VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ARBEN RISTANI KA QENË AVOKAT I ILIR HOXHËS KUNDËR SALI BERISHËS

E Mërkurë, 10.01.2014, 02:14pm (GMT1)



"Periudha para gjyqit ishte një periudhë intensive pune për t'u përgatitur. U interesova për një avokat dhe më rekomanduan një djalë të ri, që nuk e njihja. por i njihja të atin, një fotograf i talentuar dhe njeri mjaft i mirë. Avokati quhej Arben Ristani. U takuam dhe biseduam gjatë e gjerë. Ai do të përgatitej për mbrojtjen time nga ana juridike, gjë të cilën ai e bëri me shumë kompetencë të argumentuar juridikisht, duke ia rrëzuar njërën pas tjetrës të gjitha akuzat prokurorit të çështjes.

Ndërkohë Teuta iu drejtua të gjitha ambasadave e organizmave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Këshillit të Evropës, miqve dhe shokëve tanë brenda dhe jashtë vendit. Nuk ishte punë e lehtë, se duheshin formuluar, përkthyer, shtypur dhe së fundi të shpërndaheshin tekste në formën e komunikatës së shtypit. Unë punova intensivisht për të formuluar mbrojtjen time ndaj akuzave politike dhe të pathemelta. Megiithëse në kushte të vështira, së bashku me Teutën, punuam si një "staf 'për të përballuar këtë volum pune.

Çuditëm edhe gazetën "RD", e cila, më datën 7 qershor 1995, pas fjalës time të mbrojtjes në gjyq, shkruante: "Ai, në mbrojtjen e tij, lexoi një leksion të gjatë, në mbrojtje jo të tij, por të enverizmit (këtu i ishte afruar pak së vërtetës, se në fakt qëllimi im ishte mbrojtja e babait tim, që quhej Enver dhe jo në mbrojtje të enverizmit). Prokurori Gjokutaj kërkoi 3 vjet burg në pretencën tij për të pandehurin". Trupi gjykues mori vendimin dhe më dënoi me një vit burg. Vendimin e prita qetësisht. Bëme apelin, në të dy nivelet e Gjykatave, gjithmonë me shpresën se giykatat do t'u shmangeshin "kthetrave" të pushtetit politik. Por, nuk ndodhi kështu.

Si Gjykata e Apelit, ashtu dhe ajo e Kasacionit lanë në fuqi vendimin e Gjykatës së Faktit. Në fakt, si unë ashtu dhe avokati im, pavarësisht përpjekjeve tona, e dinim që kështu do të përfundonte përderisa ligji zbatohej politikisht". (Marrë nga libri "Babai im, Enver Hoxha")
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.