VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - AKADEMIA E MYKUR E TIRANËS Nga KOLEC TRABOINI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:55pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
AKADEMIA E MYKUR E TIRANËS
Nga KOLEC TRABOINI

E Hënë, 07.14.2014, 03:10pm (GMT+1)


14 vjet pas vdekjes së juristit e studiuesit Aristidh Kola, më së fundi miqtë e tij në Tiranë arritën të ndikojnë që një institucion shtetëror të organizojë një konferencë përkujtimore në 70-vjetorin e lindjes së arvanitasit të madh. Eshtë e vetmja veprimtari zyrtare që është zhvilluar në Shqipëri për këtë figurë që do të thonim me plot gojë se është arvanitasi më i madh i shekullit të 20-të. Miqtë e lexuesit e shumtë e kanë kujtuar, por gjithnjë me nisma private ku megjithëse kanë qenë të ftuar nuk ka marrë pjesë asnjë akademik, asnjë studiues, asnjë nënpunës ministrish apo institucionesh universitare me përjashtim të prof. Nasho Jorgaqit, që gjithherë është gjendur në këto përkujtime.

Këtë përvjetor, anipse doli si organizator një institucion shtetëror nuk u bë asnjë tentativë të ftoheshin përfaqësues të Lidhjes së Arvanitëve të Greqisë apo dhe pjestarë të familjes. Në mënyrë private njoftimi është bërë, por këtu nuk flitet për njoftim, por për ftesë. Është e vërtetë që erdhën drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dhe drejtori i Arkivës së Shtetit, që i nderon këto institucione, por si ndodhi që as një e treta e sallës nuk arriti të mbushej, kur punonjësit që paguan shteti për studime në institucione janë shumë herë më shumë se vendet e sallës UNESKO të Muzeut Historik Kombëtar. Nuk dimë sa rrogëtarë me tituj ka Akademia e Shkencave të Shqipërisë, por mendojmë se ata u kish dashur të gjendeshin të gjithë në respekt të një studiuesi të madh me gjak shqiptar që bëri një vepër të madhe, zgjoi arvanitët nga gjumi letargjik shekullor e vetë u kthye në një martir. Jo, ata nuk kanë ardhur as në 2010-ën kur miqtë e Aristidh Kolës kujtuan 10-vjetorin e ndarjes nga jeta, por nuk erdhën as në këtë përvjetor lindje që në fund të fundit u organizua nga një institucion shtetëror. Çfarë ndodh në këtë Akademi që duhet të ishte sa një institucion shkencor i studimeve albanalogjike aq dhe një institucion që punon për kombin shqiptar.

E dimë shumë mirë se cili është mendimi i disa pseudostudiuesve të qorrollepsur për Aristidh Kolën, e dimë shumë mirë se punohet me një platformë për t'ia nxjerrë veprën e tij madhore një fantazi më shumë se një realitet, po si është e mundur që paguan populli shqiptar e bëhen duaja e qarqeve në boshtin strategjik antishqiptar Beograd-Shkup-Athinë. Për kë punon Akademia?!

Edhe një zë i fuqishëm, i vetmi mund të themi në Akademi si i Prof. Kristo Frashëri sa vjen e mbetet në minoritet brenda në Atdheun e vet, në institucionin e vet, edhe për shkak të moshës, të shëndetit, por edhe sepse akademikët e profesorët të mbirë si kërpudha pas vitit 1990 krijojnë një klimë mbytëse a më e vogla, heshtëse që vret të vërtetën shqiptare.

Pikërisht kjo klimë mbytëse, ca frikëra e të tjera i kanë bërë që Arbëreshët me At Antonio Belusci-n të heshtin, Arvanitasit me Lidhjen e tyre të heshtin, por u kemi ndihmuar edhe ne nga Shqipëria që çështja arvanite të shuhet.

Ne shqiptarët qenkemi shtetshkatërruesit më të mëdhenj që ka parë bota.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet që ka 24 vjet ftohje ndaj arvanitëve e arbëreshëve dhe kauza e Albanalogjisë është thuajse e shuar edhe në sajë të të përgjumurve tanë akademikë të cilët e mendojnë të kryer punën e tyre duke quajtur studime ca botime me albume fotografish, pikturash, grafikash me diçitura, pa asnjë mendim të tyrin, duke konkuruar kësisoj me amatorët.

Si nuk u vajti mendja një herë të paktën që dy figurat qendrore të Arvanitëve dhe Arbëreshëve, studiuesve të shquar Aristidh Kola dhe Antonio Belusci-t t'u jepej titulli Akademik, qoftë dhe pas vdekjes për A. Kolën, t'u vendosej fotografia në një nga sallat e mbledhjeve akademike në nderim të tyre. Kaq të vështirë e kanë?! Jo nuk e kanë të vështirë, por në këtë akademi punohet me një platformë që vetëm shqiptare nuk mund të quhet. Punohet edhe aty si në politikë në platformën e xhepit, mikut, tarafit. Punohet pa asnjë përgjegjësi kombëtare sepse nuk kemi as dhe një ndërlidhje të fuqishme ndërakademike me Prishtinën për çështje mbarëkombëtare. Atëherë pse duhet kjo Akademi?! Pse paguan populli kur ajo nuk kryen asnjë funksion dhe të vjen keq se në kohën e diktaturës kjo ishte një strukturë, sado e ngurtë, më frutdhënëse në fushën e shkencave e studimeve shqiptare. Kush e shkatërroi këtë Akademi, kush e ktheu në një ndërtesë me lagështirë e myk mendimi ku mund të organizojë veprimtari çdo lloj mediokri e çdo lloj vjershëtari që nuk arrin as nivelin e Hasan Zyko Kamberit. Po le të flasim më hapur: ku janë statistikat për veprimtarinë e kësaj Akademie; a botohem çdo tre muaj në shtypin shqiptar, apo vjetor të paktën. Pse nuk ndërmerret një studim sado i vogël: sa profesorë ka Shqipëria. Si i kanë marrë titujt, sa studime kanë bërë e çfarë rezultatesh kanë arritur kur shtetet fqinjë punojnë me ngarkesë të plotë në këtë sistem dhe po na e nxjerrin tabanin ne shqiptarëve. Po na nxjerrin popuj aziatikë. Pak t'u flasësh për origjinën pellazgjike të shqiptarëve, çfarë dhe Aristidh Kola i mëshonte fort, akademikët tanë me rroga të majme të përqeshin. Aristidh Kola na thoshte se shqipja është gjuhë e perëndive, këta honxho-bonxhot tanë akademikë na thonë se Aristidh Kola nuk ishte studiues i mirëfilltë dhe nuk i ka veprat mbi baza shkencore, se këta quajnë bazë shkencore çdo pseudohulumtim që vjen nga kulisat e qarqeve ballkanike. Kjo Akademi të kujton ndërtesat e vjetra ku gëlojnë minjtë me shkakun se janë të shkreta. Rilindja e reforma nuk duhet të jenë një fjalë mikluese, por një program i vërtetë për rigjallërimin e të gjithë mekanizmave të shtetit. Kjo ide e mrekullueshme në një situatë kur ishim thuajse të paralizuar, nuk duhet të flashket e të shuhet si flakë kashte. Kur do të nisë fshesa për Akademinë që është kthyer në një "paçavër" siç do të thoshte Migjeni. Nuk mund të reformohet trupi para se të reformohet mendja që e drejton atë.

I bëj thirrje Qeverisë e tërë instancave të shtetit: Fshijeni nga faqja e dheut këtë myk akademik e reformoni tërë sistemin e institucioneve shkencore e studimore nëse doni të bëni Shqipëri.

13 korrik 2014

KOLEC TRABOINI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DIJETARËT E HUAJ - VETËM SHQIPTARËT JANË PASARDHËS TË ILIRËVE (07.14.2014)
MBRETËRIA ITALOSHQIPTARE - SI I RIKTHEU EMËRTIMET SLLAVE NË SHQIPStudim nga VELI HAKLAJ (07.13.2014)
'BOTA' FITON ÇMIM NË FESTIVALIN E FILMIT NË ÇEKI (07.13.2014)
LEZHË - ZBULOHET NJË URË 900 VJEÇARE NË KOMUNËN KALLMET (07.11.2014)
GJAKOVA BËN VEND PËR BUSTIN E POETIT TË SAJ ALI PODRIMJA (07.10.2014)
Shqiptarët nuk mund të rrihen, të fyhen dhe as të burgosen pa të drejtëKAZANI NË MAQEDONI KA KOHË QË ZIENNga Dr. NDRIÇIM MEHMETI (07.08.2014)
GAZETARJA E KA HEDHUR NË GJYQ KREUN E RADIOTELEVIZIONIT SHQIPTARLeka - Ma provoni se i kam thënë k**vë dhe jam gati t'i paguaj 130 miliardë euro (07.07.2014)
NDIHMO ZOT E PUSHKA E HOTITNga RAMIZ LUSHAJ (07.06.2014)
ANALISTI KIM MEHMETI KONTRAVERZ ME SITUATËN POLITIKE NË MAQEDONI!!!Opinion nga ASLLAN DIBRANI (07.05.2014)
SKËNDER THAÇI, I RRITUR ME THËRRIME BUKE, I DHURON BUKË TËRË KOSOVËSNga ESAT GJONBALAJ (07.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]