E Mërkurë, 04.24.2024, 07:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
35 VJET MË PARË NËNË TEREZA VLERËSOHEJ ME ÇMIMIN NOBEL PËR PAQEN
E Djelë, 10.19.2014, 06:36am (GMT+1)


 
 
Më 17 tetor 1979, Juria ndërkombëtare e Akademisë së Shkencave të Suedisë nderoi me Çmimin Nobel për paqen bamirësen shqiptare, Ganxhe Bojaxhiu, Nënë Terezën.
Rregulltarja e madhe u ngjit në tribunën ku janë ngjitur njerëzit më të shquar të botës nga të gjitha fushat, veshur me sarin e grave të varfra indiane dhe e pranoi çmimin vetëm sepse një pranim i tillë do t'u vlente shumë të varfërve të saj.

E, kur iu desh të jepte një nga intervistat më të rëndësishme, në tribunën e Oslos, duke marrë në dorëzim Çmimin Nobel, Nënë Tereza foli në një mënyrë krejtësisht të padëgjuar në atë sallë, që ka parë e ka dëgjuar mendjet më të ndritura të njerëzmit.
Ja si e kujton e Lumja Ganxhe Bojaxhiu, Nënë Terezë këtë ngjarje:

"Duhet të them se pranoj të shkoj në ceremoni të ndryshme publike, vetëm sepse më krijohet mundësia t'u flas për Jezusin njerëzve, të cilët nuk dihet në se do të kishin ndonjë rast tjetër për të dëgjuar fjalën e Zotit.

Një herë kam thënë edhe se e kam më të lehtë të mjekoj një të gërbulur, sesa të përgjigjem në një intervistë.

Në Oslo ndodhi një mrekulli e vërtetë: u lutën të gjithë, në një vend ku s'ishte dëgjuar kurrë ndonjë lutje.

Ishim mbledhur në një sallë për dorëzimin e Çmimit e, sapo m'u dha mundësia të flas, thashë: "Me që jemi mbledhur të gjithë për të falënderuar Zotin e Çmimit Nobel për Paqen, mendoj se do të ishte vërtetë e bukur të luteshim për paqen".
E të gjithë së bashku nisëm lutjen e Shën Françeskut: "Zot, më bëj lajmëtar të paqes sate", teksti i së cilës u qe shpërndarë të pranishmëve. Ishte diçka vërtetë tronditëse. Prekëse. E mrekullueshme: luteshin të gjithë, ndonëse siç dihet, numri i katolikëve në Norvegji është shumë i vogël.

Më pas fola për abortin e thashë:

"Po kremtojmë vitin ndërkombëtar të Fëmijës. Sot po ju flas për fëmijën, që nuk ka lindur akoma. Po ju flas në emër të fëmijës, që nuk e ka parë ende dritën e diellit. Të abortosh do të thotë ta dënosh fëmijën me vdekje: të mos duash që fëmija të jetojë, do të thotë ta vrasësh. Sot për sot, arma më e rrezikshme kundër paqes, është aborti. Shumkush interesohet për fëmijët e Indisë e të Afrikës, ku vdesin me mijëra nga mungesa e ushqimit. Por në vende të tjera miliona fëmijë mbyten nga vetë prindërit e tyre. E në se një nënë mbyt fëmijën e vet, pse u dashka të çuditemi, kur njerëzit ia marrin shpirtin njëri-tjetrit?!".

Duke kaluar nëpër Romë, gjatë udhëtimit të kthimit, Ati i Shenjtë më tha:
"Mos harro të flasësh si në Oslo, kudo që të shkosh!".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Nderim:SELIM MATOSHI, AUTOR I NJË â€œTRILOGJIE” PËR ARSIM-KULTURËN, NË MALËSINË E GJAKOVËSNga Prof. MURAT GECAJ (10.17.2014)
KOSOVA NË GJENDJE KOMENga SADRI RAMABAJA (10.16.2014)
NË STUTTGART HAPET RADIOSTACIONI 'DRITA KOSOVA'Nga XHAFER LECI (10.16.2014)
GUXONI - ATA NA KANË FRIKËNga GERT ÇARÇANI (10.14.2014)
FYLE - DARKA E 'KROKODILIT' MUND TA NDRYSHONTE SHQIPËRINË, PROGRESI I VENDIT DO TË ISHTE I MADH (Intervistë) (10.14.2014)
BEKIM BERISHA ABEJA, HEROI LEGJENDAR I TRI LUFTËRAVE - JETËN IA FALI KOSOVËS (10.12.2014)
PSE NUK JAM ANTIMYSLIMAN“Sa më shumë të njihni veten, aq më shumë durim do të kini ndaj çfarë konstatoni tek të tjerët”. Erik EriksonNga VIKTOR MALAJ (10.10.2014)
FOTOLAJM - VITI KUR NGJELA KRIJOI PARTIN KIS DHE RAMA E MBËSHTESTE (10.10.2014)
DJEMTË E FSHATIT TIM LOZIN TAVËLLNga ANDON ANDONI (10.08.2014)
LUIGJ GURAKUQI - ZADHANËSI I IDEALEVE KOMBTARE, SHEMBËLLTYRA E VIRTYTIT POLITIK, FRYMËZUES I KULTURËS E I QYTETNIMIT EVROPIANNga KOLEC ÇEFA (10.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]