VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JEMI OSE NË PRAG TË NJË NDRYSHIMI TË MADH, OSE TË NJË FUNDOSJEJE TËRËSORENga SPARTAK NGJELA

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 01:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
JEMI OSE NË PRAG TË NJË NDRYSHIMI TË MADH, OSE TË NJË FUNDOSJEJE TËRËSORE
Nga SPARTAK NGJELA

E Enjte, 09.11.2014, 08:51am (GMT+1)



 

Shoqëria shqiptare, ose është në prag të një ndryshimi ta madh, ose në prag të një fundosjeje tërësore.

Arrestimi i Guvernatorit te Bankes së Shqipërisë ishte një akt që ka sjellë një shpresë në opinionin publik shqiptar; por, në të njëjtën kohë, ka ngjallur edhe shumë pikëpyetje.

Shqiparët nuk do të besonin kurrë se Prokuroria shqiptare do të shkëputej nga krimi shtetëror.

Çeshtja Fullani, unë e kam thënë që është një aspekt i krimit të gjatë shtetëror në Shqipëri.

Ai tani është akuzuar dhe arrestuar, por sërish opinioni dyshon. Dhe ka të drejtë. Pyetja është kjo: a do të vijojë të thellohet hetimi i kësaj çeshtjeje drejt kryeminiatrave apo personaliteteve të tjerë që kanë lidhje me këtë?

Një fakt kryesor është mënyra shumë e çudithsme e denoncimit të kësaj çeshtjeje; dhe shenjat e deritanishme janë se është trembur vjedhësi. Po të jetë kështu, atëherë atë e ka trembur vrasja e Artan Santos.

Të paktën vjedhësi kështu ka thënë. Por, kush e vrau Santon? Sigurisht ata të cilëve iu ka shërbyer për të bërë transfertat e parave të pista ( nëse e ka bërë këtë), dhe këta janë pa dyshim ose kryeministri i rënë nga vafti, Sali Berisha, ose qarqe shumë pranë tij.

Kjo, sigurisht që e ka trembur Bitrajn: "mos vallë më vrasin edhe mua si Santon, ata me të cilët kam bashkëpunuar në vjedhje?" duket se ka thënë ai. Kurse vetë Guvernatorin, më shumë e mbrojti Sali Berisha, nën petkun e "stabilitetit financiar". Për të qeshur, sepse arriti të mbrojë edhe djalin e Guvernatorit, me budallallëqe, të cilat ia ka shtyrë për t'i bërë struktura e tij depresive mendore nga frika e zbulimit të kësaj çeshtjeje.

Kurse vetë vjedhja është lënë e lirë. Kuptohet se është lënë e lirë nga të gjitha kontrollet, sepse Bitraj ishte vetëm ekzekutori. Bitraj kuptohet qartë tani se është lënë i lirë të vjedhë...domethënë, ka vjedhur edhe për të tjerë.

Por, këta të tjerë, kush janë? Kjo është detyrë e hetimit, sepse deri tani, për vetë rrethanat e çeshtjes, Guvernatori e ka njohur hajdutin, madje ai vetë ia ka hapur rrugën. Por, a do ta hetojnë hëtuesit këtë fakt të nënkuptuar? Unë mëndoj se po, sepse nuk ka rrugë tjetër. Përderisa nuk e mbyllën çeshtjen vetëm më Bitrajn, dhe me alibinë e tij, kuptohet se hetimi ka anuar nga drejtësia dhe jo nga krimi shtetëror.

Po, pse është kjo fillimi i kapjes së fillit të kuq që mund të shpërbëjë të gjithë rrjetin e krimit shtëtëror?

Sepse Banka e Shqipërisë është pikë kyc. Krimi shtetëror, nuk mund të bënte dot asgjë nëse në këtë vend do të kishte një Guvernator jo të inkriminuar; një ministër të Drejtësisë të painkriminuar dhe një Prokuror të Përgjithshëm të painkriminuar.

Në pamje të parë dukej se krimi shtetëror e kishte zgjdhur çeshtjën: të tre këta i kishte të vetët, sepse i kishte emëruar ai. Por ç'dnodhi? befas iu ra hallka kryesore: u zbulua Guvernatori i Bankës. Por, shenjat janë se iu ka lëvizuar edhe Prokurori i Përgjithshëm. Atëhërë krimi shetërror do të mundohet të punojë me Gjykatën.

Nëse do të jetë se Prokuroria vërtetësisht kërkon të shkëputet ngë krimi shtetëror, për të anuar nga drejtësia, domethënë nga populli, atëherë Gjykata s'ka se çfarë të bëjë. Dhe prandaj shoqëria shqiptare mund të jetë në prag të një ndryshimi të madh në funksion të moralitetit dhe drejtësisë.

Por, nëse krimi shtetëror synon të kapë sërish Prokurorin, domethënë hetimin, atëherë, me anë të gjykatës, gjithçka do të shkojë në fitore të krimit shtetëror, dhe shoqëria shqiptare ose do të ngrihet në revoltë tërësore për të shpërbërë rrjetin kriminal shtetëror në Shqipëri, ose do të zhytet përfundimisht për të qënë skllave e krimit shtetëror.

SPARTAK NGJELA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇFARË I THA PEPE BEKIM BALËS? (09.10.2014)
GJASHTËDHJETË E TETË VJET NGA KRYENGRITJA ANTIKOMUNISTE E POSTRIBËSNga ILIR SECI (09.09.2014)
HARADINAJ - CERTIFIKATË EVROPIANE PËR KOSOVËNNga DËFRIM CANI, publicist e studiues, Tiranë (09.06.2014)
NJË KOMB I TËRË NË UDHËKRYQ...Nga PANO HALLKO (09.02.2014)
1945 - SI U PËRZU NGA SHQIPËRIA DELEGATI APOSTOLIK (09.02.2014)
NDAHET NGA JETA PROFESOR SHABAN DEMIRAJ - AKADEMIK, PERSONALITET I SHQUAR I SHKENCËS, ARSIMIT E KULTURËS SONË KOMBËTARENga Prof. MURAT GECAJ (09.01.2014)
PLAZHET NË SHQIPËRI TË NDOTURA NGA UJËRAT E ZEZA - KJO SHKAKTON INFEKSIONE TË LËKURËS TEK PUSHUESIT (09.01.2014)
1972 - FLITEJ SE U VRANË FOSHNJA PËR TË SHPËTUAR ENVER HOXHËN (08.31.2014)
NJË REPLIKË E DETYRUAR ME PËLLUMB XHUFINNga ARDIT BIDO (08.29.2014)
Shën Kozmai shenjtor? Ai është si Ballaban PashaEDHE NJË HERË PËR SHËN KOZMAINNga PROFESOR PËLLUMB XHUFI (08.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]