz Balani ishte bust në bronx i një prej figurave të njohura të artit shqiptar, piktorit Omer Kaleshi.  Gazmend Jonuzi u paraqit me fotografinë artistike "Pëllumbat".
Në përfundim të kompeticionit  në mesin e  57 konkuruesve nga Franca, Maroku, Italia, Belgjika, Portugalia, Zvicra, Luksemburgu,  piktori shqiptar  Lek Rrotani me punën e tij "Syri kozmik", teknika e monotipit mori cmimin për këtë teknikë.


Ndersa në letërsi ky nder i takoi poetes Mimoza Erebara,Shqipëri, anëtare aktive e AEA,  e njëkohësisht  Nën/Kryetare e kësaj Akademie, Seksioni Kombëtar Shqiptar , e cila mori pjesë me tre poezi: "Ku je?", "Burri që nuk është", "Jam njeri I vetmuar",  ku  poezia " Ku je?"  u përzgjodh të lexohej si  një nga  poezite më të mira të paraqitura në këtë kompeticion.


Në këtë prezantim të artistëve shqiptarë ra në sy serioziteti me të cilën ata kishin respektuar cilësinë artistike gjë që u vu re në përballjen me vlerat e paraqitura nga pjesmarrësit e tjerë. Vizitorët e ndryshëm që përcollën ekspozitën ndaleshin gjatë pranë punëve dhe kur mësonin se vinin nga Shqipëria, kënaqësia estetike vishej edhe me interesimin e tyre për këtë vend që pak e njihnin. Mbështetja morale e cila erdhi përmes prezencës së tyre në ceremoni të ish ambassadorit shqiptar në Francë, zotit Luan Rama dhe gazetares së njohur Seferina Serani Selenica, vetëm sa e nderoi edhe më shumë artin dhe artistët shqiptarë.


Në përfundim nuk mund të lemë pa përmendur edhe gatishmërinë nën cilësinë sponsorizuese të Ministrisë së Kulturës në Prishtinë dhe intresimin personal të Ministrit zotit Memli Krasniqi, të Aleancës Franceze Prishtinë , të Kryetarit të Komunës së Gjilanit zotit Lutfi Haziri dhe Kompanisë së Sigurimeve Sigal, Dega Durrës, Shqipëri.
                                                                        
MIMOZA EREBARA


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GURRAT E ALI PASHËSPoemë nga GJON MARKOKAJ (04.23.2014)
BASHKË ME GJERGJIN…-Fletë Ditari, NJ, 19 Prill 2014-Poezi nga ZEQIR LUSHAJ (04.22.2014)
BRIGADA E HIMARËS, KRENARIA E SHQIPËRISË(Një vështrim për monografinë e poetit e studiuesit Maliq Vrekaj)Nga KUJTIM MATELI (04.20.2014)
AMERIKA ËSHTË NË TUZ, PO TUZI NUK ËSHTË NË AMERIKËNga RAMIZ LUSHAJ (04.20.2014)
Kujtesë, në 90-vjetorin e lindjes: Prof. Dr. JUP KASTRATI, NJË NGA VIGANËT E ALBANOLOGJISËNga ISA HALILAJ studiues, 'Mësues i merituar' (04.18.2014)
PËRKUJTOHET EKSODI I SHQIPTARËVE NË FSHATIN XËRXË (04.17.2014)
KUPTIMI LIGJOR I PLURALIZMIT FETAR NË SHQIPËRINga Prof. dr. GJERGJ SINANI (04.17.2014)
BLUSHI - SHQIPTARËT RREZIKOHEN SERIOZISHT NGA ISLAMI POLITIK (04.16.2014)
RIKTHEJENI FISHTËN NË TEKSTET SHKOLLORENga FRANO KULLI (04.16.2014)
UNË JAM ARBËR: 800 VJET SHTET!Nga AZGAN HAKLAJ (04.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]