E Premte, 03.29.2024, 09:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PLAZHET NË SHQIPËRI TË NDOTURA NGA UJËRAT E ZEZA - KJO SHKAKTON INFEKSIONE TË LËKURËS TEK PUSHUESIT

E Hënë, 09.01.2014, 07:42am (GMT+1)

 

Numri i kufizuar i tualeteve publike, si dhe derdhja e ujërave të zeza në zona të ndryshme të Adriatikut vijon të shkaktojë ndotje detare dhe infeksione të lëkurës te pushuesit.

Krahasuar me një vit më parë ndotja detare paraqitet në nivele më të ulta në plazhin e madh të Durresit për shkak të investimeve të kryera në rrjetin e kanalizimeve.

Por në grykëderdhjen e Lumit Ishëm, atë të Tarinit, në Plepa, Shkëmbin e Kavajës, Golem dhe Malin e Robit përqendrimi baktereologjik i ujërave detare është i lartë, ndërsa Currilat dhe shëtitorja bregdetare kanë dalë nga harta e zonave të ndotura.

"Nga monitorimi zonat problematike për momentin është kufiri ndërmjet Shkëmbit të Kavajës-Kovaleshencë, problem tjetër nga zona e Durrësit nuk para kemi. Kemi problemin madhor që qendron, por duhet një investim shumë i madh pastrimi i derdhjes së Lumit Ishëm", thotë Shpëtim Leka, zv.drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë Durrës.

Ndotja ka regjistruar edhe këtë sezon një numër të lartë shqetësimesh, kryesisht dermatite te pushuesit, veçanërisht te ata që zgjodhën plazhet e zonave bregdetare ku nuk janë ndërtuar ende rrjetet dytësore të kanalizimeve.

"Më problematike si zona janë nga Shkëmbi i Kavajës drejt Golemit ku poshtë kësaj zone për në drejtim të Durrësit është disi më i pastër për shkak të punimeve që janë bërë me impiante dhe bllokimi i derdhjeve në kanal", deklaron Grei Malo, mjek i urgjencës së Qendrës së Vullnetareve.

E përmirësuar deklarohet nga mjekët situata krahasuar me vitet e shkuara në plazhin e madh të Durrësit.

"Duke e krahasuar me vitet e tjera infeksionet e lëkurës janë në përmirësim të dukshëm, kjo falë masave që janë marrë", thotë Fari Merollari, mjek i Qendrës Shëndetësore Plazh, Durrës.

Sipas mjekëve, prania e lartë mikrobiale është përgjegjëse për disa sëmundje të lëkurës, alergji, të vjella apo diarre veçanërisht te fëmijët të cilët shpesh gëlltisin dhe ujë deti duke futur në organizëm një sasi mikrobesh që më pas sjell probleme shëndetësore.

Ky sezon turistik është drejt fundit, por sezoni i ardhshëm vjen shpejt ndaj është koha për të vijuar me masat dhe investimet për të mundësuar pushime më të shëndetshme dhe të sigurta buzë Adriatikut.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
1972 - FLITEJ SE U VRANË FOSHNJA PËR TË SHPËTUAR ENVER HOXHËN (08.31.2014)
NJË REPLIKË E DETYRUAR ME PËLLUMB XHUFINNga ARDIT BIDO (08.29.2014)
Shën Kozmai shenjtor? Ai është si Ballaban PashaEDHE NJË HERË PËR SHËN KOZMAINNga PROFESOR PËLLUMB XHUFI (08.29.2014)
HipotezëRRETH PORTIT TË MUNDSHËM DETAR TË APOLONISËNga ARISTOTEL MICI, Tribuna Shqiptare (08.28.2014)
KUFIRI SHQIPTARO-GREK DHE TELININga BESNIK BAKIU (08.27.2014)
E HARRUAN ARTAN SANTON!Editoriali sot në KOHAJONË, Gusht 26, 2014 (08.26.2014)
ALI PASHË TEPELENA - PRONA DHE BURRA PËR KONKUBINAT E HAREMITNga BLERINA GOCE (08.26.2014)
PROJEKT I SAMI FRASHËRIT PËR NDARJEN ADMINISTRATIVE TË PERANDORISË OSMANENga KUJTIM NURO, historian (08.25.2014)
4 PAPËT ME ORIGJINË SHQIPTARE (08.25.2014)
SK TIRANA - MBRETËRESHA ME 49 YJE E FUTBOLLIT TË SHQIPËRISËNga ZYDI ALI TURDIU (08.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]