VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJASHTËDHJETË E TETË VJET NGA KRYENGRITJA ANTIKOMUNISTE E POSTRIBËSNga ILIR SECI

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 09:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
GJASHTËDHJETË E TETË VJET NGA KRYENGRITJA ANTIKOMUNISTE E POSTRIBËS
Nga ILIR SECI

E Martë, 09.09.2014, 07:38pm (GMT+1)


Sot eshte 9 shtatori pervjetori i 68-te i Kryengritjes Antikomuniste te Postribes,u cila ndodhi me 9 Shtator 1946...Postriba u revoltua ne pergjigjie te terrorit komunist te ushtruar nga krimineli Mehmet Shehu qe udhehiqte ekspeditat per pushtimin e Shkodres!Ate dite kryengritesit sulmuan kazermat e partizaneve pushtues dhe burgun e qytetit ku mbaheshin qindra te pafajshem...kryengritja per fat te keq nuk pati force te zgjerohej por sot eshte prove e pakundershtueshme e rezistences se shqiptareve ndaj diktatutres komuniste!

Në korrik, eshte mbajte mbledhje në shtëpinë e Cin Serreqit. Në Shegaj të Ibros në Postribë, nën drejtimin e Osman Haxhisë,po ashtu jane mbledhe përfaqësuesit kryesorë të fiseve, edhe nga Hoti i Ri. Në këtë takim merrte pjesë edhe përfaqësuesi i njohur i fisit të kazazëve, Jup Kazazi, i cili kishte një autoritet shumë të madh në Shkodër e fshatrat rreth saj. Forcat nacionaliste të Ndoc Kol Bibës në Iball të Pukës dhe të Mark Gjonmarkaj në Mirditë, u solidarizuan me këtë mbledhje kuvendi nëpërmjet një letre që i dërguan atij. Në kuvend u cilësua data e fillimit të kryengritjes, e cila do të kishte karakter të përgjithshëm, që do të fillonte me çlirimin e të burgosurve politik në burgjet e Shkodrës e me gjerë. Thirrja e djemve ushtarë, me datë 09. 09.1946, nxiti mbledhjen e datës 07. 09.1946 në shtëpinë e Abdullah Sahitit në fshatin Kullaj, ku u la që të nesërmen, pas dreke të mblidheshin bajraktarët e paria e popullit, rreth 150 vetë në fshatin Kodër Boks në vendin e quajtur Shegat e Ibros. Në mbledhje morrën pjesë Osman Haxhia, Abas Sulejmani, Zyber Cafi, Kasem Rragibi, Jenim Zyberi, Selim Raci, Dervish Nuzi, Ismail Duki, Abdullah Sehiti, Jakup Dani, Muho Fetahi, Myrto Dani, Ali Brahimi, Metush Halili, Ram Fazi, Muho Osja, Haxhin e Idriz Tahiri, si dhe 150 kryengritës. Prijesi Osman Haxhia, i bindi pjesëmarrësit që kryengritja të fillojë me 09.09.1946. Më datën 07.09. 1946 një autoritet tjetër, qytetar shkodran, organizon mbledhjen në kullën e Man Hotit, për të njoftuar shokët për mbledhjen e Postribës. Në pritje të datës së caktuar, njerëz të sigurimit komunist kishin depërtuar në rradhët e kryengritësve. Me datën 09.091946 filloi kryengritja. Asaj i parapriu aksioni i prerjes së telave të ndërlidhjes Shkodër -Tiranë, nga Hamza Trieshti me shokë. Ishte vendosur që grumbullimi i kryengritësve të bëhet në orën 02 të 9 shtatorit në Stom Golem, ku do të bëhet organizimi dhe përgatitja për fillimin e sulmit, sa po të fillonte të zbardhte drita. Kryengritësit synonin që me veprime të shpejta, të kordinuara me forcat e zonave të tjera të Gurit të Zi, të fshatit Oblik, të ndihmuar nga forcat brenda qytetit të krijonin një situatë të pasigurtë për forcat qeveritare. Kryengritës nga Oblika e Anës së Malit dhe Guri i Zi, nuk arritën të kalonin urat. Qyteti nuk ndihmoi kryengritësit, përveç ndonjë përjashtimi, sepse qytetarët nuk arritën të merrnin armët që ishin premtuar deri në orën 24 të natës, mungonte informacioni dhe organizimi. Sulmi u përqëndrua në tre drejtime: Kundër kazermave të ushtrisë pushtuese në Rus, kundër burgjeve politike dhe një pjesë tjetër do të sulmonte degën e punëve të brendshme që të paralizonte veprimet e këtij organi.

Sulmi filloi në orët e para të mëngjesit. Me tri të shtëna pushke, nisi sulmin mbi gazermat e ushtrisë në Rus. Luftimet në këto gazerma u zhvilluan të ashpra deri në ndeshje trup me trup, sepse një pjesë e kryengritësve nuk kishte armë. Luftimet zgjaten rreth një orë e gjysëm. Nëpër lagjet e qytetit, patriotë si Qazim Rroji, u përpoqën të ngrinin popullin në kryengritje, por organizimi jo i mirë bëri që përkrahja e tij të ishte e vakët.Gjate luftimeve 12 kryengrites u vrane dhe mbas shtypjes se kesaj kryengritje 18 burra u pushkatuan pa gjyq, 30 shtëpi u dogjen...qindra u burgosen dhe terrori komunist vazhdoi ne kete zone deri ne vitin 1991...

NDERIM PER MARTIRET E LIRISE DHE TURP PER KRIMINELET E KUQ!

Meqe kriminelet e kuq dhe pinjojte e tyre po mprehen te festojne te ashtequajturin 70-vjetor te Çlirimit te vendit sot ne kete date duhet t'ua kujtojme se nese data 29 Nentor 1944 paska qene date e Çlirimit te vendit atehere data 30 nentor 1944 eshte data e Pushtimit te vendit!Sepse duke filluar nga e nesermja e hyrjes se te ashtequajturve "Çlirimtare" ne Tirane Shqiperia pa vetem arrestime,pushkatime,gjyqe te sajuara e burgosje te secilit kundershtar!Vendosja e diktatures komuniste u be me gjak dhe fakte historike si Kryengritja e Malesise se madhe ne vitin 1945,Kryengritja e Postribes me 1946 deshmojne se sa i ka dashur populli Çlirimtaret...Me 29 nentori largohet gjermani i fundit nga Shqiperia sipas historiografise komuniste...atehere c'deshen forcat komuniste ne Shkoder?!Malesia e Madhe,Shkodra,Postriba,Malesia e Dukagjinit,Nikaj-Merturi,Tropoja,Luma,jane pushtuar nga forcat komuniste!Sepse pushtim eshte kur forcat priten me pushke!Nese forcat partizane ishin clirimtare perse duhej te perhapnin ideologjine e tyre me force?!Partizanet franceze apo ata italiane fill mbas clirimit te vendeve te tyre vendosen nje qevrisje provizore dhe shpallen zgjedhjet demokratike duke vendosur nje pushtyet legjitim te dale nga vota e lire!Po komunistet e Enverit?!Te vetmin rast qe bene zgjedhje ishin ne vitin 1946 edhe fill mbas atyre zgjedhjeve pushkatuan deputetet e dale me vote popullore!?Rast unikal ne Evrope...rast qe te ben shume krenar per "clirimtaret"!

Në Malesite tona ku komunizmi nuk kishte shkelur akoma, mbas 1944 vazhdonte lufta për liri. Në Kelmend vepronin çetat e Prek Calit, me Ded Lulash Smajlin, Nik Mark Ujkën etj. Në Malësi të Madhe vepronin forcat e Llesh Marashit, Lul Grizhës, Pjetër Gjok Bajraktarit, Caf Smajlit etj, në Kastrat forcat e Nik Gjelosh Gjekës. Në malet e Dukagjinit dhe Nikaj Mertur vepronin forcat e Nik Sokolit, Ndue Palit etj, po kështu në Shllak etj. Në Postribë u printe Jup Kazazi,ne Mirdite u rezistonte dera e madhe e Markagjoneve...Ne Lume forcat e Muharrem Bajraktarit...Ne Tropoje te Vjeter,(Gash) partizanet priten me pushke nga familja e pasardhesit e patriotit te madh Ali Ibra...Per fatin tone te keq si popull triumfuan komunistet e partise se krijuar nga Miladin Popovici dhe Dushan Mugosha dhe sllavet me ne fund pane te realizohej endrra e tyre shekullore qe ishte :Çfytyrimi i shqiptareve,varferimi i tyre ne ekstrem me te ashtequajturat kolektivizime qe shkaterruan pasurine kombetare,zhveshja nga dinjiteti njerezor deri ne ekstrem,poshterimi dhe telendisja e tyre ne ate pike qe u gjend Shqiperia ne vitin 1991...Endrra e sllaveve per nxjerrjen e plote jashte loje te Shqiperise dhe defaktorizimin e saj ne rajon u realizua me nje vete-izolim 50 vjecar qe e realizio me se miri klasa e nxenesve Nexhmije Xhuglinit,(Hoxha),sekretarja e Miladin Popovicit gjate luftes...Dhe me e keqja eshte se edhe keto 24 vjet te ashtequajtura "Demokraci" po njesoj vazhdohet e njejta linje e lenjes se Shqiperise jashte loje ne rajon nga vete drejtusit e saj! 

ILIR SECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HARADINAJ - CERTIFIKATË EVROPIANE PËR KOSOVËNNga DËFRIM CANI, publicist e studiues, Tiranë (09.06.2014)
NJË KOMB I TËRË NË UDHËKRYQ...Nga PANO HALLKO (09.02.2014)
1945 - SI U PËRZU NGA SHQIPËRIA DELEGATI APOSTOLIK (09.02.2014)
NDAHET NGA JETA PROFESOR SHABAN DEMIRAJ - AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENCËS, ARSIMIT E KULTURËS SONË KOMBËTARENga Prof. MURAT GECAJ (09.01.2014)
PLAZHET NË SHQIPËRI TË NDOTURA NGA UJËRAT E ZEZA - KJO SHKAKTON INFEKSIONE TË LËKURËS TEK PUSHUESIT (09.01.2014)
1972 - FLITEJ SE U VRANË FOSHNJA PËR TË SHPËTUAR ENVER HOXHËN (08.31.2014)
NJË REPLIKË E DETYRUAR ME PËLLUMB XHUFINNga ARDIT BIDO (08.29.2014)
Shën Kozmai shenjtor? Ai është si Ballaban PashaEDHE NJË HERË PËR SHËN KOZMAINNga PROFESOR PËLLUMB XHUFI (08.29.2014)
HipotezëRRETH PORTIT TË MUNDSHËM DETAR TË APOLONISËNga ARISTOTEL MICI, Tribuna Shqiptare (08.28.2014)
KUFIRI SHQIPTARO-GREK DHE TELININga BESNIK BAKIU (08.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]