E Enjte, 04.25.2024, 01:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
SK TIRANA - MBRETËRESHA ME 49 YJE E FUTBOLLIT TË SHQIPËRISË
Nga ZYDI ALI TURDIU

E Djelë, 08.24.2014, 09:01am (GMT+1)


Futbolli, kjo lojë magjike dhe më popullorja se të gjitha sportet e tjera ka historinë e saj pesëmijëvjeçare që nga fillimet e para e deri sot, kur perfeksionimi, profesionalizimi janë gjithmonë në rritje për të arritur në nivelet e sotme. Futbolli u ngrit dhe u përhap me shpejtësi deri sa sot luhet pothuajse në të gjithë botën.

Për forcën e rrallë dhe tërheqëse, për emocionet dhe bukurinë që përmban, futbolli është sot sporti më i dashur dhe më i ndjekur nga milionat që e admirojnë, e drejtojnë, e gjykojnë, e financojnë, për futbollistët në fushë e në veçanti për milionat e tifozëve që e ndjekin kudo në botë në stadiumet dhe ekranet televizive - këtë lojë magjike.

Ky është futbolli - një shfaqje magjike, ku pika kulmore, zgjidhja, nuk dihet se ku dhe kur mund të ndodhë. Ajo fshihet diku, në 90 minutat e lojës, që nga minuta e parë e deri në përfundim kur dëgjohet fishkëllima e bilbilit të gjyqtarit.

Në historinë e tij mijëvjeçare futbolli ka pasur ndryshime në rritje dhe progresive në të gjithë elementët e tij, nga rregullorja e deri në treguesit taktikë, teknikë, fizikë, psikologjikë e të tjera, të cilët e kanë ngritur futbollin në nivele gjithmonë më të lartë, më cilësorë, më spektakolarë, duke u bërë gjithmonë edhe më i dashur për milionat që e ndjekin.

Sot janë të shumta veprimtaritë e futbollit si lokale, rajonale, kombëtare, ndërkombëtare e botërore, të disa llojeve të tij, për të gjitha moshat e sistemit zinxhir, ku duhet theksuar se të gjitha këto janë të pranishme, edhe te futbolli i femrave që po përhapet gjithmonë e më shumë, duke u rritur nga sasia dhe cilësia niveli i tij.

Për futbollin është shkruar që nga fillimet e deri në vazhdimësi, deri në ditët tona. Kanë shkruar shumë autorë, profesionistë dhe dashamirës të futbollit për shumë tema. Më shumë do të shkruhet dhe do të shkruajnë, sepse hapësirat e futbollit janë të shumta e gjithmonë në rritje, duke përfshirë këtu edhe metodat shkencore që janë futur në shërbim të rritjes së cilësisë dhe të magjisë së futbollit, të cilat gjithmonë do të jenë më të pranishme.

* * *
Në Shqipëri, edhe pse kampionati i parë është zhvilluar në vitin 1930, futbolli zanafillën e ka në fillimet e viteve 1900-1905 në kushtet më të thjeshta dhe mundësitë më të pakta.

Ritmet e përhapjes së futbollit qenë të shpejta falë dëshirës dhe pasionit në radhë të parë të rinisë, që në shumë raste ishin edhe organizues, drejtues e deri financues, por shumica si futbollistë në fushë. U krijuan shoqëritë e para të futbollit.

Nga bashkimi i shoqërive të vogla lindën klubet sportive të qyteteve, në fillimet e tyre me ekipe futbolli, për të vazhduar më vonë me sporte të tjera si atletika, volejbolli, basketbolli etj. Në Shkodër më 1919 krijohet 'Bashkimi Shkodran', në Tiranë në 1920, Sport Klub "Tirana", në Durrës në 1922, "Teuta", në Korçë në 1923, "Skënderbeu", në Elbasan më 1923 "Urani", në Vlorë më 1923 Sport Klub "Vlora", e të tjerat në vazhdim.
Në harkun kohor nga 06.04.1930 kur filloi kampionati i parë i futbollit të Shqipërisë e deri më 10.05.2014, kur përfundoi kampionati i 75të (de juro, por i 78-ti de fakto), pra plot të 84 viteve, janë zhvilluar 75 kampionate ku kanë marrë pjesë 44 ekipe.
Në këtë udhëtim të gjatë të kampionateve të futbollit të Shqipërisë ka pasur shtatë dukuri të veçanta:

Së pari - ndryshimi i emërtimeve të kampionateve
- Kampionati Kombëtar i Futbollit - Kategoria e parë
- Kampionatet nga nr. 1, 1930 deri nr.59 1997-1998
- Kampionati kombëtar i futbollit - Kategoria Superiore
- Kampionatet nga nr. 60 1998-1999 deri nr.68 2006-2007
- Kampionati kombëtar i futbollit - Superliga
- Kampionatet nr.69 2007-2008 dhe në vazhdim

Arsyet e këtyre ndryshimeve kanë qenë të ndryshme, duke zhvlerësuar të mëparshmin dhe vlerësuar të riun, që kampionatin dhe futbollin do ta çonin më përpara.

Së dyti - ndryshimet e shumta dhe të përsëritura të elementeve të strukturave të kampionateve

Nga këto ndryshime, edhe të përsëritura, më shumë është dëmtuar se është përmirësuar kampionati dhe cilësia e futbollit. Fakti se këto ndryshime disa herë u janë rikthyer atyre të mëparshme tregon se argumentet e paraqitura në të gjitha rastet kanë qenë jo të sakta dhe të pabazuara.

Vetëm ndryshimi i sezonit të kampionatit të futbollit nr.26 l962-1963 nga pranverë-vjeshtë brenda vitit kalendarik në vjeshtë-pranverë ka qëndruar. Kjo, vetëm për arsyen e diktuar nga aktivitetet e futbollit europian dhe botëror.

Së treti - janë 10 vite kur Shqipëria nuk ka kampionat dhe ekip kampion:
01. Në vitin 1935 - për arsye financiare.
02. Në vitin 1938 - për arsye financiare.
03. Në vitet 1939, 1940, 1941, 1942, 1943 e 1944 - për shkak të luftës.
04. Në vitin 1962 - sepse u zhvillua "KUPA 50-VJETORI I PAVARËSISË"
05. Në vitin 1969 - për shkak të ndryshimit të sezonit


Së katërti - Federata Shqiptare e Futbollit nuk njeh de juro tri kampionate të kohës së luftës, ato të viteve 1939, 1940 e 1942

Kërkesat për njohjen e këtyre kampionateve kanë filluar nga viti 1992 e në vazhdim. Gazetari i mirënjohur z.Besnik Dizdari, pas një pune të gjatë dhe të lavdërueshme, duke botuar në një libër të veçantë me elementet e duhura për një kampionat, si dhe duke vërtetuar drejtësinë e njohjes së tyre, ka veçuar dhe theksuar se kampionati i vitit 1942 mund të quhet kampionat kombëtar, duke qenë se ka edhe tri ekipe kosovare: Prishtina, Prizreni dhe Peja. Edhe ky fakt nuk e bind Federatën Shqiptare të Futbollit!

Së pesti - nga UEFA vazhdon të mos njihet kampionati nr. 29 1966-1967

Ky vendim është marrë sepse për këtë kampionat janë vlerësuar politike vendimet e FSHF-së, e cila përjashtoi ekipin 17 Nëntori të Tiranës, që ishte drejt titullit kampion për t'i hapur rrugën dhe shpallur kampion ekipin Dinamo të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Së gjashti - zhdukja e kampionatit që "jetoi 6 javë"


Fjala është për kampionatin e vitit 1948, të filluar më 21.03.1948, i cili u zhduk vetëm gjashtë javësh të luajtura. Për këtë histori, së bashku me gazetarin sportiv Bedri Alimehmeti, kemi botuar në gazetën "Telegraf" të datës 11 tetor 2010, nën okelion 'histori" shkrimin me titull titulluar "Zhdukja e kampionatit që 'jetoi vetëm 6 javë". Ja si ndodhi çudia sfumimit të një edicioni futbollistik në Shqipërinë e vitit 1948. Aty i keni të gjitha.

Së shtati - dominimi rreth 40-vjeçar i futbollit të Shqipërisë nga dyshja politiko-ushtarake Partizani e Dinamo

Nga ky sundim më shumë u dënuan ekipet SK 'Tirana', 'Vllaznia' Shkodër e ekipe të tjera, por më shumë u dënua futbolli i Shqipërisë. Për këtë dhunim është folur dhe shkruar shumë dhe duhet të vazhdohet. Citoj një nga rastet e fundit që flet shumë. Z.Uvil Zajmi në gazetën "Panorama Sport" të datës 3 shtator 2013, nën titullin "Transferimet ndër vite, kur Partizani e Dinamo 'blinin' lojtarë me... zbore" boton shkrimin "Evolucioni i merkatos, kur lojtarët luanin me emrat e baballarëve", ku del qartë përfundimi se trofetë e Partizanit e të Dinamos në shumicën e tyre janë fiktive.
* * *
Rruga e SK "Tiranës" është e gjatë sa historia e futbollit shqiptar, plot mund e sakrifica nga drejtuesit, teknikët, futbollistët e jo më pak nga tifozët e saj të zjarrtë, objektivë dhe qytetarë, nga brezi i parë deri në ditët e sotme. Këta janë edhe si garanci për të ardhmen. Një rrugë me shumë gëzime e suksese, por edhe me dëshpërime e dështime, bashkudhëtarë edhe në futboll, si në çdo pjesë të jetës.

SK "Tirana" është e vetmja, nga 44 ekipet pjesëmarrëse në 75 kampionatet de juro dhe nga 47 ekipet pjesëmarrëse në 78 kampionatet de fakto që ka marrë pjesë në të gjitha këto kampionate. Me trofetë e fituara në kampionatet, Kupat e Shqipërisë dhe Superkupat është e para dhe dominuese. Bash për këto, ajo me të drejtë është MBRETËRESHA ME 49 YJE E FUTBOLLIT TË SHQIPËRISE. Me siguri këto trofe për SK. "Tiranën", Vllazninë, e ekipe të tjera do të ishin më të shumtë pa dhunën dhe genocidin ndaj klubeve e futbollistëve më cilësorë të tyre. Veç dëmit ndaj këtyre ekipeve, u dënua dhe mbeti jashtë botës së futbollit vetë Shqipëria, me pasoja që po i vuan ende sot.

Për SK "Tiranën" dhe nëntë ekipe të tjera, si dhjetë ekipet që kanë më shumë pjesëmarrje në këto 75 kampionate, do paraqes disa tregues kryesorë që tregojnë edhe vlerat e tyre.

01. SK "Tirana", "Bashkimi Shkodran", "Skënderbeu" Korçë, "Teuta" Durrës, "Urani" Elbasan dhe Vlora janë gjashtë ekipet e para apo gjashtë "Kalorësit e parë" të Kampionatit të parë në vitin 1930 në serinë dhe historikun e kampionateve të Shqipërisë, nga 6 prilli e deri më6 korrik. Kësaj gjashtësheje do t'i bashkëngjitet në garën e kampionateve "Tomori" i Beratit në K-2 1931, "Besa" e Kavajës në K-4 1933, "Partizani" në K-10 1947, "Dinamo" në K 13-1950 e të tjerat në vazhdim. Këto do të jene 10 ekipet me më shumë pjesëmarrje.
02. SK "Tirana" është ekipi i vetëm pjesëmarrës në të gjithë kampionatet.
03. Pjesëmarrjet në 75 kampionatet janë: SK "Tirana" 75 herë, "Vllaznia" Shkodër 74, "Teuta" Durrës 73, "Flamurtari" Vlorë 70, SK "Elbasani" 64, "Besa" Kavajë 64, "Skënderbeu" Korçë 61, "Partizani" 61, "Dinamo" 61 dhe "Tomori" Berat 46 herë.
04. Në 75 kampionatet, me 44 ekipet pjesëmarrëse këto 10 ekipe janë ndeshur: 'Vllaznia' me 42 ekipe, SK 'Tirana' 40, 'Dinamo' 39, 'Partizani' 38, 'Teuta' Durrës 38, 'Flamurtari' Vlorë 37, 'Tomori' Berat 37, 'Skënderbeu' Korçë 36 dhe SK 'Elbasani' 36 ekipe.
05. 75 tituj kampion - medalje ari - i kanë fituar 8 ekipe: SK 'Tirana' 24, 'Dinamo' 17, 'Partizani' 16, 'Vllaznia' 9, 'Skënderbeu' 5, 'Elbasani' 2, 'Teuta' 1 dhe 'Flamurtari' 1.
06. 62 Kupat e Shqipërisë i kanë fituar 10 ekipe: SK 'Tirana' 15, 'Partizani' 15, 'Dinamo' 13, 'Vllaznia' 6, 'Flamurtari' 4, 'Teuta' 3, SK 'Elbasani' 2, 'Besa' 2, 'Apolonia' 1 dhe 'Laçi' 1.
07. 22 Superkupat e Shqipërisë i kanë fituar 8 ekipe: SK 'Tirana' 10, 'Vllaznia' 2, 'Partizani' 2, 'Dinamo' 2, 'Flamurtari' 2, 'Skënderbeu' 2, 'Elbasani' 1 dhe 'Besa' 1.
08. 159 Trofetë e futbollit të Shqipërisë - 159 Medalje Ari apo 159 Yje, kampionate 75, Kupa 62 dhe Superkupa 22 i kanë fituar 11 ekipe: SK 'Tirana' 49, 'Partizani' 33, 'Dinamo' 32, 'Vllaznia' 17, 'Flamurtari' 7, 'Skënderbeu' 7, SK 'Elbasani' 5, 'Teuta' 4, 'Besa' 3, 'Apolonia' 1 dhe 'Laçi' 1.
09. Në 75 kampionatet, renditjet e dyta - medalje argjendi - i kanë fituar 12 ekipe: 'Partizani' 19 herë, SK 'Tirana' 13, 'V11aznia' 10, 'Dinamo' 9, 'Teuta' 7, 'F1amurtari' 7, 'Skënderbeu' 3, 'Besa' 2, 'Kukësi' 2, SK 'Elbasani' 1, 'Tomori' 1 dhe 'Luftëtari' Gjirokastër 1 herë.
10. Në 75 kampionatet, renditjet e treta - medalje bronzi - i kanë fituar 11 ekipe: 'Vllaznia' 16, 'Tirana' 15, 'Besa' 10, 'Partizani' 8, 'Skënderbeu' 4, 'Teuta' 4, 'Flamurtari' 3, SK 'Elbasani' 2, 'Laçi' 1 dhe 'Bylisi' i Ballshit 1 herë.
11. Ndërsa për 75 kampionatet tri renditjet e para dhe shumat e tyre, pra medaljet ari, argjendi dhe bronzi janë fituar nga 14 ekipe:


Rezultatet në disa tregues kryesorë të arritura në kampionatet janë rezultatet, që tregojnë vlerat e dhjetë ekipeve të cituar, që janë:
01. NDESHJE TË ZHVILLUARA: SK 'Tirana' 1825, 'Vllaznia' 1812, 'Teuta' 1777, 'Flamurtari' 1706, 'Dinamo' 1612, 'Besa' 1579, 'Partizani' 1572, SK 'Elbasani' 1567, 'Skënderbeu' 1408 dhe Tomori 1086.
02. FITORE: 'Tirana' 959, 'Vllaznia' 859, 'Partizani' 838, 'Dinamo' 812, 'Teuta' 628, 'Flamurtari' 613, 'Besa' 543, 'Elbasani' 525, 'Skënderbeu' 471 dhe 'Tomori' 305.
03. BARAZIME: 'Teuta' 504, SK 'Tirana' 465, 'Flamurtari' 459, 'Besa' 444, 'Dinamo' 434, 'Vllaznia' 423, SK 'Elbasani' 421, 'Partizani' 413, 'Skënderbeu' 372 dhe 'Tomori' 288.
04. HUMBJE: 'Partizani' 321, 'Dinamo' 365, SK 'Tirana' 401, 'Tomori' 493, 'Vllaznia' 530, 'Skënderbeu' 565, 'Besa' 592, SK 'Elbasani' 621, 'Flamurtari' 634 dhe 'Teuta' 644.
05. GOLA TË SHËNUAR: SK 'Tirana' 3105, 'Vllaznia' 2809, 'Partizani' 2781, 'Dinamo' 2634, 'Flamurtari' 1994, 'Teuta' 1909, 'Besa' 1803, SK 'Elbasani' 1678, 'Skënderbeu' 1558 dhe 'Tomori' 1099.
06. GOLA TË PËSUAR: 'Partizani' 1304, 'Dinamo' 1426, 'Tomori' 1608, SK 'Tirana' 1652, 'Skënderbeu' 1773, 'Vllaznia' 1876, 'Besa' 1922, SK 'Elbasani' 1987, 'Teuta' 2000 dhe 'Flamurtari' 2091.
07. GOLA-DIFERENCË: Pozitive 'Partizani' +1477, SK 'Tirana' +1452, Dinamo +1208, Vllaznia +973 dhe negative 'Teuta' -91, 'Flamurtari' -97, 'Besa' -119, 'Skënderbeu' -215, SK 'Elbasani' -309 dhe Tomori -509.
08. PIKËTË FITUARA: SK 'Tirana' 2701, 'Vllaznia' 2413, 'Partizani' 2280, 'Dinamo' 2277, 'Teuta' 1999, 'Flamurtari' 1851, 'Besa' 1679, SK 'Elbasani'1609, 'Skënderbeu' 1464 dhe 'Tomori' 973 pikë.

Siç shikohet edhe në këto tregues, SK 'Tirana' është më superiore në tetë treguesit e sipërm. Në 4 prej tyre është e para: ndeshje, fitore, gola të shënuar dhe pike; në 2 e dyta: barazime e gola-diferencë; e treta 1: humbje dhe e katërta në gola të pësuar.

Treguesit më sipërm plotësojnë edhe më mirë dhe më shumë vlerat e SK 'Tiranës' si Mbretëresha e Futbollit të Shqipërisë, si dominuese me diferencë ndaj ekipeve të tjera.
Besoj se me interes për këto tregues do të ishin edhe rezultatet e takimeve mes tyre të këtyre ekipeve. Këto dhe të tjerë tregues mund të jenë objekt i një shkrimi tjetër.
ZYDI ALI TURDIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IPESHKVI I KOSOVËS IMZOT MARK SOPI (1938-2006) NJË VIJUES I DENJË I TRADITËS PËR FE E ATDHENga TOMË MRIJAJ, New York (08.23.2014)
LEKSIONE NGA DEKANATI I LLESH ZEF DOÇIT TË LURËSNga RAMIZ LUSHAJ (08.22.2014)
GAZETA TELEGRAFSHINASI RAMA: SHQIPËRIA ËSHTË KTHYER NË SHTETIN E EUNUKËVE DHE KOPUKËVE (Intervistë) (08.22.2014)
Romeo Gurakuqi: VEHBI ISMAILI, VAZHDUES I DENJË I VEPRËS SË HAFIZ ALI KORÇËS, PIKË REFERIMI PËR KONCEPTIMI​N E QËNIES TONË NACIONALE (08.20.2014)
PROMOVOHET LIBRI 'NË ANKTHET E GOLI OTOKUT' (08.20.2014)
KOHË NDRYSHIMESH NË 'DOKUFEST' (08.19.2014)
NIS PUNIMET SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE (08.18.2014)
HAJDUTËT 'ME DUAR TË PASTRA'Nga MIMOZA DAJÇI (08.17.2014)
ARRESTIMET NË KOSOVË NUK I PREKËN BOSËT DHE NXITËSIT RADIKALË TË TERRORIZMIT!Opinion nga ASLLAN DIBRANI (08.17.2014)
SË SHPEJTI PANAIRI I LIBRIT “ULQINI-2014”Nga Prof. MURAT GECAJ publicist e studiues Tiranë (08.16.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]