VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Dr ZEF MULAJ PËRURON LIBRIN POETIK 'LUMENJ ËNDRRASH' ITALISHTNga MURAT GECAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:45am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Dr ZEF MULAJ PËRURON LIBRIN POETIK 'LUMENJ ËNDRRASH' ITALISHT
Nga MURAT GECAJ

E Martë, 10.28.2014, 08:52am (GMT+1)


Këto ditë, në sallën "Biageti" të bibliotekës së qytetit Porto Recanati, Ankona-Itali, dr. Zef Mulaj, poet e shkrimtar dhe studiues në farmaceutikë, përuroi librin me poezi "Pieni di sogni i fiumi" (Lumenj ëndrrash). Ishin të pranishëm lexues të profesioneve të ndryshme, shumica italianë, poetë e shkrimtarë dhe studiues. Morën pjesë edhe kryetarja e Bashkisë së qytetit, Av.Sabrina Montali, punonjës të administratës shtetërore e private vendore.

Rreth përmbajtjes së këtij libri foli prof. Lino Palanca, publicist, shkrimtar e studiues. Në librin e autorit shqiptar, dr.Zef Mulaj, ai evidentoi vlerat letrare, kulturore, shoqërore e politike. Në poezitë e tij trajtohen çështje me rëndësi të periudhës aktuale, që përjetojmë, të cilat janë, gjithashtu, shqetësim i politikave ndërkombëtare.

Në përurim e mori fjalën edhe kryetarja e Komunes, znj. Sabrina Montali, e cila e vlerësoi punën e këtij autori shqiptar, si studiues e poet, që jeton e është përshtatur mirë në mjedisin italian. Ajo nënvizoi se, ndër të tjera, dr.Zef Mulaj është një krijues me vlera letrare, kulturore e shkencore.

Pastaj, përurimi vazhdoi me recitimin e disa poezive të këtij vëllimi, nga poetja dhe aktorja e njohur, Aida Angjelici. Ndërsa në kitarë luajti mjeshtëri Antonio Ascolese.
Në mbyllje, dr.Z.Mulaj i falënderoi përzemërsisht, si folësit dhe gjithë pjesëmarrësit në këtë veprimtari mbresëlënëse.

Pjesë e kësaj ngjarjeje kulturore ishte shpërndarja dhe nënshkrimi nga autori i një numri të konsiderueshëm librash, për lexues të interesuar. Ata e përgëzuan atë, si për këtë botim të ri dhe për botimet e mëparshme të tij, në poezi e prozë dhe në fushën e shkencës farmaceutike.

Tiranë, 27 tetor 2014

MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSTË ÇEKREZI DHE E PARA HISTORI E SHQIPËRISË NË GJUHËN ANGLEZENga ANDON ANDONI (10.27.2014)
SHQIPONJA E BARGULLASIT NËNË AZBIJE XHAMALLATI MBETI NË HISTORIPortret nga XHEVAHIR CIRONGU (10.26.2014)
MIKU I DUKËS QË NA E FUTI!Nga AHMET SHQARRI (10.25.2014)
FATOS LUBONJA KONTROVERS - NDAJ FIGURAVE KOMBËTARE DHE SKUADRËS SHQIPTARE NË BEOGRAD!Opinion nga ASLLAN DIBRANI (10.25.2014)
IN MEMORIAM50 VJET MË PARË U NDA NGA JETA NUREDIN BEJ VLORA (10.24.2014)
SHENJTORJA SHQIPTARE, QË I LUTEN SERBËTNga ARBEN LLALLA (10.23.2014)
RIBASHKIMI I SHQIPTARËVE - PREVENTIV DHE AKT I DOMOSDOSHËM I QETËSIMIT NË BALLKAN DHE EVROPË!Nga ASLLAN DIBRANI (10.22.2014)
SOT U RRËZUA NJË LIS Poezi nga RENATO ÇUNI (10.21.2014)
NJË PRODUKSION I REZART JASA EVENT «ALBANIAN MEMORIES» KONCERT RECITAL - KLAIDI SAHATÇI NË VIOLINË DHURATA LAZO NË PIANO (10.21.2014)
SULEJMAN DIDA, A ASHT KJO LUFTA E FUNDIT?!Nga RAMIZ LUSHAJ (10.20.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]