E Enjte, 03.28.2024, 06:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
KËLMENDASIT NË KROACI OSE SHPËRNGULJA E DYTË 'SERBE'
Nga FAHRI XHARRA

E Premte, 07.18.2014, 03:36pm (GMT+1)



Historia së fundmi ka nisur të mos na shohë me syrin e njerkës. Fqinjët duhet të ndërgjegjësohen se shqiptarët e sotëm nuk janë ata të një shekulli më parë. Janë më të shumtë në numër, më të njohur në botë, më të vetëdijshëm për identitetin dhe fuqinë e tyre, shkurt: aspak të gatshëm për të ulur kokën. Nëse do të fillojnë ta kuptojnë, atëherë gjysma e rrugës për bashkëjetesë të paqtë është bërë. E, e vërteta është që historinë e kishim njerkë, vetëm gjeografia përkundër tërmeteve, furtunave dhe monsuneve na mbeti Nënë.
Për të kuptuar të huajt ,fqinjët , gllabëruesit dhe të pangopurit , atëherë duhet që ne së pari ose që ne përfundimisht ta përshëndesim  historinë tonë që ka filluar të na shohë me një sy më të mire. E ky shikim  i sinqertë  nuk përsëritet shpesh. Bile, së paku ne e kemi kuptuar që kjo vjen rrallë e shumë rrallë.

"Në vjeshtën e vitit 1690 , rreth Beogradit (të sotëm) u mblodhën disa dhjetëra mijëra familje serbe, të cilat Kaizeri i Austrisë Leopoldi I-rë donte t`i  shpërndante për banim nëpër territoret e gjëra të Austro- Hungarisë.

Ishte kjo koha kur turqit depërtuan në tokat e Kosovës dhe Metohisë dhe mu atëherë filloi shpërngulja e madhe serbe nën kujdesin e Arsenije  ÄŒarnojevićit  (PRVA ili VELIKA SEOBA SRBA, ) e njohur si shpërngulja e parë . Me ardhjen e tyre  , rritej dukshëm numri i serbëve në tokat e Hungarisë " (Seobe srba i njihov položaj u ugarskoj) " ( Lexoje nga Fahri Xharra http://everteta.al/ekskluzive-shperngulja-e-madhe-serbe-dhe-mashtrimi-historik/)

Bota e mashtruar, ne të dëgjueshëm se nuk guxonim të bënin gëk me gojë, heshtje letargjike e jona .... dhe numri i "serbëve" vinte e më shumë rritej në tokat e Hungarisë së Austro- Hungarisë.
Fjalën e kam për shpërnguljen e dytë "serbe " e vitit 1739 në Arsenijen e IV-të Jovanoviqin, pas dështimit të luftës së Austrisë së bashku me serbë kundër Turqisë gjatë viteve 1737-1739. Një gjë ta kemi ta kemi të qartë që serbët kurrë nuk kanë ngritur krye kundër turqve .

E , edhe kryengritja e pare "serbe" 1804- 1835 e Karagjorgjeviqëve  ishte udhëhequr nga shqiptarët këlmendas dhe , me ndihmën e Austro- Hungarisë.

Por ç`ishte në të vërtetë kjo shpërngulje na shkruan Frrok Zefi në librin e tij në kroatisht
" 260 vjet nga ardhja e shqiptarëve këlmendas në këto anë 1737-1997 " (bibliografija ,ndër të tjerash  : "Conscript ro Almae DioecesisS ,vrmiensis1 743. peracta,s t r . 34.  17744 DA Dakovo. (Gjakovo , Sllavoni, Kroaci ) dhe   LASZOV/SKI. E., Arbanasi (Klementinci) u Hrtkovcima i Nikincima i Saganijeua ; Gramatika arbanaikog iezika, Hrv. list, Osijek, 1923., str. 44.)
 Çfarë na shkruan  Zef Frroki ( në libër Zef Frokiq)? : " Në kohën e luftës Turko-Austriake  edhe Këlmendasit sikur shqiptarët  e tjerë nuk ndejtën anash. Të udhëhequr nga Kryeipeshkvi i Shkupit Mikel Suma u ngritën në kryengritje dhe  luftuan në anën e Kaizerit të Austrisë kundër turqve të urrejtur. Në  luftë  morën pjesë të barabartë kelmendasit e Rugovës së Pejës dhe ata të Peshterit të Novi Pazarit.
O' si nuk kam nji grusht të fortë
t'i bije mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij edhe ai se ç'do me thanë i dobët -
n'agoni të përdridhet si vigan i vramë,   ... thoshte Migjeni!

E dua këtë grusht të forte , të fakteve me të cilat do rrënojmë njëherë e përgjithmonë rrenat serbe shekullore të cilave bota iu ka besuar. Bota iu ka besuar se  ne  nuk flisnim.

Lufta humbi , turqit fituan dhe shqiptarëve katolik kësaj rradhe,  iu deshtë të shpërnguleshin dhe të iknin. Kryeipeshkvi Suma dhe 300 familje shqiptare  ikën për të gjetur mbrojtje nga ushtria Austro-Hungareze  , në territoret e saja ,për rreth Beogradit.. Letra e KryePeshkopit e shkruar me 6 Qershor 1739 e cila e lajmëron Kongregacionin në Romë për këtë ardhje masive të shqiptarëve .
Çka shkruajnë serbët? ( " Të ardhurit ( të ikurit)  "serb" filluan të mësohen në këto toka : derisa në anën tjetër  Kisha Katolike filloi të ndihet e kërcënuar me ardhjen e serbëve pravosllav (???) . " Serbet ranë nën mbrojtjen e Imperatorisë Habsburge  dhe privilegjet e Serbisë nga ata zgjatën deri në vitin 1912"  ) Dokumentet kishtare të kohës  të cilat i citon Frrok Zefi në librin e tij e tregojnë  të vërtetën dhe i hedhin poshtë spekulimet serbe të historisë.

 "Serbët u adaptuan lehtë me artin dhe kulturën perëndimore, e çka është e rëndësishme që "serbët"  i ruajtën të gjitha elementet e kulturës së tyre nacionale" shkruan në historinë  e mashtrimeve serbe. Por si qëndron e vërteta.? Së pari të të 300 familjet shqiptare ishin të fesë katolike , ishin shqiptarë . Gjenerali  i ushtrisë austriake Engelstoffen  kërkoi nga Marie_Tereza , që këtyre ardhacakëve të iu sigurohet edhe shkolla e edhe kisha në gjuhën shqipe. Gjë që u bë , në atë kohë . Ipeshkvi i Sremit Ladislav Szorenyi në viti 1743 në shënimet e tija thot: Ky popull që erdhën këtu , të gjithë janë ushtarak dhe e flasin nje gjuhë ndryshe nga të tjerët "
 Një pjesë e literatures së perdorur nga Frrok Zefi  është: Mark Krasniqi " Rugova dhe...." Prishtinë , 1987:  Mihaçeviq Franjo, Po Albaniji 1911: KA , Wien 1769: Jaçov M. Spisi  Tajnog Vatikanskog Arhiva , Beograd 1883; Liber Visitationum , Canonicanum Diocesis Syrmensis ab Anno 1763.; Kanuni i kanun name , Vëllimi I , Sarajevo 1957, etje,etj.

Pra Druga seoba srba ( Shpërngulja e dytë serbe ) ishte një trillium serb , për të  mashtruar botën e edhe neve; sepse ikja e shqiptarëve në ikjen e dytë shqiptare drejt Sremit , Kroacisë dhe Austro-Hungarisë u bë nën udhëheqjen e Krye Ipeshkvit të Shkupit Mikel  Suma.

Përshëndetjet përfundimtare me falsifikimet serbe duhen të jenë më shumë të pranishme në mesin tonë së pari , e me siguri që edhe në mesin botëror. Fqinjët duhet të ndërgjegjësohen se shqiptarët e sotëm nuk janë ata të një shekulli më parë. Janë më të shumtë në numër, më të njohur në botë, më të vetëdijshëm për identitetin dhe fuqinë e tyre, shkurt: aspak të gatshëm për të ulur kokën. Pra ?
FAHRI XHARRA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RRETHI I TROPOJËSStudim nga DODË PROGNI (07.18.2014)
LETRA PËR MUSTAFA KRUJËN - SI U TORTURUAN E MË PAS U PUSHKATUAN 40 MESHTARËT (07.17.2014)
Leter e hapur kryetares së bordit për peticionin “Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës në Kosovë” Edita TahiritNga AGIM GASHI (07.15.2014)
GJERMANI FITON TITULLIN E KATËRT ME FINALE DRMATIKE NË RIO DE JANEIRO KUNDËR ARGJENTINËSNga ASLLAN DIBRANI (07.14.2014)
AKADEMIA E MYKUR E TIRANËS Nga KOLEC TRABOINI (07.14.2014)
DIJETARËT E HUAJ - VETËM SHQIPTARËT JANË PASARDHËS TË ILIRËVE (07.14.2014)
MBRETËRIA ITALOSHQIPTARE - SI I RIKTHEU EMËRTIMET SLLAVE NË SHQIPStudim nga VELI HAKLAJ (07.13.2014)
'BOTA' FITON ÇMIM NË FESTIVALIN E FILMIT NË ÇEKI (07.13.2014)
LEZHË - ZBULOHET NJË URË 900 VJEÇARE NË KOMUNËN KALLMET (07.11.2014)
GJAKOVA BËN VEND PËR BUSTIN E POETIT TË SAJ ALI PODRIMJA (07.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]