VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DERI KUR DO TË LEJOJNË ANËTARËSIA E LDK-së SJELLJET E DËMSHME TË KRYETARIT MUSTAFA DHE KLANIT TË TIJ?Opinion nga SAIM TAHIRAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 06:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
DERI KUR DO TË LEJOJNË ANËTARËSIA E LDK-së SJELLJET E DËMSHME TË KRYETARIT MUSTAFA DHE KLANIT TË TIJ?
Opinion nga SAIM TAHIRAJ

E Shtunë, 10.04.2014, 05:09pm (GMT+1)


Skenat e ditëve të fundit që i pamë në Parlamentin e Kosovës, fatkeqësisht na i përkujtuan ato skena të vitit 97 të "revolucionit te vonuar demokratik "të Rexhep Qosjes në Parlamentin e Shqiperisë.  Kjo nuk është për t'u çuditur, sepse lidershipi i PDK si e keqja më e madhe por edhe AAK, NISMA dhe VV si e keqja më e vogël (term i shpikur nga klani Mustafa për t'u arsyetuar për koalicionin e turpit që bëri para elektoratit të LDK-së) janë produkt i kësaj shkolle famëkeqe për kombin tonë. Për t'u çuditur, apo më mirë më thënë për t'u çmendur, është aktrimi i lidershipit të LDK-së në këtë dramë të turpit nga skenarë që me vite të tëra vrapuan me tërë forcën e tyre për shkatërrimin e LDK-së, dhe eliminimin politik,madje edhe fizik të prijësit të saj presidentit historik, Ibrahim Rugova. Për të qenë sa më të saktë në këtë konkludim, duhet të futemi në një vështrim të ngjarjeve në retrospektivë që nga themelimi i LDK-së e deri sot, si dhe veprimin e këtyre tri partive PDK, AAK, NISMA që deri pas lufte vepruan nën organizimin e një organizate politike që quhej LPK dhe vepronte në Perëndim e shumë pak në Kosovë.

Pra të tri këto parti janë pjellë e menduar mirë e LPK-së me të vetëmin qëllim pushtimin e tërë hapësirës elektorale dhe me çdo kusht njera prej tyre të jetë në pushtet, që t'i mbajnë të mbuluara krimet e tyre të përbashkëta. Pas themelimit të LDK-së në Kosovë nga elita intelektuale e kohës dhe që për prijës të sajë zgjodhen njeriun e urtë e të edukuar dhe formuar me ideologjin e paster kombëtare, Ibrahim Rugovën, i cili së bashku me këtë elitë intelektualesh hartuan programin e kësaj partie me program tipik kombëtar dhe të orientim propërendimor ku për herë të parë shqiptarët drejtohen nga kibla e tyre tradicionale dhe përfundimisht shkëputen nga orientimi prolindor i imponuar nga ideologjia Pansllaviste.

Menjëherë pas formimit të LDK-së ai formoi edhe degët e saj jashtë vendit, gjithashtu formoi edhe institucionet shtetërore si Qeverinë me ministritë ku një pjesë e tyre së bashku me kryeministrin Bukoshi doli në Perëndim. Kjo organizatë politike e quajtur LPK me ideologji komuniste pansllaviste dhe e dirigjuar nga emisaret e SHISH-it , të cilët dolen në perëndim dhe u futen në organet drejtuese të kësaj organizate politike kurrë nuk u pajtuan me këto istitucione, madje edhe kurrë nuk i njoften si institucione të shtetit të Kosoves. Ata filluan një fushatë të tmerrshme kunder tyre e sitomos kunder presidentit Rugava dhe bashkëpuntoreve të tij. Kjo luftë kurrë nuk u ndal por vazhdoj me intensitet të shtuar e sidomos kulmin e arriti në kohën e luftës, ku haptazi presidentin Rugova dhe shumë bashkëpuntorë të tij i shpallën tradhtarë. Madje ata përpiluan edhe një listë për likuidim me emra të përsonaliteteve të njohura politike të LDK-së dhe drejtuesve të insticuoneve shtetërore të Kosovës. Po të shikohet sot ajo listë, shumë emra të njohur nga kjo listë u ekzekutuan në mënyren më barbare në stilin e OZNA-famëkeqe. Kjo fushatë e likuidimeve politike kundër funksionarëve të lartë të LDK-së dhe bartësve të këtyre institucioneve fatkeqësisht nuk u nderpre as pas lufte, madje ajo më intensitet të shtuar vazhdoi likujdimin e tyre, që më çdo kusht ta marrë pushtetin.

Këtë vështrim shumë të shkurtër krahasues me krimet e mëdha që kanë bërë i solla për të ia rikujtuar çdo kryetari dhe kryesie të LDK-së të cilët duhet ta kenë në tavolinën e tyre para se të vendosin për koalicione me këto tri parti poltike. Veprimi i kryetarit Mustafa me klanin e tij u bënë pa i shikuar dhe analizuar mirë këto fakte të tmerrshme, madje duke theksuar se jemi për ta larguar një Qeveri të kriminalizuar, dhe që po pajtohemi me këtë, por kurrë nuk do të pajtohemi se ky koalicion është e keqja më e vogël dhe se do të qeverisim me duar të pastra.

Unë e pyes kryetarin Mustafa me klanin e tij dhe të gjithë ata servilë që janë shndërruar në autoparlantë të zhurmshëm në mbrojtje të tyre për interesa të ngushta individuale dhe kalnore, se si do të qeverisni me duar të pastra ku shumicen e tyre që i ke në këtë koalicion kanë qenë burgjeve, janë në hetime dhe madje edhe tani nëpër gjykata për krime njerëzore dhe ekonomike?

Sa herë që ju shikoj në televizion në këtë grupim besoni se zemra më pëlcet së ku e ka katandisur postin e kryetarit të partisë më të respektuar, dhe më serioze. Vetëm krahasoni se sa i respektuar ka qenë ky post kur për shumë vite e ka udhëhequr presidenti historik i Kosovës, dr.Ibrahim Rugova dhe ku e ka katandisur Isa me veprimet e tij që, kur po i shikoj e sidomos skenën e fundit, po më përngjan në një "RRUGAQ POLITIK". Nuk thuhet kot se, nese dëshiron ta njofesh një përson, shiko së më kënd rri. Nuk po më dhimbset fare përsonaliteti i juaj, Isa Mustafa, edhe se mbulohet me titullin akademik, por po më dhimbset së ku e ke katandisur postin e kryetarit të LDK-së, për të cilin duhet edhe shumë kohë për ta riparuar nga dëmet që ia ke sjellur.

Deklarata e fundit e deputetit të LDK-së nga Deçani z.Armend Zema se nuk do t'i votojë as njerin dhe asë tjetrin për kryeminister, është deklarata më e mirë dhe e bazuar në parimet fundamentale të LDK-së. Edhe se e vonuar, duhet ta përkrahim të gjithë, sepse zëri i Armend Zemajt është zëri i Tahir Zemës me ushtaret e tij. Është zëri i udhëheqësit politik të degës së Deçanit Hasan Zemaj, është zëri i Sali Qekut, Rrustem Bruqit, Adem Ukëhaxhajt, Isuf Haklajt dhe shumë përsonaliteteve të respektuara në Deçan. Andaj nuk guxon të jetë ndryshe.

Këtë nuk mund ta kuptojnë vetëm ata që janë pjesë e këtij klani dhe servilëve të tyre që për qëllim nuk i kanë idealet e shenjëta që na i lanë këta idealista të mirëfilltë, por i kanë interesat e tyre personale, qoftë punësimi, biznesi i pa moral apo diçka tjeter edhe më e keqe se këto. Unë iu bëj thirrje publike edhe parlamentarëve tjerë që ta ndjekin shëmbullin e Armendit, që edhe ata të jenë zëri atyre idealistave të mëdhenjë të LDK-së, si edhe deputetet në Pejë të jenë zëri i Smajl Hajdarit, ata në Klinë zëri i Ismet Rracit, ata në Istog zëri i Shaban Manajt, ata në Podujevë zëri i Enver Malokut dhe Xhemail Mustafes, ata në Suharekë, zëri Ukë Bytyqit, ata në Prizren zëri i komandant Drinit, ata në Gjakovë zëri i Fehmi Aganit e shumë e shumë tjerë që nuk po e vazhdoj më rendi se është shumë i gjatë...
SAIM TAHIRAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHQIPËRI - QEVERITARËT, MILIONA PËRFITIME TË PAMERITUARA SHTESË NË BORDE DHE KOMISIONE (10.04.2014)
JETA E ARBEN RISTANIT NË QELINË E BURGUT 313 (10.02.2014)
ARBEN RISTANI KA QENË AVOKAT I ILIR HOXHËS KUNDËR SALI BERISHËS (10.01.2014)
EQEREM ÇABEJ - DALIN DORËSHKRIMET E FUNDITNga SEIT MANSAKU (10.01.2014)
ITALI, PITTELLA - MË SHUMË BASHKËPUNIM, TAKIM ME KONSULLEN SHQIPTARE GERARTA ZHEJINga ELVANA BILALI (09.29.2014)
 NJI MIKRPITJE PLOT DASHNI E BUJARI TE BURRI I MALËSISË ZEQIR SADIK LUSHAJNga SELIM NËNGURRA (09.26.2014)
SPASTRIMET GREKE NË FOLLORINË E KOSTURNga VELI HAKLAJ (09.25.2014)
JEHONA QË PO I BËN QEVERIA JONË ENVER HOXHËS, TË NGJALL KRUPËNNga NDRIÇIM MEHMETI (09.25.2014)
SHQIPËRIA HUMB NË NJË DITË TË MËDHENJTË: Dr. YMER DISHNICËN DHE Dr. LAZËR RADIN (09.24.2014)
AGIM RADA - AUTOR I VEPRAVE MË TË NJOHURA SHQIPTARENga KLUADIA MALAJ (09.23.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]