Fotoreportazh nga Nju Xhersi, KORRIKU JU NDËRRON MBIEMRIN VAJZAVE Nga ISMET NELA
E Martë, 07.29.2014, 06:49am (GMT+1)
-Them se, ndoshta korriku eshte muaji me më shume dasma , ndaj mund te shkruajmë si ne titullin e ketij fotoreportazhi se, -Korriku ju nderron mbiemrin vajzave..-. Edhe Besjona Idriz Vatoci, sot e mbrapa eshte Besjona (Ejona) Nela. I urojme trashegim me djalin e Kollovozit të rrethit te Kukesit Defrim Nelen. Themi se ne NJ, USA, do te mbahet mend gjate kjo dasem shembullore-
Per hajr martesa e te trashegohi ne lumturi, Besjona e Defrim Nelaj
Dhenderri, Defrimi, ne qender te fotos i rrethuar nga djemtë e Nelajve qe mbijne bash si lisat ne mal... Rradhe-rradhe, nje dite edhe ata do na ftojne ne dasmat e tyre.
Besjona Idriz Vatoci (sot Nela) me vellon e nuserise e rrethuar nga dekori i nuseve fustankuqe... -Kater nga vellezerit e Shyhretes,pjesmarres ne martesen e mbeses Besjona Vatoci (Hamiti, Gezimi, Harajdini e Besim Ymaj-
Nelajt e Kukesit jane krenar per miqte ne Vatoc te Bujanit si dhe dajet e nuses ne Shipshan te Tropojes.I pari nga e djathta, vellai i Besjones, bashkpunetori i revistes ZemraShqiptare Besmir Vatoci. Në ball te tavolines zotri Harajdin Ymaj, ndersa i dyti majtas Heroi i Punes, axha i Besjones Islam Vatoci,
Dhe si gjithnje ne keto raste Torta shumekateshe Çifti i ri Nela, duke prere torten karakteristike te marteses ne NJ, USA.
E falenderojme edhe revisten e dashur Zeri i shqiptarve,VOAL,ch, qe ne jep gjithmonë vend edhe per gezimet tona familjare e shoqrore.
-Nga NJ, USA, Korrik 2014-
ISMET NELA
|