E Enjte, 03.28.2024, 11:05pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SKENARI I DËSHTUAR I SHIK-ut!
Nga FAIK KRASNIQI

E Martë, 07.22.2014, 01:42pm (GMT+1)


Ajo që pamë të enjten nga ana e PDK-së, ishte turpi më i madh që ka ndodhur në këto 15 vitet e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Deputetët e koalicionit të PDK-së kishin shkuar që në orët e para të mëngjesit, për t'i zënë karriget në mes ulëseve të Kuvendit, duke treguar që ne jemi ''fituesit'' dhe neve na ''takon'' të ulemi këtu. Prej fillimit u synua që gjithçka të bëhet sipas skenarit të përgatitur nga SHIK-u dhe PDK-ja. PDK përmes Brovinës anashkaloi tërësisht skenarin e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës. Zonja Brovina dhe PDK-ja bën shkelje të Kushtetutës dhe në mënyrë të njëanshme uzurpuan Kuvendin e Kosovës. Zonja Flora Brovina si deputetja më e vjetër në Parlamentin e Kosovës, ishte e caktuar që ta udhëheq seancën për konstituimin e Kuvendit, por nuk i përfilli pikat e rekomandimit nga rregulloret e kryesisë së vjetër. Kryesia e Kuvendit të Kosovës sipas rregullave dhe ligjeve të Kuvendit, kishte përcaktuar qartë se koalicioni LDK-AAK-NISMA është grupi më i madh parlamentar dhe këtij koalicioni i takon ta propozojë kandidatin e saj për kryeparlamentar. Por zonja Brovina në mënyrë flagrante i shkeli të gjitha ato pika të rendit të ditës të caktuara nga rregulloret e Kuvendit dhe veproi sipas skenarit të SHIK-ut dhe partisë së saj PDK-së. Skenari mirë i përgatitur nga ana e SHIK-ut dhe PDK-së për zonjën Flora Brovinën, ishte për ta devijuar rendin e ditës në Kuvend.Dhe ashtu ndodhi. Edhe pse jashtë rregullores së Kuvendit dhe me insistimin e PDK-së propozoi kandidatin e saj z. Agim Aliun, ai prapë se prapë nuk arriti të marrë më shumë se 44 vota. Vetëm pas shkarkimit të saj nga ana e deputetëve si kryesuese e Kuvendit, çdo gjë u normalizua dhe u zgjodh z. Isa Mustafa kryetar i Kuvendit dhe z. Glauk Konjufca nënkryetar.

Gjykata Kushtetuese s'guxon të veproj njëanshëm!

PDK-ja pa hyrë në Kuvend e ka ditur fare mirë që s'mund ta zgjidhte as kryeparlamentarin, e as nuk mund ta formojë Qeverinë sepse i mungojnë votat. E kryeparlamentarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mund ta zgjedhin vetëm koalicioni LDK-AAK-NISMA me votat e deputetëve nga radhët e minoriteteve. Me prezencën e 83 deputetëve në Kuvend dhe me 65 vota pro u zgjodh në mënyrë shumë legjitime, kreu i LDK-së Akademik Isa Mustafa. Pas humbjes së betejës së parë në Kuvend dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit nga koalicioni më i madh LDK-AAK-NISMA, ashtu siç paralajmëroi, PDK-ja do ta dërgoj çështjen në Gjykatën Kushtetuese për gjoja shkelje të Kushtetutës, sepse e di fare mirë që është i humbur dhe pashmangshëm do shkojë në opozitë, Ajo përmes verdiktit të njëanshëm të Kushtetueses do të tentoj vendin ta dërgoj prapë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Por Gjykata Kushtetuese duhet të veproj drejt e jo në mënyrë të njëanshme, duke e cilësuar antikushtetuese zgjedhjen e Isa Mustafës kryetar i Kuvendit të Kosovës, sepse zgjedhja e z. Mustafa ishte konform rregullave ligjore të Kuvendit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në këtë rast edhe Presidentja në bazë të komptencave që i ka duhet të reflektojë dhe mandatin për ta formuar Qeverinë duhet t'ia jap koalicionit të madh LDK-AAK-NISMA. Kosova nuk e ka luksin që edhe njëherë të shkojë në zgjedhje, sepse ka shumë punë për të bërë.

Kush e ka shumicën, e bën Qeverinë!


PDK-ja duhet ta pranojë humbjen dhe të pajtohet me shkuarjen në opozitë, e jo pa nevojë të shkaktojë ngërç institucional. Ajo duhet të hapun krahun për t'u krijuar institucionet e reja të Republikës së Kosovës. Kosova s'mund të ngelet pa Qeveri për shkak të inateve dhe tekeve të PDK-së.PDK-ja duhet ta kuptoj që në demokraci s'ka rëndësi se kush del i pari. Kemi me dhjetëra raste në Evropë ku partia e parë që ka dal në zgjedhje (kam bërë disa shkrime për këtë gjë) , pasi s'ka arritur ta formojë Qeverinë, ka ngelë në opozitë.

Kush e ka shumicën edhe e merr udhëheqjen e Kuvendit, por edhe e bën Qeverinë.

FAIK KRASNIQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UZURPUESIT 'JA NE, JA ASKUSH' - TEORI ANTIDEMOKRATIKE NË PARLAMENTIN E KOSOVËS!Nga ASLLAN DIBRANI (07.20.2014)
KËLMENDASIT NË KROACI OSE SHPËRNGULJA E DYTË 'SERBE'Nga FAHRI XHARRA (07.18.2014)
RRETHI I TROPOJËSStudim nga DODË PROGNI (07.18.2014)
LETRA PËR MUSTAFA KRUJËN - SI U TORTURUAN E MË PAS U PUSHKATUAN 40 MESHTARËT (07.17.2014)
Leter e hapur kryetares së bordit për peticionin “Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës në Kosovë” Edita TahiritNga AGIM GASHI (07.15.2014)
GJERMANI FITON TITULLIN E KATËRT ME FINALE DRMATIKE NË RIO DE JANEIRO KUNDËR ARGJENTINËSNga ASLLAN DIBRANI (07.14.2014)
AKADEMIA E MYKUR E TIRANËS Nga KOLEC TRABOINI (07.14.2014)
DIJETARËT E HUAJ - VETËM SHQIPTARËT JANË PASARDHËS TË ILIRËVE (07.14.2014)
MBRETËRIA ITALOSHQIPTARE - SI I RIKTHEU EMËRTIMET SLLAVE NË SHQIPStudim nga VELI HAKLAJ (07.13.2014)
'BOTA' FITON ÇMIM NË FESTIVALIN E FILMIT NË ÇEKI (07.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]