VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve -  NJI MIKRPITJE PLOT DASHNI E BUJARI TE BURRI I MALËSISË ZEQIR SADIK LUSHAJNga SELIM NËNGURRA

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 03:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
 NJI MIKRPITJE PLOT DASHNI E BUJARI TE BURRI I MALËSISË ZEQIR SADIK LUSHAJ
Nga SELIM NËNGURRA

E Premte, 09.26.2014, 09:29pm (GMT+1)



Ishin ba tashma mbi pesë vite që me poetin e Grisë së Tropojës me mergimtarin në Ameriken e largët Zeqir Sadik Lushaj kisha vu kontakt permes shkrimeve tona në revisten e dashtun ZEMRASHQIPTARE.NET. Ishin ba pesë vite të kembimit të letrave tona mes veti, të komenteve reciproke në shkrimet e njani tjetrit dhe ishin pesë vite që nji dashni dhe respekt vëllzanor lulzonte mes meje që isha mergimtar i Istogut të Podgurit të Dardanisë në Norvegjinë e largët dhe Burrit të Malësisë, djalit të Sadik Selmanit të famshem nga fshati Gri e Tropojës, gazetarit, poetit e publicistit me famë Zeqir Sadik Lushaj.

Ky burrë i mrekullueshem tue pa mangësinë time në drejtëshkrimin e shqipes, shkaku i shkollimit tim me nderpremje dhe në disa gjuhë, më thotë para disa viteve..... o djali i Mustafë Nengurrës, mi dergo mu shkrimet para se me i dergue revistës per botim. Dhe unë pastaj e vërshoja me shkrimet e mia, i nxirsha punë Zeqirit dhe ky pos punës së vet që kishte atje në Nju Xhersi në Amerikë, pos halleve të jetës  dhe mallit mergimtar tash mirrej edhe me shkrimet e mia tue i redaktue e rregullue ato sa që shumë nga ato shkrime jan pelqye nga mija njerëz lexues të ZSH-së tonë. Dhe kur shifsha se pothuej nuk kalonin dy ditë pa shkrue edhe vet Zeqiri ndonji shkrim, reportazh, cikel poezish, intervistë apo diçka tjeter pata mendue se ky Burr asht fenomen. Dhe vertetë erdhi koha të bindem se Zeqir Sadik Lushaj asht fenomen që se ka shoqin.

Nga koha e ndrrimmoteve 2013/2014 Zeqiri pat shkrue se në pranvere do pershendetet me Ameriken ku kishte lan mbi dy dekada të jetës dhe djersës së vetë dhe do riatdhesohet pergjithmonë në Shqipninë nanë, në shtëpinë madhështore që bashk me djalin Lulzimin e kishin ndertue në Shengjin jo fort larg mrekullisë së Zotit plazhit të qujtun RANA E HEDHUN.

Meqense edhe vetë tashma per shkak të problemeve me shendetin tim dhe të bashkëshortës time u pensionova para kohe me pension invalidor, njihere i pata shkrue Zeqirit se edhe unë do riatdhesohem sivjet, do iku nga Norvegjia. Neve dy thuese filuem garen se cili do vjen i pari në Atdhe. Këtu ja kalova Zeqirit se unë erdha në Nengurren time ku së pari shkova dhe vizitova varret e prindve të mi me 16. prill 2014. fiks në ora 09.00 të mengjesit pas nji udhtimi të gjatë prej 3367 kilometra me makinë.

Mbaja kontaktin me mikun, kusherinin e besa pse jo vëllaun tim Zeqirin dhe pasi mësova se ai e zonja e ti e mrekullueshme Sabria kishin ardh në Shengjin, i telefonova dhe i thash se du me ardh me të pa me të njoftë nga afer. Derisa mendoja se cilen ditë do nisem më gëzon nji reportazhë nga poeti me nam z. Sejdi Berisha ku ai me perplot fotografi si ilustrim boton në ZSH per rastin se si bashk me poetin tjeter poashtu të madh z. Tahir Bezhani kishin shkue e vizitue Zeqirin dhe të paret nga miqet e koleget krijues i kishin thanë mirë se erdhe në Atdhe Zeqir S. Lushaj. Meqense kam lexue me qindra poezi të z. Sejdi Berisha dhe e adhuroj si krijues, ndersa jo aq shumë kisha lexue nga z. Tahir Bezhani disi u bana xheloz dhe thash, po pajtohem që këta të dy paskan shkue para meje ta shofin Zeqirin, ama askush tjeter nuk do shkon tash para meje. I telefonova Zeqirit dhe me daten 26 prill bashk me bashkëshorten time Nushen u nisa heret ne mengjes dhe para shtëpisë së Zeqirit arrita në ora 11.30 minuta. Qe te dyert e oborrit kishte dalë dhe priste nji burr shtatnaltë dhe me ftyrë të buzqeshun ashtu si e njifja unë Zeqirin nga fotot e ti të postueme në ZSH vite me radhë. E njofta menjihere dhe i thash grues time, ja ai asht Zeqiri.

Futa makinë në oborrin e rregulluem per mrekulli të këti poeti dhe tue na pa se neve na kishte mundue vapa, zonja e shtëpisë, zonja Sabrie na solli menjihere nga nji gotë të madhe me dhallë. Oh sa na freskojë. Perqudi sado që ishte kontakti jonë i parë megjithate neve ndiheshim sikur tishim njoftë me shekuj. Nji mikpritje madhështore thue se Zeqirit i ka shkue musafir nji mbret.

Kisha ba plan ta vizitojë, ti urojë mirëseardhjen dhe pastaj të shkoj e ta marr nji dhomë hoteli sepse kisha ndermend me ndejt në plazhë per disa ditë pasi edhe moti ishte i mrekullueshem. Mirpo pas pak më thotë heshtazi grueja ime se zonjës Sabrie do i mbetet hatri nese neve marrim dhomë hoteli, sepse derisa unë e Zeqiri flisnim per Shkup e Shkodër dhe cakrronim gotat me raki ato dyjat bisedonin në kuzhinë dhe edhe kujdeseshin per dreken që do na shtronte e zoja e shtëpisë zoja Sabrie.

Pas dreke derisa neve bashk flisnim vjen nji makinë dhe posa futet në oborr nga ajo dalin nji zotni dhe nji zonjë. Zeqiri më thotë, Selim aga, ka ardh me të pa e respektue motra ime Xhbane Toska bashkë me burrin e sajë Gjeneralin Avni Toska nga Tirana. U gëzova sepse me motren Xhbane kisha kembye disa komente te shkrimet e mia dhe ato të Zeqirit. Dolen nga makina dhe që të dy Xhbanja dhe Avniu na u hodhen ne perqafim. O Zot po sa i mirë, sa i dashun e sa bujar ishte ai qiftë. Bashkë në biseda dhe tue cakrrue gotat na shkojë ajo ditë. Në mbramje qifti Toska kerkoi falje se duhej me ik, por pash se si kunata e zonjes Sabrie, zonja Xhbane pregaditi nji laknor që ta kemi neve poqese na merr uja ma vonë. Pasi u perqafuem motra Xhbane na tha; .... neser jeni musafiret e familjes  time per drekë në Tiranë.

Nata e parë pothuejse na iku dhe bam fare pak gjum sepse neve kishim mall per njeni tjetrin dhe bisedat nuk kishin fund.

Të nesermen të katertit bashk me makinen time morem rrugën per Tiranë. Kisha pak frikë trafikun e kryeqytetit, ama Zeqiri dinte rruget dhe ishte dirigjuesi im kah të shkoj.
Arritem te familja Toska, z. Avni kishte dal jasht e na priste, sa bujar ishte ai njeri. Hym mbrendë, aty na priti me perqafim motra Xhbane, nusja e bukur dhe djali i tyne që ishte polic i policisë së Shqiprisë. Nji djalë me shtat kreshniku dhe shumë i lezetshem. Pastaj djali i vogël i qiftit Toska poashtu nji burr me shtat malësori. Me nji fjalë edhe kjo familje ishte bujare dhe mikpritja këtu ishte aq madhështore se me dukej si hyjnore sepse komplet familja Toska na mirpriten me zemer të madhe dhe na respektuen hatashem.
Pasi hangrem dreken te familja e Avni dhe Xhabne Toskës bashk tash edhe me motren Xhbane shkuem dhe vizituem shtëpinë trekatshe të madhe si pallat të Zeqirit që kishte në Tiranë.

Nga aty shkuem dhe takuem edhe motren tjeter të Zeqirit dhe nga aty shkuem te varrezat ku Zeqiri kishte të varrosun nanën Shkurtë dhe vëllaun.

Edhe kjo ditë kaloi per mrekulli. Bujaria, mikpritja dhe respekti ishin superior dhe unë e zonja ime ndiheshim si mes vëllaznive e motrave.

Edhe tri ditë e netë tjera kalova te Zeqir Sadik Lushaj dhe secilen ditë e kalonim me shetitje buzë detit, me biseda dhe nji ditë shkuem edhe me pa Kalanë e Rozafës në Shkodër dhe nga aty shkuem në Shirokë, në vendlindjen e Filip Shirokës.

Atë ditë nuk ma mori menja pse Zeqiri tha të shkojmë në Shirokë, por ma vonë kam spekulue mos vallë qellimisht ka dasht të me njoftojë me at vend ku ka lind poeti i jonë i madh i mergimit dhe edhe per arsyen se recenzenti i librit tim me poezi i ndjeri Daniel Gazulli disa nga poezitë e mia i krahason me ato të Filip Shirokës. Zeqiri asht redaktor i librit tim me poezi "FLUTUROJ MBI PODGUR".

Kështu pra pas andrres shumvjeqare ma në fund takova dhe u kënaqa me Zeqir Sadik Lushaj.

Unë dhe bashkëshortja ime Nusha të jemi mirnjohes dhe të thojmë; Zoti të dhasht begati, paqit shendet bashk me nusen tande Sabrien dhe gjithmonë dera e juej prit e percjelltë musafir per të mire.

Falemnderit familje e Avni dhe Xhbane Toskës. Zoti ju dhasht begati e shendet.
 
 

Istog: 17.09.2014.

-Marrë nga ZSh-ja, 27 Shtator 2014-

SELIM NËNGURRA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SPASTRIMET GREKE NË FOLLORINË E KOSTURNga VELI HAKLAJ (09.25.2014)
JEHONA QË PO I BËN QEVERIA JONË ENVER HOXHËS, TË NGJALL KRUPËNNga NDRIÇIM MEHMETI (09.25.2014)
SHQIPËRIA HUMB NË NJË DITË TË MËDHENJTË: Dr. YMER DISHNICËN DHE Dr. LAZËR RADIN (09.24.2014)
AGIM RADA - AUTOR I VEPRAVE MË TË NJOHURA SHQIPTARENga KLUADIA MALAJ (09.23.2014)
VIZITA E PAPA FRANÇESKUT NË SHQIPËRI - MESAZH PËR INTEGRIMIN E KOMBIT SHQIPTAR DREJT PERËNDIMIT!Nga ASLLAN DIBRANI (09.22.2014)
JA KOMISIONI I CILI DO TË RISHKRUAJË HISTORINË E SHQIPËRISË (09.22.2014)
SHQIPTARËT - 39 KRYEMINISTRA NË STAMBOLL DHE SHTATË PAPË NË VATIKANDossier nga HARALLAMB KOTA, studiues (09.20.2014)
ENVERI VDIQ, KUJDES METASTAZAT E TIJ!Nga MARJANA BULKU, New York (09.19.2014)
WAITING FOR THE POPE - EMOCIONE NË KATEDRALEN SHËN PALI NË TIRANË (09.19.2014)
PAS 50 VITESH, ME PEDAGOGJIKASIT E SHKODRËSNga FRROK VUKAJ, Pedagog, studiues - Tiranë (09.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]