VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

JA KOMISIONI I CILI DO TË RISHKRUAJË HISTORINË E SHQIPËRISË

E Hënë, 09.22.2014, 07:19am (GMT1)


Shtatë historianë, dy prej të cilëve të huaj, do të rishkruajnë historinë e Shqipërisë. Ora News ka mësuar përbërjen e plotë të komisionit të posaçëm të ngarkuar nga qeveria shqiptare për të rishkruar historinë. Kreu i Komisionit, Paskal Milo, do të rishohë historinë nga vitet 1912 deri në vitin 1939. Veç Pavarësisë të vendit, historiani i njohur, do të ketë një detyrë jo pak të lehtë, që është trajtimi i figurës së mbretit Zog, për të cilën ka pasur jo pak kundërshti, gjatë këtyre viteve.

Periudhën e Perandorisë së Bizantit, do ta trajtojë Pëllumb Xhufi, ndërsa Lorenc Bejko, periudhën ilire. Sundimin osman, do ta kalojë në lupë, Dritan Egro, ndërsa Afrim Krasniqi, do të shkruajë historinë e pas viteve '89, që duket se do të jetë më shumë një shkrim në rrjedhë kronologjike e ngjarjeve.

Dy periudhat që gjithmonë kanë krijuar debate mes historianëve dhe politikës shqiptare, i janë lënë në dorë dy personaliteteve të huaja. Bernd Ficher një emër jo i panjohur edhe për shqiptarët, do të shkruajë për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa gjermani Michael Scheneke do të ketë detyrën më të vështirë prej të gjithëve, ndoshta edhe më të kontestuarën, pasi do tu japë shqiptareve tekstin e ri të historisë së komunizmit.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.