VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË SUEDI NIS FUSHATA PËR TË MOS E DËBUAR 3 VJEÇARIN MAL OSMANI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 06:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NË SUEDI NIS FUSHATA PËR TË MOS E DËBUAR 3 VJEÇARIN MAL OSMANI

E Premte, 10.31.2014, 11:43am (GMT+1)


Përditshmëria e 3 vjeçarit kosovar Mal Osmani vazhdon të mbetet përkujdesja 24-orëshe shëndetësore.

Derisa djaloshi kosovar që vuan nga paraliza cerebrale nuk po tregon ndonjë përmirësim në shëndet, në Suedi ka nisur një fushatë që i kërkon shtetit skandinav ta mbajë familjen Osmani atje.

Atë e ka nisur online kosovari Malsor Sylejmani, i cili nëpërmjet kësaj videoje ua ka treguar suedezëve gjendjen e rëndë të fëmiut kosovar.
Në të, nëna e Malit, Lindita tregon për sëmundjen e djalit të saj..

Nëna e Malit, Lindita i ka thënë KTV-së se gjendja e tij vazhdon të mbetet e rëndë. Familja ka dërguar një ankesë të re ndaj vendimit për deportim dhe është në pritje të përgjigjes.

"Djali im është i diagnostikuar me paralizë cerebrale për shkak të mungesës së ajrit gjatë procesit të lindjes në Prishtinë. Kemi ardhur në Suedi sepse atje në Kosovë nuk mund të kujdeseshin për Malin. Mjekët në Kosovë na kanë thënë se Mali nuk mund të mbijetojë këtu, prandaj duhet ta dërgoni jashtë shtetit", ka thënë Osmani. "Unë dhe bashkëshorti im kujdesemi për Malin 24 orë, sepse Mali ka shumë problem me frymëmarrjen, me vjelljen dhe me lëngjet. Ne flemë vetëm 3 deri në 4 orë çdo natë", ka shtuar ajo.

Fushata përfshinë një peticion online që po nënshkruhet nga shumë suedezë që kërkon nga shteti ta mbajë familjen atje.

Familja Osmani duhej të kthehej në Kosovë më 17 tetor pas vendimit të Imigracionit, por Lindita i ka thënë KTV-së se ata kanë dërguar në Apel një kërkesë të re, për të cilën po presin përgjigje.

Ajo ka thënë se gjendja e Malit vazhdon të mbetet e rëndë, dhe ka falënderuar të gjithë ata që në Suedi mbështesin kauzën e tyre për qëndrim në mënyrë që djaloshi të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

Mjekët në këtë shtet skandinav kanë paralajmëruar se fëmijës i rrezikohet jeta nëse kthehet në Kosovë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEUTSCHE WELLE - NGËRÇI POLITIK RREZIKON TA ZHYSË KOSOVËN NË KRIZË FINANCIARE (10.31.2014)
APOLLONIA NË VËMENDJE TË ARKEOLOGJISË EUROPIANE (10.31.2014)
LUTJET E DËRVISHËVE NË GJAKOVË - O ZOT, FROCOJE KOSOVËN E SHQIPËRINË! (10.31.2014)
UEFA=MAFIA, SA U PAGUAR - PLATINI PRITET ME PROTESTA NGA SHQIPTARËT NË FINLANDË (10.31.2014)
ATLETËT KOSOVARË NISIN PËRGATITJET PËR OLIMPIADË (10.31.2014)
VAJZA SHQIPTARE QË BËRI UEFA-n ME TURP (10.31.2014)
28 KËNGËTARËT QË KONKURROJNË SIVJET NË FESTIVALIN E RTSH (10.31.2014)
BIÇIKLETA E PARË NË SHQIPËRI - MË 1907 NGA KONSULLI SUEDEZNga SKËNDER TEMALI, shkrimtar, Shkodër (10.30.2014)
KËSHILLAT E MARSHALLIT DE BELE-ISLE BIRIT TË VETNga VELI HAKLAJ (10.29.2014)
GJEOSTRATEGJIA POLITIKE E SHQIPTARËVE NË BALLKAN DHE SYNIMET GRABITQARE!Nga ASLLAN DIBRANI (10.29.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]