VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ITALI, PITTELLA - MË SHUMË BASHKËPUNIM, TAKIM ME KONSULLEN SHQIPTARE GERARTA ZHEJI
Nga ELVANA BILALI

E Hënë, 09.29.2014, 09:21am (GMT1)



Presidenti i Grupit S&D në Parlamentin Europian Gianni Pittella, ka zhvilluar një takim me Konsullen e Shqipërisë në Romë, Gerarta Zheji Ballo. Në qendër të takimit të zhvilluar pasditen e të premtes në zyrën e Parlamentit Europian në kryeqytetin italian, ishin prespektivat europiane të Shqipërisë, që tashmë mban statusin e vendit kandidat, për integrimin në BE, si edhe u diskutua mbi punën që duhet bërë në Itali me gjeneratat e dyta dhe me studentët shqiptarë që studiojnë në Universitetet italiane.

Gjatë bisedës, Gianni Pittella shprehu dashmirësinë e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, ndërsa konsullja Gerarta Zheji Ballo, duke e përgëzuar për detyrën e re si President i Grupit S&D të Parlamentit Europian, i konfirmoi miqësinë e thellë të popullit shqiptar për të.

Falë këtij takimi, përsa u përket arbëreshëve, u ra dakort për një pjesëmarrje të Pittelles në iniciativat për promovimin e gjuhës dhe kulturës arbëreshe që do të ndërmerren nga Ambasada e Shqipërisë në Romë.
ELVANA BILALI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.