VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

HAJDUTËT 'ME DUAR TË PASTRA'
Nga MIMOZA DAJÇI

E Djelë, 08.17.2014, 10:09am (GMT1)


Shqiperia ky vend i varfer per fakirin popull, por i pasur per hajdutet e tij, dhunohet perseri me vjedhjen e thesarit ne Banken Shteterore. 10 persona te arrestuar deri me tani, per shumen mbi 7 milion dollare. Pas hetimeve ndosha kjo shifer do te rritet si nga numri i te arrestuarve ashtu edhe nga shuma e parave te vjedhura. Thone se hajduti eshte edhe vrases, pasi nuk ka menyre tjeter per te mbrojtur vjedhjen e tij e cila eshte baraz me krimin. E ky krim i rende ndodh sot ne mes te dites me diell ne vendin tone per vite me rradhe e askush nuk "di asgje". Eshte koha kur ish te persekutuarit politik akoma nuk jane likujduar per vuajtjet e tyre nga burgjet e kalbura te diktatures komuniste, ndersa keta zoterinj, zonja apo zonjusha hajdute mbushin prapanicat e tyre me parate e djersen e popullit. Si nuk menduan pak per popullin e varfer e ne vecanti per ate kategori njerezish qe presin prej vitesh te marin demshperblimet e tyre te burgut politik, te asaj gjenerate qe vuajti padrejtesisht neper birucat e lageshta te atij rregjimi makaber. Pra duket qarte se keta individe hajdute "moderne"qe vodhen Banken Shteterore Shqiptare vinin nga ajo kategori familjesh qe nuk kishin pesuar asgje nga komunizmi shqiptar, perkundrazi ishin te perkedhelurit e tij. Turp per ata e familjet e tyre, e mjere per popullin tone se te kush i ka besuar te ardhurat e veta. Krimi duhet ndeshkuar me te njejten monedhe, hajdutet te denohen para popullit ashtu si i denonte enver hoxha njerezit e pafajshem ne mes te qytetit gjate atij rregjimi te mallkuar qe mbolli vetem urrejtje e lufte klasash per kedo qe kishte nje anetar te familjes te denuar per motive politike.

Propaganda ishte e tille ne Shqiperi ku per 50 vite nese dikush denohej per vjedhje, nuk shikohej me urrejtje si krim i rende ndaj shtetit apo popullit te tij, ndersa ai qe deklaronte hapur te verteten e hidhur te jetes se shqiptareve ose nese fliste qofte edhe per nje vjedhje ordinere te kryer nga dikush denohej per agjitacion e propagande, ndersa ne boten e qyteteruar ndodh e kunderta, hajduti mer denimin maksimal te fajit te kryer.
Ne nje familje po te veresh se, hallet e punet nuk shkojne mire, pergjegjesia sigurisht bie mbi te zotin e shtepise, keshtu edhe me Banken Shteterore Shqiptare nga kjo vjedhje galopante sigurisht faji bie edhe mbi kreun e saj. Kush i mbron e perpiqet ti shfajesoje hajdutet e popullit tone, ne rastin konkret te Bankes Shteterore tregon se akoma kerkohet te manipulohet mbi kete krim mafioz ne Shqiperi. Emigrantet shqiptare enden neper bote, per te fituar para me djersen e ballit, disa dergojne nje pjese te fitimeve te tyre ne atdhe, nuk e dinin te gjoret se valuta e tyre shijohej per qefet e shfrenuara te bankireve aventuriere shqiptare. Nje pjese jo e vogel e emigracionit tone kane lene prindet e te afermit e tyre ne Shqiperi e rropaten rrugeve te botes duke punuar qofte edhe per nje cope buke, per mbijetese, apo per nje jete me te mire, kurse mafja shqiptare "fiton" mundin e tyre pa asnje lodhje.

Populli shqiptar e shtresa e persekutuar politike shqiptare priste me shume nga keto vite ne vazhdim qe permbysen diktaturen komuniste, por ne vend te paqes e mireqenies sociale jane shtuar akoma me shume krimet, vrasjet, korrupsioni, dhuna e jeta e shfrenuar e luksoze e individeve te vecante. Mjere ku po shkon vendi yne, e cfare drejtimi do te mare e ardhmja e brezave tane?

New York, gusht 2014


MIMOZA DAJÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.