E Martë, 04.16.2024, 07:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
HIMARA - NJË KOMUNË SI TË TJERAT
Nga DRITAN HILA

E Mërkurë, 07.30.2014, 10:03am (GMT+1)


Reforma territoriale do të kishte kaluar pa zhurmë e trumbetë, sikur mos të kishte dalë problemi i Himarës. Gjithkush është i bindur se një shtet si yni, me popullsi sa një qytet mesatar perëndimor, e ka të ekzagjeruar administratën. Disa protesta, më shumë janë organizime të kryetarëve të instaluar që nga koha e fillesave të pluralizmit që nuk duan të lëshojnë feudin e tyre. Përveç Himarës, e cila e ka ndërkombëtarizuar problemin. Por le t'i japim vetes qetësinë që ka nevojë analiza e ftohtë:

Ajo që në gjuhën e përditshme njihet si "Bregu", është një rrip toke që popullohet nga shtatë fshatra, me Himarën një ndër to. Terreni i ashpër dhe mungesa e infrastrukturës kanë bërë që jeta ekonomike e tyre të zhvillohet me Korfuzin, sesa me fshatrat e Labërisë që ka në shpinë. Kjo shpjegon përhapjen e italishtes në Breg, kur ishulli zotërohej nga venedikasit, dhe greqishtes kur grekët u bënë zotër të tij. Dalja e turizmit si aktivitet i dekadave të fundit ka gjallëruar jetën ekonomike të zonës.

Në krahun tjetër, mjafton një hartë për të parë se Labëria është ilustrim tipik i vargut fanolian "anës detit i palarë". Në 100 vjet pavarësi i ka dhënë shtetit shqiptar me mijëra drejtues të lartë e të mesëm, por asnjëri prej tyre nuk është kujtuar të bëjë një rrugë. Kurveleshi, e shikon detin e nuk e prek dot. Çorraj, Kudhësi, Fterra e shumë fshatra të tjerë, janë vetëm pak kilometra në vijë ajrore nga bregdeti, por rrugët ose më mirë me thënë shtigjet që të çojnë aty, të nxjerrin gurët nga veshkat. Nga Tepelena e deri në Vlorë, kjo hapësirë e stërmadhe e shtetit shqiptar përshkohet vetëm nga rruga e Lumit të Vlorës. Që është për faqe të zezë.

Ndërkohë, krahina ka resurse të mëdha të blegtorisë. Por qumështi, mishi e djathi, kanë vështirësi në prekjen e tregut. Në pikun e sezonit veror, nëse je në Breg, për të ngrënë një mish të pjekur duhet të kaptosh Llogaranë. Kurveleshasit, leshin e bagëtisë e përdorin për të mbuluar çatitë, pasi nuk kanë ku e tregtojnë. Në Kuç prodhohen nektarina e pjeshkë me shije të mrekullueshme, por shumica kalben e nuk ka kush interes të shtojë prodhimin. Ndërkohë pushuesit në bregdet hanë produkte greke. Mjalti i Labërisë kundërmon erë lulesh, por prodhuesit në pamundësi të arrijnë tregun dhe reklamojnë mallin, bien pre e matrapazëve, ose humbasin interesin. Sot mund të gjesh në veri kaçkavall të cilin kanë mësuar ta bëjnë vitet e fundit falë ndihmës nga programet holandeze. Ndërkohë në Jug, aty ku dikur perandorët e Romës kishin stanet e tyre për të marrë djathin e mishin; aty ku është shpikur kaçkavalli; sot nuk kanë ku e shesin. Krahina është pothuajse e zbrazur nga popullsia. Fshatra të tërë janë shkretuar e shtëpitë po bien brenda. E vetmja shpresë që të rigjallërohen është lidhja me Bregun qoftë si infrastrukturë administrative, qoftë si jetë ekonomike. Dhe për këtë kërkohet administrim i përbashkët dhe rrugë.

Bashkimi administrativ i Himarës me Vranishtin është hapi i parë drejt rrugës së rigjallërimit ekonomik të Labërisë dhe nxjerrjes së Himarës nga kthetrat e nacionalisto-hajdutëve të panhelenizmës. Ky akt, pavarësisht moskuptimeve, është një revolucion në miradministrimin e hapësirës dhe politik në dhënien e zgjidhjes përfundimtare të pretendimeve të qarqeve shovene fqinje. Hapi i dytë është lidhja me rrugë, dhe në këtë pikë, drejtuesit e sotëm të shtetit shqiptar kanë detyrime, pasi jugu nuk është vetëm thes votash që përdoret një herë në katër vjet.

DRITAN HILA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Fotoreportazh nga Nju Xhersi,KORRIKU JU NDËRRON MBIEMRIN VAJZAVENga ISMET NELA (07.29.2014)
SPORTISTËT SHKODRANË QË KANË LUAJTUR DHE KËNDUAR MUZIKËNga QAMIL GJYREZI (07.25.2014)
PSE DUHET TË JETË RAMUSH HARADINAJ KRYEMINISTËR KARSHI THAÇIT TRE?Nga REZART KALAJA (07.24.2014)
LAJTHITJET E SHOKUT NASHO!Nga AGIM BAÇI (07.22.2014)
SKENARI I DËSHTUAR I SHIK-ut!Nga FAIK KRASNIQI (07.22.2014)
UZURPUESIT 'JA NE, JA ASKUSH' - TEORI ANTIDEMOKRATIKE NË PARLAMENTIN E KOSOVËS!Nga ASLLAN DIBRANI (07.20.2014)
KËLMENDASIT NË KROACI OSE SHPËRNGULJA E DYTË 'SERBE'Nga FAHRI XHARRA (07.18.2014)
RRETHI I TROPOJËSStudim nga DODË PROGNI (07.18.2014)
LETRA PËR MUSTAFA KRUJËN - SI U TORTURUAN E MË PAS U PUSHKATUAN 40 MESHTARËT (07.17.2014)
Leter e hapur kryetares së bordit për peticionin “Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës në Kosovë” Edita TahiritNga AGIM GASHI (07.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]