VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ENVERI VDIQ, KUJDES METASTAZAT E TIJ!Nga MARJANA BULKU, New York

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 01:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ENVERI VDIQ, KUJDES METASTAZAT E TIJ!
Nga MARJANA BULKU, New York

E Premte, 09.19.2014, 09:01am (GMT+1)


Edhe pse vitin 1985 e lamë pas e bashkë me të portretin, botimet, përmendoret e tij ,,,duket sikur dicka ështe ngurtësuar ndër ne , ajo që ndoshta nuk arriti të shembej kurrë, një kult, një filozofi, ajo e nënshtrimit ndaj të keqes ,si dorëzim ndaj saj, pa e kundërshtuar, refuzuar, mohuar.

Rëndom lexoj se si të guximshmit , "trimat", apo protagonistët e momentit ngrihen mbi vdekjen si ngadhnjimtarët e filmave që koha e tij dirigjoi , duke harruar se Enveri ka lënë pas metastazat kudo në mentalitetin tonë , atë shoqëror, kulturor, ekonomik, politik, infrastrukturor,madje deri në mjediset e ngushta ku debati të shpall mik ose armik, ku fjala tjetërsohet, ku liria ,qoftë kjo edhe e mendimit dënohet dhe cfarë është më e keqja ku mendimi i lirë censurohet nga : nihilizmi, injoranca dhe militantizmi i sëmurë.

Kur përmendoret e tij shembeshin nga po ai popull që pranoi ti ndërtonte, nderonte ato, mendoj se nëpër mendjet tona të skllavëruara qenkërka ndërtuar një sistem mjaft imunitar që nuk ditkërka të reagojë përballë sistemeve që gjenerojnë padrejtësi.
Enveri vdiq,por kur dëgjoj të permendet kaq dendur filloj të besoj në pavdekësinë e tij.
Mjaft më!!!! (ndjesë për urdhëroren, krejt jasht natyrës time) Por ndjehem e lodhur nga ironitë, paroditë, politikat e varfra , ndoshta qëllimisht ,që na e sërvirin kaq shumë , qoftë edhe si luftëtarë të paepur të tij. Sejcili me sjellje dhe mendim, me akte dhe reflektim, me debate dhe ndërveprim mund të ndikonte ,të ndikojë sadopak që metastazat e tij kancerogjene të neutralizohen.

Urrejmë njëri -tjetrin për përkatësi të ndryshme politike, fetare, shoqërore, gjeografike???

Dhunojmë pronën e tjetrit, varrosim mendjet dhe stimulojmë padrejtësisht e në mënyrë preferenciale?

Nuk kuptojmë se konkurrenca kur ajo është e lirë dhe bazuar në rregulla është liri???
E ke të pamundur të dëgjosh dikë që edhe pse nuk të pëlqen apo s'je dakort ,prapë është më mirë ta dëgjosh sesa tia dhunosh lirinë duke e shpallur të padëshiruar???
Fjala transparencë , konsesus, janë gjithmonë e më të rralla ndërsa si praktikë tingëllojnë të huaja????

Kush po e ringjall Enverin sot??? Të më falin nostalgjikët ,por e di se edhe ata e kuptojnë më së miri se cfarë nga qënia dhe vepra e tij i shkaktoi kancer këtij vendi dhe popullit të tij.Imituesit e tij apo viktimat?! Imituesit e tij janë shumë dhe ngado ,"pushtetin me cdo mjet edhe pse rrënon dicka apo gjithcka përreth" tingëllon si parrullë fitrjesh. Ndërsa viktimat,,, gjithashtu shumë janë gjithmonë të pafat, por fati i tyre është shpesh herë varri i diktatorëve ndoshta edhe përjetësia e tyre. Koha do ta vlerësojë!

Mjaft përmendët Enverin , personalisht më shkaktoni lodhje dhe neveri, dikujt tjetër zemërim dhe i zgjoni inate e mëri apo edhe revansh. Do doja të mos ia pëmendja emrin,por ja që edhe unë e bëra.Ai ka vdekur krejt natyralisht nën rrëketë e lotëve hipokritë, formalë, ndoshta edhe realë por deri në dalldisje alla shqiptare.Ka dicka tjetër që duket se u ringjall ndërsa ai jepte shpirt : Imituesit e tij. Ndërsa viktimat rënkojnë dhe heshtin po njësoj,ikin dhe harrojnë pa kërkuar shpagim ,por deri në mos harrim. Zërat e tyre si jehonë flasin ,rrëfejnë, tregojnë për ato metastaza që ndërprenë jetë.

Që metastazat e tij të vdesin gjithashtu na servirni me ndershmëri për cdo ditë dicka tjetër ,modelin e një realiteti të shëndetshëm ,pa na e imponuar, pa u rebeluar nga kundërshtimi, pa u hakmarrë nga refuzimi ,pa na mashtruar se jemi një fanar që ndricon botën.Edhe gënjeshtrat dhunojnë. Vërtet nuk guxoni të artikuloni se cfarë po ringjallet në këtë vend?! Apo pushteti ju ka errësuar arsyetimin dhe guximin. Shkaku ishte enveri, pasoja është indiferenca që nëpër konferenca dhe komisione nuk është gjë tjetër vecse show i rradhës. Drejtoni sytë nga viktimat , ato që heshtën , ato që u varrosën si qytetërimet e vjetra nën gërmadha jetësh , nëse doni të dërrmoni pëfundimisht metastazat e kancerit të tij le të flasin viktimat dhe jo vetëm xhelatët.

MARJANA BULKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
WAITING FOR THE POPE - EMOCIONE NË KATEDRALEN SHËN PALI NË TIRANË (09.19.2014)
PAS 50 VITESH, ME PEDAGOGJIKASIT E SHKODRËSNga FRROK VUKAJ, Pedagog, studiues - Tiranë (09.17.2014)
ANGAZHIM PËR DIALOG NDËRFETAR - NË PRAG TË VIZITËS SË PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI (09.16.2014)
IKJA DHE KTHIMI PAS 100 VITESH I MBRETIT WILHELM WIEDINga PËRPARIM KABO (09.15.2014)
RISHKRIMI (A)POLITIK I HISTORISËNga Dr NDRIÇIM MEHMETI (09.12.2014)
SHQIPTARJA QË U ZGJODH SHOQËRUESJA E DYTË E MISS WORLD BIKINI (09.11.2014)
JEMI OSE NË PRAG TË NJË NDRYSHIMI TË MADH, OSE TË NJË FUNDOSJEJE TËRËSORENga SPARTAK NGJELA (09.11.2014)
ÇFARË I THA PEPE BEKIM BALËS? (09.10.2014)
GJASHTËDHJETË E TETË VJET NGA KRYENGRITJA ANTIKOMUNISTE E POSTRIBËSNga ILIR SECI (09.09.2014)
HARADINAJ - CERTIFIKATË EVROPIANE PËR KOSOVËNNga DËFRIM CANI, publicist e studiues, Tiranë (09.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]