VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FOTOLAJM - VITI KUR NGJELA KRIJOI PARTIN KIS DHE RAMA E MBËSHTESTE

E Premte, 10.10.2014, 08:28am (GMT1)



TIRANË - Koha kur Spartak Ngjela krijoi partinë kristian-islamike ka qenë viti 1991 dhe Edi Rama e mbështeste si Pedagog atë kohë tek Artet. Duket se ky është momenti kur është bërë dhe kjo fotografi që sot po qarkullon kudo në rrjete sociale.

Pasi të dy ishin zhgënjyer nga PD e sapolindur në atë kohë, sepse sipas tyre këtë parti e morën në dorë komunistët, ky dokument që mban në dorë Ngjela duhet të jetë statuti i partisë Kis që Ngjela e ka hartuar si jurist, ndërsa sic shihet dhe nga foto, Rama duket se e kundron në formë si artist.

Ndoshta në këtë moment duhet të jetë bërë dhe premtimi i parë në dyshen Rama-Ngjela për ndonjë post në qeveri. Ndoshta nëse Ngjela do të fitonte me partinë e tij në zgjedhjet e vitit 1992, do ta bënte Ramën ministër, por ja që Ngjela nuk fitoi, kështuqë nuk e mbajti dot premtimin. Rama ia ktheu 22 vjet me vone, kur hengri premtimin per ta bere minister te Drejtesise.

Në shtëpinë e kujt është bërë ky takim?

Tek Rama, ka më shumë mundësi. E para se Ngjela është veshur me kostum qe tregon se nuk eshte ne shtepine tij, e dyta si beqar nuk mund të shtronte tryeza me gatime shtëpie, pasi nuk ka kush ti gatuajë. Ndaj mbetet të themi që ka qenë shtëpia e Ramës, sepse dihet që ai e ka pasur hobi të ftonte miq të shtëpi, kurse nëna e tij Aneta njihej për gatimet e shijshme, që vijon t'i bëjë ende dhe sot.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.