VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VAJZA SHQIPTARE QË BËRI UEFA-n ME TURP

E Premte, 10.31.2014, 09:47am (GMT1)


Ana Xhelilaj është një ndër patriotet dhe atdhetaret e shumta që është revoltuar së tepërmi ndaj njëanshmërisë që UEFA ka mbajtur kundrejtë Kombëtares sonë të futbollit. Vajza ka komentuar në faqen zyrtare të UEFA-s. Gjë të cilën edhe shmë shqiptarë të tjerë e kanë bërë, me të drejtën e tyre për të dhënë mendimin e tyre si qytetarë Europian. Ana ka akuzuar UEFA-n për paramendim dhe njëanshëri të vendimit që ka marrë kundrejt Kombëtares sonë. Ajo nuk ka lënë pa komentuar dhe Presidentin e UEFA-s Z. Platini, ka marrë një vendim politik dhe aspak të drejtë ( komenton ajo). Dhe më e bukura e gjithë kësaj gjëje është se pasi komenti i vajzës ka marrë mijra like dhe komente pozitive jo vetem nga lexues shqiptar por nga mbarë bota, komenti është fshirë. Dhe ajo është bërë unfriend nga faqja zyrtare e UEFA-s.

Shënim: Duhet theksuar fakti që reagimi qytetarë dhe i të gjithave rrjeteve sociale mbarkombëtare shqiptare ka qenë mjaft i ndjeshëm dhe masiv. Kjo gjë na bën ne që një zëri të jemi më krenar për veten ton dhe që të mbrojmë të drejtat tona me çdo kusht dhe çfarëdolloj çmimi.

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.