E Enjte, 03.28.2024, 03:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
AGIM HUSHI E NISI ME 'TOSKËN', E MBYLL ME 'TOSKËN'
Tenori i shquar e dha lajmin e tërheqjes nga jeta operistike në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Fejsbuk”

E Hënë, 10.20.2014, 08:08am (GMT+1)




Me fjalinë hapëse të një letre të thjeshtë, "Të dashur miq, pasionantë dhe dashamirës të Operas", Agim Hushi njoftoi fundin e karrierës si tenor.

Ai e quan "udhëtim" jetën e tij operistike me dëshminë se e ka bërë "të bukur", por edhe "të lodhshëm".

Opera "Toska" e Xhakomo Puçinit (Giacomo Puçini) shënoi fillimin dhe fundin e karrierës së Hushit.

Tenori i shquar e dha lajmin e tërheqjes nga jeta operistike në profilin e tij në rrjetin shoqëror "Fejsbuk" ("Facebook"):

"Ju njoftoj se pas një udhetimi të gjatë , të bukur por dhe të lodhshëm, me plot ngjarje artistike të mëdha e të vogla gjej rastin t'ju njoftoj se me këto shfaqe të operas "Toska" unë dua ta mbyll karrieren time Operistike!"

Në kishën e Shën Andreas të markez Ativantit u strehua Çezar Anxheloti, i dënuari i arratisur nga burgu dhe aty ndodhej piktori "Mario Cavaradossi" i Agim Hushit, në ngjitjen e tij të fundit në skenë në datat 15, 17 dhe 19 tetor.

"E fillova me Tosken ne kete skene dhe po e mbyll me Tosken time te dashur! Vitet bejn te veten dhe tashme une i jam perkushtuar koncerteve dhe nje deshire per te shkruar muzike te vertet!"-shkruan Hushi.

Te dashur miq, pasionante dhe dashamires te Operas!
Ju njoftoj se pas nje udhetimi te gjate , te bukur por dhe te lodhshem, me plot ngjarje artistike te medha e te vogla gjej rastin tju njoftoj se me keto shfaqje te operas Toska une dua ta mbyll karrieren time Operistike!
Ju jam mirnjohes pa fund per mbeshtetjen tuaj ashtu sic i jam mirnjohes qe ne fillimet e mia Mustafa Krantjes qe me zbuloi atje ne Kavaje, Feim Ibrahimit e Alfred Ucit, Rozmari Jorganxhi e Shpresa Nishanit, Marie Krajes e Simon Gjonit, Rifat Teqes e Lili Tafait, Edit Mihalit, Nikolin Gurakuqit, Edmond Dokos, Avni Mules e Ibrahim Tukicit.
Vecanerisht perjetesisht u mbetem mirnjohes pedagogeve te mi Nina Mula e Ramiz Kovacit te madh, Sipos Jeno e Franco Corellit!
I jam mirnjohes TKOB dhe drejtoreve me te cilet kam punuar Riza Hajro e Feim Ibrahimi, Zhani Cikos vecanerisht, per veprat me te medha qe realizova me te, Ilir Kernit dhe Abigeila Voshtina!
E fillova me Tosken ne kete skene dhe po e mbyll me Tosken time te dashur!
Vitet bejne te veten dhe tashme une iu jam perkushtuar koncerteve dhe nje deshire per te shkruar muzike te vertete!
Por mbi te gjitha per te shijuar prane dhe me familjen ate paqe qe vjen pas nje lufte te gjate 30 vjecare neper kontinente te ndryshme te botes, ne ato fillime aq te veshtira per ne shqiptaret ne vitet 90, ku mora pervec trofeve dhe fitoreve edhe plot plage...
Hyra 20 vjecar ne Opera dhe mesova pafund ne kete vend te shenjte per cdo artist!
Po largohem duke lene pas nje Teater me halle por virtuoz, me nje orkester dhe kor te shkelqyer, me artiste te shkelqyer qe po shkelqejn neper skenat e botes, me plot tenore te rinj qe me bejne krenar me zerat dhe artin e tyre!
E mbi te gjitha me miq te shkelqyer qe si nderroj me asgje ne bote!
Keto tre net do perpiqem tju jap me te miren megjithse se kam aq te lehte duke e ditur se ky eshte produksioni i lamtumires nga skena!
Po une besoj se ju kam lene plot pas: Radamesin, Manricon, Kalafin, Kavaradosin...
E mbi te gjitha Amore Grande qe del per publikun shqiptar ne Nentor!
Ju perqafoj te Gjitheve
Me shume dashuri Juaji, Agim Hushi

DENION NDRENIKA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FALEMNERËS BABË!Nga LUMNIKA KACELI (10.19.2014)
35 VJET MË PARË NËNË TEREZA VLERËSOHEJ ME ÇMIMIN NOBEL PËR PAQEN (10.19.2014)
Nderim:SELIM MATOSHI, AUTOR I NJË â€œTRILOGJIE” PËR ARSIM-KULTURËN, NË MALËSINË E GJAKOVËSNga Prof. MURAT GECAJ (10.17.2014)
KOSOVA NË GJENDJE KOMENga SADRI RAMABAJA (10.16.2014)
NË STUTTGART HAPET RADIOSTACIONI 'DRITA KOSOVA'Nga XHAFER LECI (10.16.2014)
GUXONI - ATA NA KANË FRIKËNga GERT ÇARÇANI (10.14.2014)
FYLE - DARKA E 'KROKODILIT' MUND TA NDRYSHONTE SHQIPËRINË, PROGRESI I VENDIT DO TË ISHTE I MADH (Intervistë) (10.14.2014)
BEKIM BERISHA ABEJA, HEROI LEGJENDAR I TRI LUFTËRAVE - JETËN IA FALI KOSOVËS (10.12.2014)
PSE NUK JAM ANTIMYSLIMAN“Sa më shumë të njihni veten, aq më shumë durim do të kini ndaj çfarë konstatoni tek të tjerët”. Erik EriksonNga VIKTOR MALAJ (10.10.2014)
FOTOLAJM - VITI KUR NGJELA KRIJOI PARTIN KIS DHE RAMA E MBËSHTESTE (10.10.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]