E Premte, 03.29.2024, 08:23am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
1972 - FLITEJ SE U VRANË FOSHNJA PËR TË SHPËTUAR ENVER HOXHËN

E Djelë, 08.31.2014, 05:42pm (GMT+1)

 

Në fundin e vitit 1972, në maternitetin e Tiranës vdiqën nga një infeksion spitalor 27 foshnja të sapolindura, shumica e tyre të lindura para kohe.

Vetëm një vit më vonë, në Tiranë njerëzit filluan të pëshpëritnin për infarktin e diktatorit Enver Hoxha. Të dyja ngjarjet u mbajtën sekret, dhe aty ku ka sekrete ka edhe spekulime. Ndoshta ishin vetë prindërit e foshnjave të vdekura ata që të parët bënë lidhjen mes të dy ngjarjeve dhe shumë filluan të besonin se bebet u vranë, në mënyrë që diktatori të merrte gjakun e tyre.

Kjo histori është analizuar nga Albana Rexhepaj në ditën e katërt të Seminarit XXXIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që u mbajt në Prishtinë javën e shkuar, në workshop-in me tematikë: "Shqiptarët në komunizëm".

Referati i Rexhepajt trajton "Sekretet në komunizëm", në kontekstin e rastit të vdekjeve të bebeve në Maternitetin e Tiranës në vitin 1972.

"Analiza ime e merr fillesën e saj në këtë ngjarje dhe me ndihmën e saj synon të hedhë dritë mbi arsyet se përse një ngjarje e përmasave të tilla u mbajt sekret", thotë Rexhepaj.
Në referat studiuesja thotë se censura në Shqipëri, në ndryshim nga vendet e tjera të bllokut komunist, sidomos Bashkimit Sovjetik, është studiuar shumë pak. Nga studimet mbi censurën në vendet e bllokut të Lindjes mësojmë se kishte disa kategori sekretesh, si p.sh, katastrofat natyrore, aksidentet (helmimet në masë, sëmundje të rrezikshme dhe epidemitë), mungesat ushqimore, rendimentet e kooperativave, blerjen e drithërave në Perëndim, ish-pushtetarët, dhe mes tyre bëjnë pjesë raportimi i treguesve ekonomikë e sociale dhe krahasimi i këtyre treguesve me ato të vendeve të tjera.

Këtë kategori të fundit, Rexhepaj e sheh të aplikuar edhe në realitetin shqiptar. Për ta ilustruar këtë, ajo sjell në vëmendje raportimin e Mehmet Shehut për zërin e shëndetësisë, në Kongresin e Partisë të vitit 1973, shkruan MAPO.

"Ne jemi një nga vendet që ka vdekjet më të pakta për çdo 1000 banorë në Evropë dhe ku jeta mesatare e njeriut, nga 38 vjet që ishte në vitin 1938, ka arritur ne 68 vjet", thoshte Shehu.

Studiuesja vë re se Mehmet Shehu raporton vetëm suksese, nuk i vendos shifrat në krahasim me shifrat e vendeve të Evropës që citon, dhe nuk e raporton vdekjen e bebeve, duke krijuar një realitet idilik e imagjinar. Si në shumicën e vendeve të Lindjes, edhe në Shqipëri, shifrat mbi zhvillimin e vendit u bënë të aksesueshme vetëm pas kolapsit të komunizmit, dhe analiza e këtyre shifrave tregon se në vitin 1973, të paktën në zërin e vdekshmërisë foshnjore Shqipëria ishte vendi me vdekshmërinë më të lartë në Evropë, dhe me jetëgjatësinë më të ulët.

Shëndetësia ishte së bashku me arsimin një nga fushat e konsideruara si më të suksesshme të komunizmit shqiptar, një mit që shumë shqiptarë e besojnë edhe sot. Rexhepaj vë në dukje se në fakt, gjatë komunizmit shëndetësia pati një hop të dukshëm e impresionues, duke çuar mes të tjerash edhe në një ulje të dukshme të vdekshmërisë foshnjore.

"Komunizmi shqiptar investoi në kujdesin primar, një nivel që shpërblen me pak investime. Por ulja e vdekshmërisë foshnjore në nivelet e propaganduara kërkonte një infrastrukturë moderne, teknologji të lartë dhe kuadër të kualifikuar të gjitha të pamundura dhe të parealizuara nga komunizmi", vihet në dukje në studim.

Në fakt, edhe sot Shqipëria mbetet një nga vendet me vdekshmëri shumë të lartë foshnjore.

Mbajtja sekret e ngjarjeve të tilla, e dështimeve, i shërbente propagandës totalitare, ishin pjesë e vetëstilizimit, me anë të së cilës diktatura në Shqipëri, por edhe kudo tjetër, arrin që të fabrikojë realitetin e të sigurojë mbështetjen e masave për diktatorin dhe diktaturën.

Ky sekret funksiononte lart-poshtë, por edhe poshtë-lart. Duke analizuar dokumentet arkivore, studiuesja konstaton se organet poshtë në hierarki rrumbullakosnin shifrat dhe mbanin sekret realitetin konkret për udhëheqjen lart. Interesante janë në këto dokumente pohime të tilla si: "Sikur kjo ngjarje të lexohej në shtyp nga njerëzit, do të ngjallej një neveri për këtë ngjarje të shëmtuar".

Çka të bëjnë të kuptosh vetëm 25 vjet pas vendosjes së komunizmit, "pra vetëm pas një brezi, se ka një vetëdije dhe një konsensus se çfarë është sekret dhe çfarë jo".

Infeksioni që shkaktoi vdekjen e foshnjave u arrit të shmangej me masa të rrepta. Një pjesë e stafit e pësoi. Interesante në këtë pikë është se situata e shëndetësisë që paraqitet në këto raporte të mbajtura sekret është krejt ndryshe nga ajo që përcillej prej propagandës. Studiuesja thotë se në raportin e tyre mjekët ankoheshin për një godinë të tejmbushur të padezinfektuar asnjëherë, për ujëra të zeza që plasin të paktën dy herë në javë dhe personel të pamjaftueshëm; "një infermiere u shërben 20 fëmijëve prematurë", apo për faktin që dy nëna dhe dy fëmijë kishin vetëm një krevat.

Historia e '72-it mbeti në fakt e varrosur ashtu si fëmijët në varret e Sharrës, deri kur Rexhepaj e zbuloi atë po prej atje, rastësisht në fund të viteve "˜80.

"Pas një funerali, rruga nëpër varreza na çoi përpara një parcele të braktisur, që nuk mund të të linte indiferent. "˜Këto janë varret e bebeve të maternitetit, mbi 60 bebe, mbase 100 vdiqën atëherë. U tha, nga një sëmundje, por ca thanë që i vranë', më tha ime mëmë gati duke pëshpëritur, edhe pse ishim vetëm, dhe duke shtuar, që ajo vetë nuk i besonte kësaj", rrëfen Rexhepaj.

Ajo thotë se në fakt nuk e ka verifikuar dot nëse varret në Sharrë i përkasin pikërisht këtij rasti, ndërsa shton se drejt studimit e ka shtyrë kurioziteti për të mësuar se çfarë kishte ndodhur vërtet dhe njëkohësisht "për të kuptuar sistemin ku u linda dhe u rrita, ku u hodhën themelet e mia si individ dhe jo më së paku për të kuptuar veten time dhe atë të njeriut shqiptar e se si funksiononim në komunizëm".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË REPLIKË E DETYRUAR ME PËLLUMB XHUFINNga ARDIT BIDO (08.29.2014)
Shën Kozmai shenjtor? Ai është si Ballaban PashaEDHE NJË HERË PËR SHËN KOZMAINNga PROFESOR PËLLUMB XHUFI (08.29.2014)
HipotezëRRETH PORTIT TË MUNDSHËM DETAR TË APOLONISËNga ARISTOTEL MICI, Tribuna Shqiptare (08.28.2014)
KUFIRI SHQIPTARO-GREK DHE TELININga BESNIK BAKIU (08.27.2014)
E HARRUAN ARTAN SANTON!Editoriali sot në KOHAJONË, Gusht 26, 2014 (08.26.2014)
ALI PASHË TEPELENA - PRONA DHE BURRA PËR KONKUBINAT E HAREMITNga BLERINA GOCE (08.26.2014)
PROJEKT I SAMI FRASHËRIT PËR NDARJEN ADMINISTRATIVE TË PERANDORISË OSMANENga KUJTIM NURO, historian (08.25.2014)
4 PAPËT ME ORIGJINË SHQIPTARE (08.25.2014)
SK TIRANA - MBRETËRESHA ME 49 YJE E FUTBOLLIT TË SHQIPËRISËNga ZYDI ALI TURDIU (08.24.2014)
IPESHKVI I KOSOVËS IMZOT MARK SOPI (1938-2006) NJË VIJUES I DENJË I TRADITËS PËR FE E ATDHENga TOMË MRIJAJ, New York (08.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]