VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PAS 50 VITESH, ME PEDAGOGJIKASIT E SHKODRËSNga FRROK VUKAJ, Pedagog, studiues - Tiranë

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
PAS 50 VITESH, ME PEDAGOGJIKASIT E SHKODRËS
Nga FRROK VUKAJ, Pedagog, studiues - Tiranë

E Mërkurë, 09.17.2014, 09:53am (GMT+1)


Se si po më duket...vallë kaq shpejt kalojnë vitet e dekadat?!

Vocërrakë ishim atëherë, 13-14 vjeç e ndonjëri edhe 15, se shkolla 7-vjeçare qe hapur me vonesë në fshatin e tyre. Më se 50 vite më parë, në shtatorin e vitit 1963, u mblodhëm një e nga një nga të katër anët e Shqipërisë, shumica nga Veriu i saj. Ashtu të ndrojtur e të padalë nga fshati, me rroba sa për të thënë, me triko leshi, xhaketa doku e pantallona shajaku, ndonjëri pse jo edhe me opinga llastiku e çorape leshi, u mblodhëm në qytetin verior, në djepin e kulturës, me histori 2500 vjeçare, në qytetin historik të Shkodrës.

Befasitë ishin të bukura e mbresëlënëse, por ana tjetër e medaljes na kujton edhe sot pamje tronditëse: varfëri e tejskajshme, kushte jo të mira jetese, komunikim i rrallë me familjet tona të largëta nëpërmes fletëthirrjeve telefonike 2-3 minutëshe në Postë-Telegrafën e vetme të qytetit, motii ftohtë e i lagësht, dimrat e ashpër, komunikacioni problematik pas të cilit shumica do të udhëtonin në këmbë 2-3 e deri në 8 orë neper rrugë të thepisura, dhomat e mëdha e të ftohta të konviktit me krevate marinari, autoklava primitive që na lante rrobat e pas jave thasët që zbrazeshin në shesh, rreshti i gjatë i konviktorëve me ndërresat e pakta në duar për t'u larë në banjat publike të qytetit e pamje të tjera që edhe sot më ngjethin mishtë.

Megjithëkëtë nuk u tronditëm, as u thyem. Në zemrat tona kishim zjarr e në sytë tanë dritë e jetë që rrëzëllente. Vitet kaluan e ja ku u mblodhëm me 8 Shtator 2014, pas 50 vitesh, ashtu si dikur. Megjithëse flokëthinjur e paksa të kërrusur, e shpupuritëm hirin e para një gjysmë shekulli e në shpuzën e nxehtë pak e nga pak zbuluam edhe ca thëngjij të pashuar.

Po nga u mblodhëm e nga erdhëm në këtë ditë shtatori?

Takimi i parë u bë në Tiranë para disa vitesh, por sot si një magnet, na tërhoqi Shkodra ku kaluam pjesën më të bukur të rinisë e na dha rrugën e mbarë. Kështu ndodhi edhe 2-3 herë të tjera, por sot malli na ka marrë më shumë se herët e tjera. Shkojmë aty ku kaluam 4 vitet e shkollës së mesme e sytë tanë përloten si të ishim fëmijë. Ish Shkolla Pedagogjike nuk është më. Në themelet e saj e në hapësirat rreth e rrotull, është ngritur një park i bukur e në mes tij shatërvani ujëplotë. Na lehtëson kjo pamje se aty ku prodhohet dije për shekuj lind e rilind jeta. Lulishtet e bukura, drurë e pemë gjithfarësh, kalldrëme e zbukurime, pishat e selvitë e gjata.

Pedonalja që zgjatet deri tek Truma, si një ansambël i bukur. Rektorati i Universitetit "Luigj Gurakuqi", godina karakteristike e Bashkisë më se 100 vjeçare, Xhamia me 2 minare e rindërtuar në themelet e hershme pasi u shemb nga regjimi i kohës, Biblioteka "Marin Barleti"me fondin shumë të pasur e të rrallë, por me salla të vogla për kërkesat shumë të mëdha që kanë lexuesit e shumtë. Pjaca e rikonstruktuar nga mjeshtrit më në zë e duarartë që kanë ruajtur trashëgiminë shqiptare, por edhe ndikimin e hershëm Venecian, na lehtësojnë atë dhembje për shkollën tonë të hapur qysh me 1917.
Na nxjerr mallin simotra e saj përballë, Gjimnazi 29 a 28 Nëntori, edhe ky i hapur më 1922 (ama ç'na gjeti edhe me këto data?!).

Kanë ardhur nga Kukësi e Tropoja, Durrësi e Elbasani, Tirana e Kurbini, Lezha e Puka. Nuk i lodhi as rruga, as vitet. Të gjithë pensionistë, por secili me një jetë aktive a në ndonjë punë private. Vetëm Pali nga vendlindja e Gjergj Fishtës na rri pak si me mendje të madhe...vazhdon punën shtetërore."Jam më i ri se ju, o pensionistë.."

-Mburru edhe 2 muaj o Pal e hajde edhe ti tek ne... e plas e qeshura e gallata.

Ndonjërin nuk e kemi parë qysh atëherë, në mbrëmjen e maturës. Ka ardhur Blerta nga Elbasani, ish/zëvendës drejtoresha e shkollës; kosovari nga Shën Vlashi, Bajram Gashi, për shumë vite drejtor i shkollës së mesme të Bashkuar, edhe unë homologu i tij nga thellësitë e Alpeve; SadriPonari, ish mësues për shumë vite e drejtor në një gjimnaz të Tiranës; kompozitori e muzikanti, udhëheqësi artistik i të njohurit ansambël Mirëdita; Gjergj Kola nga Mërturi i Pukës, për disa kohë pas viteve '90 nëpunës në Ministrinë e Brendshme.

Nuk mund të harroj dhe nuk mund të lë pa përmendur shokun tim të bankës, ZeqirLushaj, pasardhësi i një shtëpie me emër që ka punuar përveç mësuesisë, dikur me Rininë e Frontin në Tiranë e më vonë emigron në Amerikë. Nuk do të ndodhte ndryshe, ai masoviku dhe patriotii kulluar që gjithë jetën ndërtoi ura bashkëpunimi e komunikimi, patjetër se një ditë do të kthehej përgjithmonë në vendlindjen e tij.
Hyra në këtë pyll të dendur mendimesh me një "sëpatë" të vogël në dorë që nuk di ta përdor edhe aq mirë (stilolapsi). Po a mund t'i përmend dhe t'u vlerësoj të gjithëve meritat dhe kontributet e shumta? Kjo është e pamundur.

Por është e pamundur të mos përmendësh shoqet dhe shokët tanë të nderuar, Lejlanë, Biseren, Sanijen, Havanë, Klementinën, tre Dritat, njëra prej të cilave aktore e nderuar (Drita Nikolla), Lukën, rekordmenen e sportit, Qemalin, Lekën, Halilin, Hanin, Eduartin, Skënderin, Hysenin, Shaqirin nga Tropoja që shijon pa da bukuritë e Shkëlzenit e të Valbonës...
 
Kanë qenë e janë të mrekullueshëm, të thjeshtë e modestë. Prandaj edhe nuk po i përmend të gjithë.

Takimi në Velipojë ishte i bukur e shumë mbresëlënës. Pas përshëndetjeve të para, kafenë e pimë në plazhin e bukur të shoqëruar nga bashkëshorti i Sanijes, Eljaz Salja, dhe ky pedagogjikas, një brez para nesh. Befasitë nuk na ndahen. Bukuritë e pamjet rreth e rrotull janë mbresëlënëse e nuk mund të përshkruhen. Do të veçojmë atë që ka ndodhur kohët e fundit: Velipoja një perlë e natyrës që është zbukuruar shumë edhe nga dora e njeriut. Ndoshta me pak dhimbje, por për një çështje të madhe... hapësira të mëdha të sistemuara e të gjelbëruara, këndi i lojërave, ndërtimet moderne e tradicionale, rrugë të gjera të mirëmbajtura, lokale shërbimi e mbi të gjitha Pedonalja interesante mbi 8 metër e gjerë që përshkon bregun e detit e ndan Plazhin me Qytetin e sa e sa gjera të tjera.

E dini si po më ngjet ajo pedonalja e gjatë? Si shiriti i kryetarit të komunës Pashk Ujka. Ka kryetar që mbajnë këtë post me dekada, pa ndërtuar asnjë vepër, duke vjedhur e shpërdoruar vit pas viti. Unë vetëm emrin ia di e asnjëherë nuk jam takuar me të, por Pashku meriton përgëzimet dhe fjalët më të mira për këto që ka bërë.

Plasin debatet e batutat, kujtimet e nostalgjitë. Flasin e flasin radhë e pa radhë, me etikë e "pa etikë", por 50 vitet tona flasin shumë e janë një kontribut i madh në fushën e arsimit. Me respekt përmendim e vlerësojmë edhe pedagogët tanë të nderuar, shumë prej tëcilëve nuk jetojnë.

Ngjante Pedagogjikja si një akademi me ato personalitete që dhanë shumë për arsimin shqiptar, disa prej të cilëve vazhduan karrierën e tyre në universitetin "Luigj Gurakuqi".
Bisedat nuk mbyllen e plas "sherri" me bijën e Elbasanit, kur fillojë të flasë për Normalen e këtij qyteti. Ashtu siç gjuhen penalltitë, ashtu shtohen edhe argumentet njëri pas tjetrit për moshën e këtyre shkollave me emër, për personalitetet, për vitet kur u hapën. Palët sjellin argumente e kundër-argumente. Blerta përmend vitin 1909, por edhe Shkodranët përmendin disi të lëkundur vitin e hapjes së pedagogjikes "Shejnaze Uka". Mësuesja nga Elbasani përmend personalitet që shërbyen në atë shkollë, Luigj Gurakuqin, Aleksandër Xhuvanin, Sotir Pecin, Sali Çekën, Hafiz Ibrahim Dalliun, Simon Shuteriqin, etj. Nuk mbeten më pas ata që përmendin personalitetet e pedagogjikes në Shkodër, si Gasper Beltoja, Vehbi Bala,Jup Kastrati, Nuri Abdiu, Shefik e Tomor Osmani, Musa Kraja, Fadil Podgorica, Safet Hoxha, Ded Shala etj. që nuk kanë të sosur.

Si pa dashje sytë i drejtojnë tek unë për të saktësuar vitet kur u hapën këto shkolla. Në përfundim përcaktimet janë të sakta: pas Normales së Bukureshtit që u hap me 1892 ku mësuan edhe 15 djemë shqiptarë, Normalja e Elbasanit është e para shkollë brenda vendit që përgatiti mësues (1909), ndërsa ajo e Shkodrës u hap më 1917 për të përballuar urinë e madhe që kishte Veriu për mësues.

Flasim me pasion e bisedat janë gjithëpërfshirëse. Flasim edhe për letërsinë dhe artin. Dikush përmend edhe shkrimtarët e klasës që kanë botuar dhe vazhdojnë të botojnë vepra të arrira artistike e studime shkencore: Kolec Traboini, Zeqir Lushaj, Frrok Vukaj, Bajram Gashi, etj.

Sekush, në një menyrë apo tjetër, ka kontibuar shumë për afër një gjysmë shekulli e ka cfarë të flasë, por qëndrimi i tyre është modest e vepra e tyre nuk do të harrohet... Ajo do të kujtohet gjatë e do të lërë gjurmë në kujtesën e brezave që do të vijnë. Ky takim i ngrohtë, pas vitesh, na ka humbur edhe sensin e kohës.

Orët e pasdites po i afrohen mbrëmjes e ne duhet të përmbyllim edhe këtë takim shumë mbresëlënës, por me një propozim që miratohet njëzëri: takimi tjetër do të bëhet në 50-vjetorin e maturës... Vendin, kohën dhe veprimtaritë do t'i përcaktojë komisioni i ngritur.

Janë rinuar e nuk njohin vite, planifikojnë e propozojnë takime të tjera pas vitesh e pse jo, ata më të guximshmit, edhe pas dekadash. Uroj të ndodhë ashtu!


FRROK VUKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ANGAZHIM PËR DIALOG NDËRFETAR - NË PRAG TË VIZITËS SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI (09.16.2014)
IKJA DHE KTHIMI PAS 100 VITESH I MBRETIT WILHELM WIEDINga PËRPARIM KABO (09.15.2014)
RISHKRIMI (A)POLITIK I HISTORISËNga Dr NDRIÇIM MEHMETI (09.12.2014)
SHQIPTARJA QË U ZGJODH SHOQËRUESJA E DYTË E MISS WORLD BIKINI (09.11.2014)
JEMI OSE NË PRAG TË NJË NDRYSHIMI TË MADH, OSE TË NJË FUNDOSJEJE TËRËSORENga SPARTAK NGJELA (09.11.2014)
ÇFARË I THA PEPE BEKIM BALËS? (09.10.2014)
GJASHTËDHJETË E TETË VJET NGA KRYENGRITJA ANTIKOMUNISTE E POSTRIBËSNga ILIR SECI (09.09.2014)
HARADINAJ - CERTIFIKATË EVROPIANE PËR KOSOVËNNga DËFRIM CANI, publicist e studiues, Tiranë (09.06.2014)
NJË KOMB I TËRË NË UDHËKRYQ...Nga PANO HALLKO (09.02.2014)
1945 - SI U PËRZU NGA SHQIPËRIA DELEGATI APOSTOLIK (09.02.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]