VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ATLETËT KOSOVARË NISIN PËRGATITJET PËR OLIMPIADË

E Premte, 10.31.2014, 10:06am (GMT1)



Një javë pas njohjes nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Kosova ka nisur përgatitjet për Olimpiadën 2016.

Notuesit dhe lojtarët e tenisit në tryezë janë duke u stërvitur, pasi Kosova do të dërgojë një ekip të pavarur për lojërat në Rio de Zhaneiro.

Ministri në largim i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Memli Krasniqi, ka thënë se atletët kosovarë do të jenë në gjendje të përfaqësojnë vendin e tyre, flamurin e tyre dhe të konkurrojnë me himnin e tyre kombëtar, raporton AP.

Pavarësisht kundërshtimeve nga Serbia, bordi ekzekutiv i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik ka pranuar përkohësisht Kosovën javë e kaluar.

Për pranimin e plotë do të votohet në muajin dhjetor, por një gjë e tillë pritet të jetë formalitet.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.