VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve | ||||
28 KËNGËTARËT QË KONKURROJNË SIVJET NË FESTIVALIN E RTSH E Premte, 10.31.2014, 09:32am (GMT1) - Edicioni i 53-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar do të zhvillohet në datat 26-27 dhe 28 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Për këtë vit janë përzgjedhur 28 këngëtarë nga të gjitha trevat shqipfolëse. Formula dhe lista e këngëtarëve fitues, që do të garojnë sivjet për çmimin e parë të Festivalit u prezantuan nga drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së, Martin Leka, së bashku me Edmond Zhulalin, skenaristen Mira Tuci dhe me drejtorin Artistik të Festivalit, Shpëtim Saraçin. Leka deklaroi se, formula e këtij viti do të jetë që, 28 këngët do të këndohen në dy netët e festivalit, ndërsa në natën finale do të këndohen 18 këngë të përzgjedhura gjatë dy netëve të para. "Këtë vit do të ketë, pas çdo nate të festivalit, edhe post-festival ku do të diskutohen të gjitha detajet e eventit nga kritikë, gazetarë dhe pjesëmarrës. Ftoj të gjitha mediet të jenë të pranishme, pjesëmarrëse me të gjithë protagonistët e festivalit përballë", tha Leka. Ndërsa Edmond Zhulali bëri me dije se, për të marrë pjesë në Festival, pas njoftimit nëpërmjet medieve, janë paraqitur më shumë se 50 artistë. "Por bashkë me pjesëtarët e tjerë të grupit organizator, Shpëtim Saraçin dhe Alfred Kaçinarin, bëmë seleksionimet dhe dy ditë më parë vendosëm për këto 28 këngë, ku siç e vini re, përfshijnë artistë të rinj, por edhe shumë emra të njohur të muzikës shqiptare. Në këtë konkurs ne arrijmë që të sjellim ata këngëtarë që përfaqësojnë breza të ndryshëm, ka përfaqësime të ndryshme muzikore dhe njëkohësisht ka edhe nga të gjitha trevat shqiptare, nga: Kosova, Shqipëria apo Maqedonia, ndërsa risitë e së ardhmes do t'ia lëmë kohës". Siç kanë shpjeguar organizatorët, praktika e përvitshme është që secilit prej këngëtarëve fitues dhe pjesëmarrës në Evrovizion, vitet e mëparshme, u bëhet ftesë për pjesëmarrje. Leka më tej shton se, stafi organizativ mund të bëjë vetëm ftesa vetëm për të ftuarit specialë dhe jo për këngëtarët pjesëmarrës. "Kjo do të thotë se i kemi bërë ftesë fituesit, apo fitueses së këngës së Eurovizionit, ndërsa e vetmja ftesë për konkurrentët është lajmërimi që ne bëjmë nëpër festivale, dhe asgjë më tepër. Këngëtarët ka raste kur pjesëmarrjen në këtë Festival e lidhin me pjesëmarrjen në Evrovizion, në mënyrë absolute. Prandaj jo vetëm unë, por të gjithë kolegët e mi nuk e shikojmë këtë Festival vetëm për përfaqësimin tonë në Evrovizion. Ne mund të mos marrim pjesë në Festivalin Evropian se kjo është diçka që lidhet edhe me anën ekonomike, por ky Festival është tradita jonë, është kultura jonë, është e shkuara dhe e ardhmja jonë, prandaj ne ruajmë këtë nivel përfaqësimi dhe komunikimi me ata që marrin pjesë në të". Leka tregon se ka pasur raste, si në të kaluarën edhe sivjet këngëtarët kanë bërë shumë përpjekje për të marrë garanci për fitimin e çmimit. "Ky nuk është ndonjë sekret që ta themi, por për hir të së vërtetës meqë nuk e kanë marrë këtë siguri dhe nuk mund që ta marrin kurrë, ata nuk kanë marrë pjesë fare". Edhe në këtë edicion gjykimin do ta japë një juri profesioniste, emrat e të cilës do të bëhen publike në ditët në vijim. Konkurrentët Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ngjarja më e rëndësishme e muzikës së lehtë, vjen në edicionin e tij të 53-të. Këngëtarët, kompozitorët dhe tekst-shkruesit do të prezantojnë për publikun 28 këngë në konkurrim, si vlerë e shtuar në fondin e artë të muzikës së lehtë. Përtej kësaj, sfida e secilit syresh është trofeu i madh që në të njëjtën kohë përkthehet edhe në biletën e artë për në Eurosong. 1. Kënga: "Mendje trazi" Këndon: Jozefina Simoni Kompozoi: Bledar Sejko & Markeljan Kapedani Teksti: Eda Sejko Orkestroi: Markeljan Kapedani & Bledar Sejko 2. Kënga: Himn Këndon: Gjergj Leka Kompozoi: Gjergj Leka Teksti: Zhuljana Jorganzhi Orkestroi: Gjergj Leka 3. Kënga: S'muj Këndon: Mersela Çibukaj Kompozoi: Olsa Toqi Teksti: Gert Druga Orkestroi: Olsa Toqi 4. Kënga: S'të fal Këndon: Lindita Halimi Kompozoi: Zzap & Lindita Halimi Teksti: Lindita Halimi Orkestroi: Zzap & Chris 5. Kënga: Vetëm ti Këndon: Rezarta Smaja Kompozoi: Klodian Qfoku Teksti: Dr.Flori Orkestroi: Klodian Qafoku 6. Kënga: Sot jetoj Këndon: Mjellma Berisha Kompozoi: Enis Mullaj Teksti: Enis Mullaj Orkestroi: Enis Mullaj 7. Kënga: Më mungon Këndon: Revolt Klan Kompozoi: Bruno Pollogati Teksti: Febi Shkurti Orkestroi: Enis Mullaj 8. Kënga: Himn jetës Këndon: Julian Gjojdeshi Kompozoi: Vasil. S. Tole Teksti: Fatos Arapi Orkestroi: Vasil. S. Tole 9. Kënga: Ti s'më njeh Këndon: Erga Halilaj Kompozoi: Kristi Popa Teksti: Ronela Hajati Orkestroi: Kristi Popa 10. Kënga: Kënga jeta jonë Këndon: Kozma Dushi Kompozoi: Enver Shëngjergji Teksti: Ylli Mestani Orkestroi: Enver Shëngjergji 11. Kënga: Njeri Këndon: Enxhi & Xhejn Kumrija Kompozoi: Enxhi & Xhejn Kumrija Teksti: Xhejn Kumrija Orkestroi: Gjergj Kaçinari 12. Kënga: Në koma Këndon: Ana Gramo Kompozoi: Genti Lako Teksti: Ida Nurçe Orkestroi: Genti Lako 13. Kënga: Në rrugën tonë Këndon: Agim Poshka Kompozoi: Agim Poshka Teksti: Olsa Poshka Orkestroi: Agim Poshka 14. Kënga: Eklips mbi oqean Këndon: Florent Abrashi & Sigi Bastri Kompozoi: Sokol Marsi Teksti: Florent Abrashi Orkestroi: Sokol Marsi 15. Kënga: Të ndiej Këndon: Bojken Lako Band Kompozoi: Bojken Lako Band Teksti: Bojken Lako Band Orkestroi: Bojken Lako Band 16. Kënga: Nëse ti do Këndon: Kelly Kompozoi: Kelly Teksti: Kelly Orkestroi: Olsi Gjondedaj 17. Kënga: Dua të jetoj Këndon: Venera Lumani Kompozoi: Endrit Shani Teksti: Gerald Xhari (Big Basta) Orkestroi: Endrit Shani 18. Kënga: Një femër Këndon: Emi Bogdo Kompozoi: Lambert Jorganxhi Teksti: Florian Zyka Orkestroi: Lambert Jorganxhi 19. Kënga: Vetëm tek ti besoj Këndon: Klajdi Musabelliu Kompozoi: Klajdi Musabelliu Teksti: Jorgo Papingji Orkestroi: Lambert Jorganxhi 20. Kënga: Kështjella Këndon: Besjana Mehmeti & Shkodran Tolaj Kompozoi: Adrian Hila Teksti: Pandi Laço Orkestroi: Adrian Hila 21. Kënga: Më shiko drejt në sy Këndon: Andos Sinani Kompozoi: Andos Sinani Teksti: Andos Sinani Orkestroi: Andos Sinani 22. Kënga: Bajram Këndon: Gr.Offchestra Kompozoi: Faruk Banjska Teksti: Gr.Offchestra Orkestroi: Gr.Offchestra 23. Kënga: Të kërkoj Këndon: Elhaida Dani Kompozoi: Aldo Shllaku Teksti: Viola Trebicka & Sokol Marsi Orkestroi: Aldo Shllaku 24. Kënga: Kristal Këndon: Saimir Braho Kompozoi: Saimir Braho Teksti: Saimir Braho Orkestroi: Endri Sina 25. Kënga: Rock dhe për gjithë jetën Këndon: Altin Goci Kompozoi: Altin Goci Teksti: Klodi Shehu Orkestroi: Marian Deda 26. Kënga: Maria Këndon: Gr.Aurora Kompozoi: Gr.Aurora Teksti: Gr.Aurora Orkestroi: Marian Deda 27. Kënga: Të vranë bukuri Këndon: Enver Petrovci Kompozoi: Enver Petrovci Teksti: Enver Petrovci Orkestroi: Riza Dolaku 28. Kënga: Koha kalon Këndon: Besa Krasniqi Kompozoi: Besa Krasniqi Teksti: Besa Krasniqi Orkestroi: Besa Krasniqi VALERIA DEDAJ
|
||||
Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved. |