VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KËPURDHAT E AGIM BAFTIRIT
Pakëz humor nga AGIM GASHI

E Shtunë, 06.14.2014, 07:58am (GMT1)



Agim Baftiri erdhi dhe u kandidue për Kryetar komune në Mitrovicen e Titos (Me asnjë dekret akoma nuk iu ka hjekë ky emertim). Premtimet e para dhe të fundit i kishte me këpurdha ku do të punsonte mija puntor. Askush nuk i besonte por ja ai fitoi zgjedhjet. Fitoi Agimi dhe ishte i pari njeri me tetë klasë fillore që u bë Kryetar Komune.

Kur e pa Hashimi se ky e fitoi Mitrovicën, ja lshoi bojkotimin në të gjitha anët duke mos i dhanë tokë për fabrikat gjigante të Agimit. Nuk i ipte tokë sepse friksohej se po ja merrte të gjithë puntorët duke i punsuar nën këpurdha e mbi këpurdha. Punsimi i rrëmbyshëm ia prishte premtimet Hashim Thaqit që i kishte dhënë elektoratit se do ti hapte 200 mijë vende pune. Kjo do ta qiste në rrenë Kryeministrin dhe do të ishte pastaj rrena e pare dhe mospërmbushja e pare e premtimeve elektorale.

Duke e pa Agim Baftiri se token sdo të mund ta merrte, atëherë për me përmbush premtimin, Agimi filloi me pshurr në parqe, ara, livadhe e male me qëllim që nga urina e tij të mbinë këprdha bile të vogla. Në pshurrjen e këtyre vendeve i ndihmoi edhe Pacolli i cili kishte pirë diçka të fuqishme në Kazakistan. Duke pritë që të mbinë këpurdha të vogla, për çudi, nga kombinimi i këtyre dy shurrave, të nesërmen në mbarë teritorin e Mitrovicës së Jugut e të veriut mbinë këpurdha gjigante dhe me lloj. Lloj formash. U hijeshue vendi dhe rrethi.Në këto ditë vape ato po sherbejnë edhe si hije për të pushue Qeveritarët në largim e për të mrizue vetë Agimi me bodigardët e tij.

Nga mbimja e madhe e këpurdhave gjigante në Kosovë, u mor edhe Gjykata Kushtetuese e cila ua ndaloi pshurrjen e mëtutjeshme Agimit e madje edhe Pacollit. Ishte në rrezik se edhe atdheut ti ndërrohet emri nga Kosovë në Toka e Këpurdhave.

Mos pshurr ma o Agim Baftiri se edhe ashtu skllot u bë!

11.06.14
Düren A.G.


AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.