VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 28 KËNGËTARËT QË KONKURROJNË SIVJET NË FESTIVALIN E RTSH

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 07:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
28 KËNGËTARËT QË KONKURROJNË SIVJET NË FESTIVALIN E RTSH

E Premte, 10.31.2014, 09:32am (GMT+1)



- Edicioni i 53-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar do të zhvillohet në datat 26-27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Për këtë vit janë përzgjedhur 28 këngëtarë nga të gjitha trevat shqipfolëse. Formula dhe lista e këngëtarëve fitues, që do të garojnë sivjet për çmimin e parë të Festivalit u prezantuan nga drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka, së bashku me Edmond Zhulalin, skenaristen Mira Tuci dhe me drejtorin Artistik të Festivalit, Shpëtim Saraçin. Leka deklaroi se, formula e këtij viti do të jetë që, 28 këngët do të këndohen në dy netët e festivalit, ndërsa në natën finale do të këndohen 18 këngë të përzgjedhura gjatë dy netëve të para. "Këtë vit do të ketë, pas çdo nate të festivalit, edhe post-festival ku do të diskutohen të gjitha detajet e eventit nga kritikë, gazetarë dhe pjesëmarrës. Ftoj të gjitha mediet të jenë të pranishme, pjesëmarrëse me të gjithë protagonistët e festivalit përballë", tha Leka. Ndërsa Edmond Zhulali bëri me dije se, për të marrë pjesë në Festival, pas njoftimit nëpërmjet medieve, janë paraqitur më shumë se 50 artistë. "Por bashkë me pjesëtarët e tjerë të grupit organizator, Shpëtim Saraçin dhe Alfred Kaçinarin, bëmë seleksionimet dhe dy ditë më parë vendosëm për këto 28 këngë, ku siç e vini re, përfshijnë artistë të rinj, por edhe shumë emra të njohur të muzikës shqiptare. Në këtë konkurs ne arrijmë që të sjellim ata këngëtarë që përfaqësojnë breza të ndryshëm, ka përfaqësime të ndryshme muzikore dhe njëkohësisht ka edhe nga të gjitha trevat shqiptare, nga: Kosova, Shqipëria apo Maqedonia, ndërsa risitë e së ardhmes do t'ia lëmë kohës". Siç kanë shpjeguar organizatorët, praktika e përvitshme është që secilit prej këngëtarëve fitues dhe pjesëmarrës në Evrovizion, vitet e mëparshme, u bëhet ftesë për pjesëmarrje.

Leka më tej shton se,  stafi organizativ mund të bëjë vetëm ftesa vetëm për të ftuarit specialë dhe jo për këngëtarët pjesëmarrës. "Kjo do të thotë se i kemi bërë ftesë fituesit, apo fitueses së këngës së Eurovizionit, ndërsa e vetmja ftesë për konkurrentët është lajmërimi që ne bëjmë nëpër festivale, dhe asgjë më tepër. Këngëtarët ka raste kur pjesëmarrjen në këtë  Festival e lidhin me pjesëmarrjen në Evrovizion, në mënyrë absolute. Prandaj jo vetëm unë, por të gjithë kolegët e mi nuk e shikojmë këtë Festival vetëm për përfaqësimin tonë në Evrovizion. Ne mund të mos marrim pjesë në Festivalin Evropian se kjo është diçka që lidhet edhe me anën ekonomike, por ky Festival është tradita jonë, është kultura jonë, është e shkuara dhe e ardhmja jonë, prandaj ne ruajmë këtë nivel përfaqësimi dhe komunikimi me ata që marrin pjesë në të". Leka tregon se ka pasur raste, si në të kaluarën edhe sivjet këngëtarët kanë bërë shumë përpjekje për të marrë garanci për fitimin e çmimit. "Ky nuk është ndonjë sekret që ta themi, por për hir të së vërtetës meqë nuk e kanë marrë këtë siguri dhe nuk mund që ta marrin kurrë, ata nuk kanë marrë pjesë fare". Edhe në këtë edicion gjykimin do ta japë një juri profesioniste, emrat e të cilës do të bëhen publike në ditët në vijim.

Konkurrentët

Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ngjarja më e rëndësishme e muzikës së lehtë, vjen në edicionin e tij të 53-të. Këngëtarët, kompozitorët dhe tekst-shkruesit do të prezantojnë për publikun 28 këngë në konkurrim, si vlerë e shtuar në fondin e artë të muzikës së lehtë. Përtej kësaj, sfida e secilit syresh është trofeu i madh që në të njëjtën kohë përkthehet edhe në biletën e artë për në Eurosong.

1. Kënga: "Mendje trazi"

Këndon: Jozefina Simoni

Kompozoi: Bledar Sejko & Markeljan Kapedani

Teksti: Eda Sejko

Orkestroi: Markeljan Kapedani & Bledar Sejko

 

2. Kënga: Himn

Këndon: Gjergj Leka

Kompozoi: Gjergj Leka

Teksti: Zhuljana Jorganzhi

Orkestroi: Gjergj Leka

 

3. Kënga: S'muj

Këndon: Mersela Çibukaj

Kompozoi: Olsa Toqi

Teksti: Gert Druga

Orkestroi: Olsa Toqi

 

4. Kënga: S'të fal

Këndon: Lindita Halimi

Kompozoi: Zzap & Lindita Halimi

Teksti: Lindita Halimi

Orkestroi: Zzap & Chris

 

5. Kënga: Vetëm ti

Këndon: Rezarta Smaja

Kompozoi: Klodian Qfoku

Teksti: Dr.Flori

Orkestroi: Klodian Qafoku

 

6. Kënga: Sot jetoj

Këndon: Mjellma Berisha

Kompozoi: Enis Mullaj

Teksti: Enis Mullaj

Orkestroi: Enis Mullaj

 

7. Kënga: Më mungon

Këndon: Revolt Klan

Kompozoi: Bruno Pollogati

Teksti: Febi Shkurti

Orkestroi: Enis Mullaj

8. Kënga: Himn jetës

Këndon: Julian Gjojdeshi

Kompozoi: Vasil. S. Tole

Teksti: Fatos Arapi

Orkestroi: Vasil. S. Tole

 

9. Kënga: Ti s'më njeh

Këndon: Erga Halilaj

Kompozoi: Kristi Popa

Teksti: Ronela Hajati

Orkestroi: Kristi Popa

 

10. Kënga: Kënga jeta jonë

Këndon: Kozma Dushi

Kompozoi: Enver Shëngjergji

Teksti: Ylli Mestani

Orkestroi: Enver Shëngjergji

 

11. Kënga: Njeri

Këndon: Enxhi & Xhejn Kumrija

Kompozoi: Enxhi & Xhejn Kumrija

Teksti: Xhejn Kumrija

Orkestroi: Gjergj Kaçinari

 

12. Kënga: Në koma

Këndon: Ana Gramo

Kompozoi: Genti Lako

Teksti: Ida Nurçe

Orkestroi: Genti Lako

 

13. Kënga: Në rrugën tonë

Këndon: Agim Poshka

 

Kompozoi: Agim Poshka

Teksti: Olsa Poshka

Orkestroi: Agim Poshka

 

 

14. Kënga: Eklips mbi oqean

Këndon: Florent Abrashi & Sigi Bastri

Kompozoi: Sokol Marsi

Teksti: Florent Abrashi

Orkestroi: Sokol Marsi

 

15. Kënga: Të ndiej

Këndon: Bojken Lako Band

Kompozoi: Bojken Lako Band

Teksti: Bojken Lako Band

Orkestroi: Bojken Lako Band

 

16. Kënga: Nëse ti do

Këndon: Kelly

Kompozoi: Kelly

Teksti: Kelly

Orkestroi: Olsi Gjondedaj

 

17. Kënga:  Dua të jetoj

Këndon: Venera Lumani

Kompozoi: Endrit Shani

Teksti: Gerald Xhari (Big Basta)

Orkestroi: Endrit Shani

 

18. Kënga: Një femër

Këndon: Emi Bogdo

Kompozoi: Lambert Jorganxhi

Teksti: Florian Zyka

Orkestroi: Lambert Jorganxhi

 

19. Kënga: Vetëm tek ti besoj

Këndon: Klajdi Musabelliu

Kompozoi: Klajdi Musabelliu

Teksti: Jorgo Papingji

Orkestroi: Lambert Jorganxhi

 

20. Kënga: Kështjella

Këndon: Besjana Mehmeti & Shkodran Tolaj

Kompozoi: Adrian Hila

Teksti: Pandi Laço

Orkestroi: Adrian Hila

 

21. Kënga: Më shiko drejt në sy

Këndon: Andos Sinani

Kompozoi: Andos Sinani

Teksti: Andos Sinani

Orkestroi: Andos Sinani

 

22. Kënga: Bajram

Këndon: Gr.Offchestra

Kompozoi: Faruk Banjska

Teksti: Gr.Offchestra

Orkestroi: Gr.Offchestra

 

23. Kënga: Të kërkoj

Këndon: Elhaida Dani

Kompozoi: Aldo Shllaku

Teksti: Viola Trebicka & Sokol Marsi

Orkestroi: Aldo Shllaku

 

 

24. Kënga: Kristal

Këndon: Saimir Braho

Kompozoi: Saimir Braho

Teksti: Saimir Braho

Orkestroi: Endri Sina

 

25. Kënga: Rock dhe për gjithë jetën

Këndon: Altin Goci

Kompozoi: Altin Goci

Teksti: Klodi Shehu

Orkestroi: Marian Deda

 

26. Kënga: Maria

Këndon: Gr.Aurora

Kompozoi: Gr.Aurora

Teksti: Gr.Aurora

Orkestroi: Marian Deda

 

27. Kënga: Të vranë bukuri

Këndon: Enver Petrovci

Kompozoi: Enver Petrovci

Teksti: Enver Petrovci

Orkestroi: Riza Dolaku

 

28. Kënga: Koha kalon

Këndon: Besa Krasniqi

Kompozoi: Besa Krasniqi

Teksti: Besa Krasniqi

Orkestroi: Besa Krasniqi
VALERIA DEDAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BIÇIKLETA E PARË NË SHQIPËRI - MË 1907 NGA KONSULLI SUEDEZNga SKËNDER TEMALI, shkrimtar, Shkodër (10.30.2014)
KËSHILLAT E MARSHALLIT DE BELE-ISLE BIRIT TË VETNga VELI HAKLAJ (10.29.2014)
GJEOSTRATEGJIA POLITIKE E SHQIPTARËVE NË BALLKAN DHE SYNIMET GRABITQARE!Nga ASLLAN DIBRANI (10.29.2014)
MËSIMI SERBNga DRITAN HILA (10.28.2014)
Dr ZEF MULAJ PËRURON LIBRIN POETIK 'LUMENJ ËNDRRASH' ITALISHTNga MURAT GECAJ (10.28.2014)
KOSTË ÇEKREZI DHE E PARA HISTORI E SHQIPËRISË NË GJUHËN ANGLEZENga ANDON ANDONI (10.27.2014)
SHQIPONJA E BARGULLASIT NËNË AZBIJE XHAMALLATI MBETI NË HISTORIPortret nga XHEVAHIR CIRONGU (10.26.2014)
MIKU I DUKËS QË NA E FUTI!Nga AHMET SHQARRI (10.25.2014)
FATOS LUBONJA KONTROVERS - NDAJ FIGURAVE KOMBËTARE DHE SKUADRËS SHQIPTARE NË BEOGRAD!Opinion nga ASLLAN DIBRANI (10.25.2014)
IN MEMORIAM50 VJET MË PARË U NDA NGA JETA NUREDIN BEJ VLORA (10.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]