VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RINGRITJA E PD APO 20% I PDNga LORISA YLLI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 05:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
RINGRITJA E PD APO 20% I PD
Nga LORISA YLLI

E Martë, 10.07.2014, 08:04am (GMT+1)


Në fakt, nuk doja të bëja një shkrim përnjëherë pas kuvendit, pasi doja ta shihja shumë ftohtë një të vërtetë të madhe dhe të dukshme dhe këto rreshta t'i shkruaja me siguri të plotë si anëtare e kryesisë së degës Durrës. Pikërisht sot, pasi ka kaluar një javë nga Kuvendi i PD-së, vendosa të bëj një analizë sipas këndvështrimit tim dhe shumë demokratëve me të cilët kam biseduar gjatë ditëve në vijim. Duke qenë se kryesia e degëve të zgjedhura me vota dhe jo preferenca nuk ka asnjë rëndësi por është thjesht një dekor strukturor, nga ku me sa duket e tillë do të vazhdojë të mbetet, nuk kam mënyrë tjetër që të më dëgjohet zëri demokrat. Do thoni ju: po anë tari i thjeshtë, si dëgjohet?!

Mund të dëgjoni shumë histori për bashkime, ringritje, si ato që dëgjuat nga Pallati i Kongreseve. Jam shumë dakord që Partia Demokratike duhet të jetë më e bashkuar se kurrë e, për më tepër, jemi në momentet kur PD-ja ka nevojë, sidomos të mbledhë njerëzit që besojnë në idealet me të cilat ajo u krijua, ideale dhe parime që i kujtojmë të hershme apo me fjalë boshe e jo të konkretizuara. Por të kthehemi në thelbin e çështjes: Kuvendi i PD- së. Nëse do ta kisha bazuar karrierën time modeste politike (them "modeste", se sot shkallët në PD ngjiten me vrap e jo me hap) me lajka dhe servilizma e jo me përgatitjen dhe pjekurinë politike, mbase si shumë anëtarë dhe unë do zija qoshen time dhe do heshtja. Jo, unë besoj që kësaj mënyre të të bërit politikë duhet t'i jepet fund, heshtja nuk e ndihmon ringritjen e as PD-në; por këtë mund ta bëjë vetëm kryetari, për fat të keq. Them "për fat të keq", pasi lista e Këshillit Kombëtar ishte e mbushur me persona anonimë për nga kontributet në Partinë Demokratike. Ajo që ishte dhe më e çuditshme, ishte fakti se, megjithëse këta emra ishin anonimë për nga kontributet, merrnin shumicë votash. Nga lista e emrave mund të selektoj vetëm 20% të personave të vërtetë me një figurë politike në PD. A po ringrihet Partia Demokratike, apo Partia e 20%?!

Nëse synimi për t'u zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike ishte të hidhej poshtë çdo kontribut ndër vite i anëtarësisë së PD-së, ishte më e thjeshtë të ndërtonte një parti të tijën, sepse në fakt PD nuk ka nevojë aspak të kopjojë modelin e dështuar "Rama", kur ka një model të vetin, me parime dhe strukturë që as nuk i afrohen asaj të PS-së, që dështoi aq shumë, sa pa koalicionin me LSI-në përsëri do të ishte në opozitë sot. Teksa dëgjoja të flitej për sulltanatet, një kalkulim i shpejtë të çon në konkluzionin që ju ishit një ndër to. Falja që ju kërkuat, disa e quajtën të shumëpritur, disa të pavërtetë, por unë në fakt, kushdo qoftë nga të dyja versionet, do e quaja të panevojshme. Pse do thoni ju? Ish-kryeministri Berisha, në momentin që dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike si një lider i vërtetë ku merr kostot e humbjes, mbajti një ndër fjalimet më të bukura që i kam dëgjuar, ku sigurisht nuk harroi t'i kërkonte falje çdo demokrati.

Çfarë prishja unë, çfarë priste çdo demokrat ditën e Kuvendit? Ne prishnim analizën e detajuar të humbjes dhe jo fjalë përciptas, ku shumë prej tyre "ndoshta" dhe s'qëndronin, sepse sistemi që solli humbjen nuk janë drejtorët. Ju vetë keni qenë ministër dhe është e pamundur që ju si i tillë të mos ishit në dijeni se ç'bën drejtori! Prisnim që ajo listë e Kuvendit të ishte shembull kontributesh, ku të reflektonte vlerësim e merita për punën e secilit. Kjo është një ndër arsyet në fakt që më shtyu të shkruaj.

Sot në ditët më të vështira për PD, ku PD nuk e ka luksin të largojë me arrogancë qofte dhe një demokrat, unë jam e shqetësuar se ç'do ndodhë me njerëzit që kontribuuan kaq kohë!!! Ç'do të ndodhë me shtëpinë apo me familjen e madhe nga ku me sa duket i pikon çatia?!!! Do të zëvendësohen me stafin që mbajti fushatën e "Facebook"-ut në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës të 2011 me 5 komente në ditë?! Kjo nuk është politikë dhe është e pamundur që me këtë mënyrë të mendojmë ringritjet, qoftë dhe në mendimet më të largëta. Lista e grave ishte ajo që me të vërtetë ishte për të ardhur keq dhe ku besoj se çdo grua që merr pjesë dhe jep kontributin për PD ndihet e fyer. Si mundet që këshilli për ringritjen e PD-së të ketë 30% vajza që kanë 2 vjet që e panë derën e PD-së, apo do isha më e saktë të thosha, derën e Bashkisë?! Absurdi më i madh qëndron sigurisht dhe në sistemin e procedurës zgjedhore. Pse duhet unë që jam në Durrës të vendos për kandidatët e Krujës, Vlorës apo Tropojës, ndërkohë që secili qytet e di më mirë se kush ka dhënë kontributin dhe se kush duhet t'i përfaqësojë ata në Këshillin Kombëtar të PD -së! Përse në listë të mos shkojë e gjithë kryesia e degëve? Nga kush u propozuan personat që ishin në listën për këshill kombëtar?!

Me pak fjalë, Këshilli Kombëtar ishte një farsë ku ishin vendosur fituesit pa filluar votimi, ku shumë prej tyre që sot janë në këshill nuk thoshin "jam në listë për t'u votuar", por "jam në listën fituese" kur i pyetëm! Kur ju z. kryetar erdhët në Durrës dhe folët përpara strukturave tona, u shprehët se jeni i hapur për mendimin ndryshe dhe do e dëgjonit! Ky ishte mendimi im dhe shpresoj ta kini parasysh. Për ta mbyllur, doja të replikoja intervistën tuaj te "Opinion", ku folët për anëtarësinë dhe modelin e shembullin më të suksesshëm, zgjedhjet e korrikut; "një anëtar, një votë"! Mua (flas për veten, sepse s'dua të flas dhe për të tjerët, megjithëse ishin shumë si unë) NUK M'U DHA MUNDËSIA TË VOTOJA!

LORISA YLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ME SHOKUN E RINISË, GJETO VOCAJ, PAS 60 VJETËSH…Mbresa nga MURAT GECAJ (10.07.2014)
NJË LETER E SHKURTËR PUBLIKE Z. NAIM TËRNAVES!Nga AGIM GASHI (10.06.2014)
A DO MUND TË HAPEN KISHA SHQIPTARE NË BALLKAN?Nga QAZIM TEPSHI (10.06.2014)
SI TË BËHEMI FOLËS TË MIRË TË GJUHËS SHQIPENga PETRIT MALUSHI (10.04.2014)
DERI KUR DO TË LEJOJNË ANËTARËSIA E LDK-së SJELLJET E DËMSHME TË KRYETARIT MUSTAFA DHE KLANIT TË TIJ?Opinion nga SAIM TAHIRAJ (10.04.2014)
SHQIPËRI - QEVERITARËT, MILIONA PËRFITIME TË PAMERITUARA SHTESË NË BORDE DHE KOMISIONE (10.04.2014)
JETA E ARBEN RISTANIT NË QELINË E BURGUT 313 (10.02.2014)
ARBEN RISTANI KA QENË AVOKAT I ILIR HOXHËS KUNDËR SALI BERISHËS (10.01.2014)
EQEREM ÇABEJ - DALIN DORËSHKRIMET E FUNDITNga SEIT MANSAKU (10.01.2014)
ITALI, PITTELLA - MË SHUMË BASHKËPUNIM, TAKIM ME KONSULLEN SHQIPTARE GERARTA ZHEJINga ELVANA BILALI (09.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]