VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
DIJETARËT E HUAJ - VETËM SHQIPTARËT JANË PASARDHËS TË ILIRËVE E Hënë, 07.14.2014, 09:20am (GMT1) Më poshtë janë citime të studiuesve të shquar, por edhe të strategëve të popujve të ndryshëm për shqiptarët dhe origjinën e tyre ilire. Vetë citimet e tyre, tregojnë se origjina e shqiptarëve është nga raca ilire dhe se ky është një fakt i pakundërshtueshëm. Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge: "Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojës, të udhëhequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)". Nikolla Jorga: "Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë". Maximilian Lambertz: "Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve". Lamartini: "Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë... Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave... Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak". M. Huacunthe Hecquard: "Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës". Lord Bajroni: "Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë... Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre". Henry Noel Brailsford: "...Shqiptari "˜primitiv', në fakt është "˜Mbinjeriu' për të cilin Nietzsche ëndërronte". Giuseppe Katapangu: "Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël"! Agostino Ribeco: "Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali". Braisllav Nusic: "Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë". Dushko H. Konstantinov: "Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan". Edvin Jasques: "Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit...". Edvin Pears: "Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër". Maks Myle: "Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe "˜Ar'. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës." Fanulla Papazogllu: "Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri". Gos Xhen: "Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene". Gustav Majer: "Shqiptarët janë Ilir të rinj". Georg Hahn: "Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve... Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve". Haki Pasha: "Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi". Harold Whitehal: "Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe". Henri Braisford: "Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton". Johann Georg von Han: "Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja". Jovan Cvijiq: "Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre (sllavëve) u tërhoqën jugu dhe në vendet më malore, ku i hasim edhe sot". Konstandin Paparigopulos: "Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire". www.voal-online.ch
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |