E Shtunë, 04.20.2024, 09:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
RRETHI I TROPOJËS
Studim nga DODË PROGNI

E Premte, 07.18.2014, 07:42am (GMT+1)



Rrethi i Tropojës shtrihet në Shqipërinë verilindore,kryesisht në zonën fiziko-gjeografike të Alpeve,e zë pjesën lindore të tyre. Kufizohet:në veri e verilindje me Republikën e Kosovës,në veriprendim me Malin e Zi,në prendim me rrethin e Shkodrës,në jug me rrethin e Pukës dhe në lindje me rrethin e Hasit.

Gjetjet dhe germimrt arkeologjike,të bëra kryesisht në qytezën ilire të Rosujës,tregojnë se kjo trevë është banuar nga popullsi ilire që në mijëvjeçarin e dytë para erës sonë. Emri i rrethit lidhet me fshatin Tropojë i cili,nga viti 1925 e deri në vitin 1952, ka qenë qendra administrative e këtij rrethi. Që nga viti 1952,qendër administrative e rrethit u bë qyteti Bajram Curri,i cili u ndertua në ish fshatin Kolgecaj. Emri më i vjetër dhe më i njohur i kësaj krahine ka qenë:"Malësia e Gjakovës", e cila historikisht ka patur lidhje të ngushat gjaku, ekonomike e kulturore me Rrafshit të Dukagjinit, veçanarisht me qytetin e Gjakovës i cili deri në vitin 1913 ishte qendra më e rendësishme zejtaro-tregëtarë e saj.Si krahinë gjeo-etnografike edhe sot ky rreth ruan emrin Malësia e Gjakovës. Malësia e Gjakovës është e njohur për pjesëmarrje masive dhe herioizmin e treguar në luftërat për liri dhe pavarësi. Këtu jan zhvilluar disa beteja kundër ekspeditave ndëshkimor osmane si dhe kundër pushtuesëve serbo-malazez. Këta të fundit në vitin 1913,pas një qënderese heroike të malësorve,dogjen gjithë malesine e Gjakovës.

Rrethi i Tropjës ka një sipërfaqe të përgjithëshme prej 1043 km.katror dhe një popullsi prej 28.000 banor (sipas stat, të V.2004).Ka një bashki:Qyteti B.Curri me rreth 6778 banor,dhe 6 komuna: Tropojë,Margegaj,Llugaj,Bujan,Bytyç dhe Lekbibaj. Bën pjesë në Prefekturën e Kuksit. Pjesën më të madhe të sipërfaqes e zënë malet e larta.Lartësia mesatare e relievit është 1105 m.mbi nivelin e detit,ndër më të lartat e rretheve të Shqipërisë. Pika më e lartë është Gryka e Haptë (maja Ismet Sali Bruçaj) 2625 m. Alpet e teritorit të Tropojës dallohen si male të larta,të thepisura,të çveshura,me kullota alpine,e vende vende me dëborë të përjetshme. Këtu bijen në sy fenomenet karstike,veprimi i akujve,i erozionit si dhe kontrastet e theksuara të lartësive,ku krahas maleve e kreshtave të larta (2000-2500 m.) ka dhe qafa të kalueshme e lugina të thella që përshkohen nga lumenj të vegjël e që banohen deri në thellësi të tyre. Më e bukura,më e rendësishmja dhe më e banuar është lugina e Valbonës,e njohur,jo vetëm për bukuritë e rradha natyrore po dhe për historinë e sajë të lavdishme. Kjo,së bashku me malet përrreth sherbeu brez pas brezi si "djep"që përkundi e rriti shumë trima të malësisë së Gjakovës e mbajti në gjirin e vet herë pas here luftëtarët dhe prijësit më në zë të Kosovës si,Bajram Currin,Sulejman Vokshin,Isa Boletini, Hasan Prishtinën,Azem dhe Shote Galicën etj. Kjo lugine e merr emrin nga lumi Valbona që rrjedh nga latinishtja që do të thotë "luginë e mirë".

Tropoja përfshihet në zonën e klimës mesdhetare kontinentale,por pjesa më e madhe e teritorit që zënë Alpet ka klimë malore. Në pellgun e Tropojës,që ëshët më i madhi dhe më i bukuri i Alpeve temperatura mesatare vjetore është 11.5gradë C,ndërsa ajo mesatare e muajve më të ftohtë e më të ngrohtë janë përkatësisht 0.2gradë C. dhe 21.6 gradë C. .Sasia mesatare vjetore e reshjeve është 1735.5 mm, që bijen kryesisht në formë shiu në muajt tetor nëntor,po edhe në formë dëbore e breshëri,veçanarisht nga tetori deri në prill. Raste të veçanta të rënjes së dëborës ka patur edhe në verë,me 19 gusht 1968, pjesa më e madhe e Alpeve të Tropojës u mbulua me një shtresë debore prej 30 cm.Zona më me lagështi është ajo e Qeresh-Mulajt,në komunën e Lekbibajt,me një mesatare vjetore prej 2663.4 mm. Erërat lokale janë "Veriu i zi" që fryn nga verilindja nepërmjet Qafës së Morinës, "Veriu i bardhë" që fryn nga veriu nepërmjet luginës së lumit të Gashit dhe "Era" që fryn nga jugu gjatë luginës së Valbonës. Dy të parat sjellin masa ajri të ftohta dhe e fundit të ngrohta e me lagështi.Lumi kryesor është Valbona (50.6 km),buron në masivin e Jezercës dhe derrdhet në lumin Drin. Prurjet mesatare në Dragobi dhe Gri janë respektivisht 12.2 m.kub/ sek.dhe dhe 33.3 m.kub/sek. Uji i ftohtë e i kulluar si kristali,ujvarat dhe kanjonet piktoreske dhe peshku "troftë" që rritet në ujrat e tij e kan bërë Valbonën një nga lumenjtë më të bukur e më të njohur në të gjithë vendin.Lumenjtë tjerë më të vegjel janë:lumi i Currajt,i Gashit dhe i Tropojës.

Tokat bujqësore faqësohen nga të kafenjta (77%),të murrme (22%) e livadhore malore (0.6%) Bimësia natyrale është relativisht e pasur. Pyjet e shkurret zënë 38% të sipërfaqes së përgjithshme të rrethit,pyjet me gjethe 92 % të sip. pyjor dhe shkurret 8 %. Kullotat zënë 29 % të sipërfaqes bujqësore.

Me rëndësi të veçantë është masivi i madh dhe i bukur i gështenjave që zë një sipërfaqe prej 2620 ha. me rreth 400 mijë rrënjë. Më i madhi në Shqipëri dhe në të gjithë Ballkanin.Pyjet dhe bjeshkët e Tropojës jan të pasura në bimë medicinale. Këtu gjenden rreth 186 lloje bimesh mjeksore prej të cilave më e rendësishmja ësht Boronica (Wacininum mirtillus) që rritet në kullotat alpine, 1800-2000 m lartësi. Ka bimë të rralla si Hormoqi,Mështenka, Kërleka,Arneni etj. dhe kafshë të rradha si,shqiponja,dhia e egër,kaprolli,gjeli i egër,derri i egër,ariu i murrëm etj.

Ne pikepamje ekonomike Tropoja eshte një rreth bujqësor e blegtoral.Kulturat kryesore bujqësore që kultivohen janë misëri dhe gruri që përbëjnë drithërat e bukës.Kulturat tjera janë patatja qe kultivohet kryesisht në zonën e Çeremit e të Valbonës,perimet,vreshtat dhe drurët futor.Ndër drurët frutor më i përhapuri është ai i kumbullës.Veçanarisht "kumbulla e zezë" tropojane është e njohur në të gjithë vendin për cilësinë e saj mjaft të mirë .Ajo përdoret për prodhimin e rakisë, reçeli dhe oshafit. Edhe mollat "gjylalle" që kultivohen kryesisht në rrethet e Gashit janë të një cilësie mjaft të mirë. Në blegëtori mbizotërojnë dhenët. E përmendur për prodhimtari të lartë leshi,qymështi dhe mishi është delja "bardhokë". Krahas kësaj këtu mbarshtohen dhitë,lopët,kuajt,pulat etj. Veçanarisht për mbarshtimin e bagëtive luajn rol të rëndësishëm kullotat alpine. Bjeshkët e larta të Gashit,Krasniqes dhe të Bytyçit si,Sylbica,Doberdoli, Koshutica,Markofçja,Mullafci,Balçina,Gjarpni i Bujanit,Rupat etj.të pasura me kullota alpine presin çdo verë mijëra bjeshkëtar tropojanë që për më shumë se tre muaj kullosin qindra mijëra bagëti në këto bjeshkë duke siguruar bulmetin e vitit. Bletaria është një tjetër zanat i përhapur në Tropojë. Është i njohur mjalti i Zogajve (në krahinën e Bytyçit) dhe ai gështenjës,në Krasniqe, i cili sherben jo vetëm si ushqim,po dhe për kurimin e disa sëmundjeve.

Sektori i industrisë është pak i zhvilluar. Vendin më të rëndësishëm e zën nxjerrja e mineralit të kromit në zonën minerare Rrogam-Kam-Kepenek-Zogaj dhe nxjerrja e kuarcit në fshatin Kërnajë. Vetem 17 km larg qytetit B.Curri ,aty ku bashkohet Valbona me Drinin,në vitin 1978 përfundoi së ndërtueri hiderocentrali i Fierzës,që ështe njëra nga veprat më të mëdh energjitike të vendit tonë. Nga ndërtimi i tij u formua liqeni artificial i Firzës me një vëllim rreth 2.5 miljard m.kub uji, e një pellg ujmbledhës rreth 11.829 km.katror. Boshti gjatësor i tij ësht rreth 70 km,dhe në pjesën më të madhe të kësaj gjatësie është i lundrueshm. Ky lidh Fierzën me qytetin e Kukësit. Liqeni i Fierzës sherben edhe si rregullator i furnizimit me ujë për liqenin e Komanit dhe të Vaut të Dejës.

Për shkak të pozitës gjeografike dhe të infrastrukturës të dobët rrugore,rrethi i Tropojës ka qenë njëri nga më të izoluarit në Shqipëri. Lidhja e Qytetit B.Curri me Tiranën,deri me ndërtimin e hiderocentrali i Komanit bëhej nepëmjet një rruge automobilistike të gjatë mbi 270 km. e cila ndiqte itenerarin Tiranë Laç Milot Rrubik Gjegjan Fushë Arst Fierzë B.Cuurri dhe anasjellatas. Pas përfundimit të hiderocentralit të Komanit udhëtimi Tiranë B.Curri u bë disi me i shkurtër dhe kryhet sipas itenerarit,B.Curri Fierzë (udhëtim me automobil),Fierzë Koman (udhëtim me traget) dhe Koman Tiranë(udhëtim me automobil).Ky udhëtim edhe pse i bukur,veçanarisht udhëtimi me anije nepër liqenin e Komanit,është mjaft i gjatë dhe i lodhshëm. Çlirimi i Kosovës, në vitin 1999, përveç të tjerash,për Tropojën kishte rëndësi dhe në pikpamjen e nxjerrjes së këtij rrethi nga izolimi shumëvjeçar. Tani qyteti i B.Currit lidhet me qytetin e Gjakovës, 37 km largësi,nepërnjet një rruge automobilistike të asfaltuar e cila kalon nga B.Curri Tropoj e vjetër Qafë Morinë Gjakovë. Nga B.Curri për në Gjakovë dhe anasjelltas udhëtojnë mesatarisht çdo ditë rreth 20 furgonë të mbushur me pasagjerë dhe mbi 15 të tjere që dergojnë e sjellin mallëra të ndryshme.

Bukuritë natyrore,veçanarisht Alpet ku gjenden dy fshatrat piktoresk,perlat e Alpeve: Valbona (fshat nga buron lumi Valbona),i shpallur si monument natyrorë me vlera kombëtare dhe Currajt e Epërm në krahinën e Nikaj Merturit,i japin rrethit të Tropojës vlera të veçanta turistike. Rethi i Tropojës është një trevë me etnografi të pasur. Dallohet për shumëllojshmërinë e varianteve, ngjyrave e motiveve të bukura të kostumeve popullore.Elementët më të përhapur të veshjes popullore janë:tirqit e bardhë me gajtana të zi dhe kapuçi i barrdhe në formë vezake për burra,pshtjellaku i gjanë për gra, ku mbizotëron ngjyra e kuqe dhe xhubleta elementi më karkteristik i veshjes së grave të krahinës së Nikaj-Merturit. Në qëndër të qytetit B.Curri ngrihet ndertesa e muzeut historik të rrethit që dallohet për arkitekturen karakteristike të ngjajshme me atë të kullave të Malësisë së Gjakovës. Pranë muzeut ngrihet dhe shtatorja e Heriot të Popullit Bajram Curri,vepër e skulptorit Fuat Dushku.

DODË PROGNI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETRA PËR MUSTAFA KRUJËN - SI U TORTURUAN E MË PAS U PUSHKATUAN 40 MESHTARËT (07.17.2014)
Leter e hapur kryetares së bordit për peticionin “Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës në Kosovë” Edita TahiritNga AGIM GASHI (07.15.2014)
GJERMANI FITON TITULLIN E KATËRT ME FINALE DRMATIKE NË RIO DE JANEIRO KUNDËR ARGJENTINËSNga ASLLAN DIBRANI (07.14.2014)
AKADEMIA E MYKUR E TIRANËS Nga KOLEC TRABOINI (07.14.2014)
DIJETARËT E HUAJ - VETËM SHQIPTARËT JANË PASARDHËS TË ILIRËVE (07.14.2014)
MBRETËRIA ITALOSHQIPTARE - SI I RIKTHEU EMËRTIMET SLLAVE NË SHQIPStudim nga VELI HAKLAJ (07.13.2014)
'BOTA' FITON ÇMIM NË FESTIVALIN E FILMIT NË ÇEKI (07.13.2014)
LEZHË - ZBULOHET NJË URË 900 VJEÇARE NË KOMUNËN KALLMET (07.11.2014)
GJAKOVA BËN VEND PËR BUSTIN E POETIT TË SAJ ALI PODRIMJA (07.10.2014)
Shqiptarët nuk mund të rrihen, të fyhen dhe as të burgosen pa të drejtëKAZANI NË MAQEDONI KA KOHË QË ZIENNga Dr. NDRIÇIM MEHMETI (07.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]