VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SHQIPËRI - QEVERITARËT, MILIONA PËRFITIME TË PAMERITUARA SHTESË NË BORDE DHE KOMISIONE

E Shtunë, 10.04.2014, 08:23am (GMT1)



TIRANE - Përveç të ardhurave nga pagat, qeveritarët e lartë përfitojnë edhe të ardhura të konsiderueshme shtesë, falë të qenit kryetarë apo anëtarë (paralelisht), në një listë të gjatë bordesh, këshillash e komisionesh shtetërore. Të ardhurat nga pjesëmarrja në këto komisione luhaten nga 5 mijë deri në 20 mijë lekë për çdo pjesëmarrje, ndërkohë që duhet nënvizuar se disa prej tyre mblidhen edhe 12 herë në vit.

Të ardhurat e tyre mund të shtohen deri dhe me 240 mijë lekë nga pjesëmarrja në vetëm një bord, ndërkohë që disa krerë të lartë të qeverisë janë njëherësh pjesë e disave prej tyre. Konretisht, 14 anëtarët e KLD-së do të marrin 10 mijë lekë të reja për çdo mbledhje (Presidenti nuk përfiton).

Pagesat

Përmes një vendimi të publikuar në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar listën e "emërtesës së çdo këshilli, bordi apo komisioni, numri i anëtarëve në përbërje të tyre, numri maksimal i pagesave në një vit pavarësisht numrit të mbledhjeve të kryera, si dhe masa e pagesës së kryetarit dhe anëtarëve për çdo këshill, bord ose komision".

Nga tabelat e sapomiratuara nga qeveria bie në sy që pagesat më të larta i përfitojnë kryetari dhe anëtarët e Këshillit Rregullimit të Territorit në RSH, të cilët përfitojnë pa dallim 20,000 lekë për çdo mbledhje. Në Bordin e Menaxhimit për Kontrollin e Brendshëm Financiar përfiton 20,000 lekë për çdo takim kryetari dhe nga 15,000 lekë anëtarët. Po kaq paguhen edhe kryetari e anëtarët e Këshillit të Lartë të Arsimit dhe Shkencës, si dhe të disa këshillave të tjerë.
LORENC RABETA


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.