VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KOSOVËS I DUHEN REFORMA TË DOMOSDOSHME DHE THYERJE E KLIESHEVE PARTIAKE!
Nga ASLLAN DIBRANI

E Martë, 06.17.2014, 09:36am (GMT1)


Krijuesit artistët, shkrimtarët janë të popullit , e jo të partive, siç po keqpërdoren Adem Demaqi, Rexhep Qosja dhe figura tjera kombëtare! Ismail Kadare u prononcua unitet gjithëpërfshirës, e jo për partinë:

Dashuria ndaj atdheut duhet të jepet, pa nuanca politike, pa ngjyrime pa krahinizma, pa lokalizma, pa imponime dhe grupime të ndryshme , po duhet të epet aty ku është verdikti i popullit dhe vlerat e tij.

Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i lakmisë për famë e madhështi, s'mund t'u qëndrojnë disa dëshirave të kota, ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,mundimin, poshtërimin nënçmimin abuzimin "”dhe çdo gjë! Dashuria është një ndjenjë e fuqishme dhe e jashtëzakonshme për një njëri, një vend ose diçka tjetër. Çdo të thotë në ditët e sotme fjalia "Duani njeri-tjetrin"dhe "Ta duam njëri tjetrin"sigurisht s'mund të jete edhe ndryshe?
Dashuria është një motiv i shpresës, në të kundërt do të ishte një jetë boshe për njerëzimin. Dashuria ka forcën, të na bashkojë pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij!?... Vetëm dashuria nuk ushtron një ndjenje xhelozie, as tek njerëzit, as të kombet. Vetëm dashuria është e aftë të mos ta ndajë njerëzimin, as nga ideologjia, as nga raca e lere ma përbrenda nocionit kombëtar. Vetëm dashuria mund të na japë energjitë e pashtershme, të nevojshme për të zhdukur urinë dhe dëshpërimin aktual në Kosovë dhe Shqipëri.
Kosovë. Klasa e dhunshme politike këto vite i nëpërkëmbi , i përdhunoi dhe i anashkaloj njerëzit që kanë potencial dhe ndikim në arenën ndërkombëtare?
Kjo dashuri ndaj atdheut sikur u shua me dhunë nga faktorët e ndryshëm pas luftës së Kosovës dhe pas çlirimit nga diktatura komuniste ne Shqipëri .Kjo shprehje dhe prononcim, ju mohua shume intelektualëve , krijuesve dhe patriotëve të kombit me nivel kulture dhe bagazh të nivelit kombëtar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Klasa e dhunshme politike këto vite i nëpërkëmbi , i përdhunoi dhe i anashkaloj njerëzit që kanë potencial dhe ndikim në arenën ndërkombëtare qe zërin e shqiptareve ta ngrenë edhe ma larg qe mos te mbesim si shportë , që kush do të hedhin mbeturina mbi te.

Koalicioni i formuar këto ditë kundër Qeverisë "Thaqi tre" sikur u pëlqyer nga figura të mëdha , po edhe nga Ismail Kadare!

Zgjedhjet aktuale sikur kanë filluar ta lëkundin një trend të tillë nga klasa e të pa diturve , injorantëve , abuzuesve dhe hu krahëve .Kombi shqiptar nuk duron njerëz të këtillë . Ky ,trend politik donë t'i lirojë nga kjo robëri vetanake me qëllim të arritjes së synimeve tona qe kombit ti prijnë njerëzit e merituar dhe të dëshmuar me veprimtarinë e vet paraprake.

Koalicioni i formuar këto ditë kundër Qeverisë "Thaqi tre" sikur u pëlqyer nga figura të mëdha , po edhe nga Ismail Kadare ndoshta nuk do te zhgënjehemi kësaj here që ky koalicion t'i zgjedh figurat e mëdha që e meritojnë të jen në ballë te popullit. Të përfshihen në qeverisjen e pritshme edhe se nuk ju ka dhen shans të jenë aktor i fushatës elektorale.

Reformime strukturale , duhet të ketë edhe në LDK-në aktuale , AAK-në dhe Nisma për Kosovën, po edhe Vetëvendosja që donë të hyjë në qeverisje.

Njerëzit me emër dhe kulturë i nevojiten sot kombit në tërësi edhe në Shqipërinë e përplasjeve dhe qe kane nevojë të reformohen, e jo të mbesin dy figura pran ekraneve televizive që 25 vjet siç janë , zoti Sali Berisha dhe zoti Edi Rama. Reformim duhet të ketë edhe në LDK-në aktuale , AAk-në dhe Nisma për Kosovën, po edhe Vetëvendosja që donë të hyjë në qeverisje. Aty duhet të përfshihet i tërë spektri intelektual në rrafshin kosovar e jo rajonal apo lokal . Po ashtu edhe zoti Hashim Thaqi duhet ta spastroj partinë e vet nga grupet kriminale dhe njerëz të pa vlera siç janë faktorët e spektrit fetar nga e cila mendoj se edhe humbi reputacionin si parti në këto zgjedhje .Po ashtu edhe një fakt tjetër kjo parti njihet si parti e krahut të luftës , e rezistencës po në fakt me përfshirjen e disa figurave mafioze në këtë parti, ja humbi vlerën edhe UÇK- së dhe djemve ma te spikatur që dhanë edhe jetën për çlirimin e Kosovës. Ka shumë arsye njeriu të jetë i shqetësuar dhe skeptik . Pse u lejuar nga zoti Thaçi të përzihen luftëtarët me demagogë dhe spektator të luftës së Kosovës ku edhe vet është viktimë e tyre. Partitë e mëdha si LDK dhe PDK, as tjerat nuk duhet t'i shfrytëzon figurat e mëdha për marketing në elektoratin e tyre siç veproj PDK-në me Adem Demaçin, Rexhep Qosjen, që prononcohen të njëanëshen , duke i krijuar përçarje më shumë se sa ndonjë gjë pozitive shoqërisë kosvare. Prononcimet e tyre janë fillimisht në dëmin figurave të veta nga e cila krijuesit artistet , shkrimtaret janë të popullit e jo te partive .Krijuesit dhe figurat e mëdha ,mos të bien pre e partive politike dhe vikizim i tyre , po edhe mos te rrinë duar kryq pran gjendjes dramatike dhe politike në vend.

ASLLAN DIBRANI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.