VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Leter e hapur kryetares së bordit për peticionin “Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës në Kosovë” Edita Tahirit
Nga AGIM GASHI

E Martë, 07.15.2014, 08:24am (GMT1)



E NDERUARA zonja Edita Tahiri,

Në Kosovë dolët për ta nënshkruar peticionin "Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës në Kosovë".
Mirpo, si në shumë raste të tejra, edhe kesaj radhe harruat pjesën më emocionale të kombit, mërgaten, e cila para, gjatë dhe pas luftës frymoi dhe frymon me dhimbje pë të gjitha hallet që kaluan mbi kurrizin e atdheut.
Një nga dhëmbjet tona të mëdha është edhe dhunimi brutal i nënave tona, i motrave tona, vajzava dhe grave tona, që në aspektin tradicional dhe aktual eshte vrasja më e rëndë historike në shpirtin e një populli.
Kjo do të thote, Serbia ka bërë institucionalisht permes forcave të saja të armatosura vrasje shpirtrore të Kosovës, duke goditur vlerën më të lartë, nderin e femrës sonë.
Privimi i mërgatës nga ana e juaj, është një dhëmbje e veçant për ne, një braktisje nga proceset që po ndodhin në Kosovë dhe, nëshkrimi i këtij peticioni nga ana e jonë do ta plotsonte mozaikun e reagimeve të arsyshme për luftën e fundit gjenocidiale ndaj popullates civile ne Kosove.
Si shumë herë edhe kësaj radhe po ndjehemi të braktisur e të fyer.

Me respekt

Agim Gashi-Gjermani
AGIM GASHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.