E Premte, 03.29.2024, 02:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
JA PSE DEMOKRATËT NUK DO TA ZGJEDHIN JAMARBRIN!
Nga FATOS HOXHA

E Djelë, 11.02.2014, 08:15am (GMT+1)


                        FATOS HOXHA

Unë e njoh Jamarbrin prej vitesh. I çmoj shumë mirësjelljen, thjeshtësinë dhe qendrueshmërinë. Janë cilësi që vështirë të ruhen kur njerëzit i përkasin sërës që i përket Jamarbri. Unë kam respekt për të, prandaj do më vinte keq nëse do të mërzitej nga ky shkrim. Ky shkrim, pavarësisht nga titulli, nuk është për të, është për PD-në.

Unë mendoj se Jamarbëri në tërë këto vite jete aktive ka shfaqur qartazi një të metë: ai ka një keqkuptim themelor për thënien: "njeriu nuk lind i ditur, por bëhet". Kjo thënie shfaq me forcë dërrmuese sfidën, përpjekjen, mundin, energjinë, fuqinë, luftën, kalvarin, dështimin, ngadhnjimin që i duhet njeriut për t'u bërë ai që është. Kjo thënie është filozofi, është moto, ëshë eksperiencë. Kjo thënie nuk të lejon të bëhesh ambientalist, vetëm pse pi kafe me ambientalistë, nuk të lejon të bëhesh urbanist, vetëm pse një media të keqkupton dhe të merr seriozisht për të tillë, nuk të lejon të bëhesh politikan, vetëm pse vjehrri ka qenë politikan, nuk të lejon të bëhesh lider, vetëm pse servilët që ke vënë përreth të shesin për të tillë. Thënia se njeriu politikan dhe lider nuk lind por bëhet është po aq e vërtetë, sa ç'është e vërtetë thënia se, politikani dhe lideri nuk emërohen, por zgjidhen.

Para tri javësh vjehrri i Jamarbrit i dha lejen Jamarbrit që të bëhet politikan (konferenca e shtypit e datës 07.10.2014). Unë besoj se atë ditë Jamarbri, familja e tij, Luli dhe familja e tij, si dhe gjithë njerëzit që rrijnë rrotull tyre u gëzuan se Jamarbri u bë politikan. Unë besoj se të gjithë këta besojnë se fati i madh i trokiti atë ditë në derë Jamarbrit, si një e mirë e rënë nga qielli. Por politikan njeriu nuk bëhet në një ditë. Procesi është i gjatë dhe i mundimshëm. Prandaj unë po ndërhyj sot që ta kujtoj atë.

Vjehrri e ka nisur këtë proces herët, që në kohën kur filloi të fliste me "të gjithëfuqishmin" dhe kuptoi se çdo gjë e ka një fund dhe se fundi nuk ishte shumë larg. Autorizimi për të bërë Jamarbrin politikan, nuk ka lidhje me datën 07.10.2014. Ai fillon ditën që vjehrri projektoi "daljen e butë" nga skena.

Me Jamarbrin-politikan ka lidhje ajo që kundërshtarët e kanë cilësuar "kapja e institucioneve", nga KLD-ja tek Presidenti i Republikës. Pa kontrollin mbi to nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë, Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.

Me Jamarbrin-politikan ka lidhje projektimi i një strategjie elektorale humbëse. Pa strategjinë elektorale humbëse nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë, Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.

Me Jamarbrin-politikan ka lidhje formatimi i një grupi parlamentar (më humbësi në historinë e PD-së) jo politik, pa dinjitet, të kontrollueshëm dhe të shantazhueshëm. Pa një grup parlamentar të tillë nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.

Me Jamarbrin-politikan ka lidhje përzgjedhja dhe imponimi i pasardhësit, ka lidhje dhunimi i Statutit të PD-së, imponimi i një gare fallco dhe të manipuluar, ndërhyrja brutale në garë, kanosja dhe raprezalja ndaj mbështetësve të konkurruesit. Pa këtë manipulim nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.

Me Jamarbrin-politikan ka lidhje kongresi antistatutor, me delegatë të emëruar dhe jo të zgjedhur, lista komike (cinike) e kandidatëve për Këshillin Kombëtar, votimi fallco dhe shpallja e rezultatit. Me Jamarbrin-politikan ka lidhje gëzimi i shfrenuar i ish-kryetarit për listën e Këshillit Kombëtar të Kryetarit dhe dëshpërimi i hapur i Kryetarit për të zgjedhurit e tij. Pa këto ngjarje nuk mund të kishte dalje të butë. Pa daljen e butë Jamarbrin nuk e bënte njeri politikan.

Së fundi, me Jamarbrin-politikan ka lidhje procedura e shpikur për "aplikimin" për t'u bërë lider, që Kryetari shpalli para disa ditesh publikisht. PD-ja po kërkon ekipin udhëheqës, por nuk di ku ta gjejë atë. Tek rregullat e statutit nuk ka besim. Nuk e gjen dot ekipin udhëheqës nëpërmjet tyre. Kryetari nuk ka këllqe të përzgjedhë ekipin e tij dhe t'i qendrojë publikish përzgjedhjes. Prandaj po bën thirrje publikisht: nëse ka ndonjë njeri që ka qejf të bëhet lider, le të vijë të aplikojë. Për t'u bërë nëpunës ka kritere, për lider jo! Për votimin të mos kenë merak. Siç treguam me prova në Kongres, ne dimë të kontrollojmë dhe votimin dhe rezultatin e tij. Vetëkuptohet se pa këtë procedurë "aplikimi" nuk mund të ketë dalje të butë. Pa daljen e butë, Jamarbrin nuk e bën dot njeri politikan.

Ky proces e ka pasur rezultatin e garantuar që ditën që nisi. Që ditën që nisi ai ka pasur vetëm një pengesë, vetëm një të panjohur: reagimin e demokratëve. Për këtë arsye u prishën rregullat e u ndryshuan. Siç u bënë një herë, nuk u bënë herën tjetër, me qëllim që demokratët të mos bëheshin kurrë faktor. Në çdo hap shpikej një gjë jostatutore, e padëgjuar më parë, por gjithmonë më "demokratike", se e para. Një herë ishte votimi "një anetar një votë", por pa lirinë për të votuar, pastaj ishte Kongresi sipas parimit të "vijës së masave", por pa e lënë masën të zgjidhet sipas rregullave, tani është "aplikimi i lirë", por pa kritere dhe llogaridhënie. Në të gjitha rastet rezultati ka qenë po ai: demokratët nuk kanë pasur mundësi të zgjedhin. Edhe më datë 6 nëntor demokratët nuk do kenë mundësi të zgjedhin, sepse po të kenë mundësi të zgjedhin nuk do të ketë dalje të butë. Pa daljen e butë, Jamarbrin nuk e bën dot njeri politikan.

Jamarbri ka një keqkuptim të thellë për thënien: "njeriu nuk lind politikan, por bëhet". Unë besoj se Jamarbri do ta vuajë këtë keqkuptim. Nuk do bëhet dot politikan edhe pse të gjitha gjasat janë se do ta bëjnë të tillë. Por unë besoj se në këtë histori ka një keqkuptim akoma më të madh e më të rëndë: keqkuptimi i të gjithëfuqishmit të PD-së, i cili beson, se mjafton që ai ta dojë dhe të bën politikan. Këtë keqkuptim kanë për ta vuajtur Demokratët.

Që të bëhesh politikan duhen frymëzim, përkushtim, përpjekje, mund, energji, fuqi, luftë, dështime, ngadhnjim, vetmohim, sakrifica dhe vendosmëri. Por edhe këto nuk mjaftojnë. Pasi të kesh këto, duhet të kesh aftësi të frymëzosh, të jesh popullor, të bësh për vete, të bindësh dhe të udhëheqësh. Duhet Karizmë! Nëse demokratët do e kishin në dorë të zgjidhnin, atëherë të tillë do t'i zgjidhnin udhëheqësit e tyre.

Por demokratët më datë 6 nëntor nuk do kenë asgjë në dorë. Prandaj Jamarbri do zgjidhet politikan.

FATOS HOXHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË VËSHTRIM ANTROPOLOGJIK DHE KULTUROR MAGJEPS NË VERIUN E LARGËT(Marrë nga libri me te njejtin  titull dalë nga shtypi këto ditë në Tiranë dhe që do botohet këtu me vazhdime)Dr. Rovena VATA& Sokol DEMAKU (11.01.2014)
AFRIM ZHITIA E FAHRI FAZLIU, DY HERONJ TË KOSOVËS TË LUFTËS TË 2 NËNTORIT 1989 NË KODËR TË DIELLIT NË PRISHTINËNga TAHIR GJONBALAJ (11.01.2014)
NË SUEDI NIS FUSHATA PËR TË MOS E DËBUAR 3 VJEÇARIN MAL OSMANI (10.31.2014)
DEUTSCHE WELLE - NGËRÇI POLITIK RREZIKON TA ZHYSË KOSOVËN NË KRIZË FINANCIARE (10.31.2014)
APOLLONIA NË VËMENDJE TË ARKEOLOGJISË EUROPIANE (10.31.2014)
LUTJET E DËRVISHËVE NË GJAKOVË - O ZOT, FROCOJE KOSOVËN E SHQIPËRINË! (10.31.2014)
UEFA=MAFIA, SA U PAGUAR - PLATINI PRITET ME PROTESTA NGA SHQIPTARËT NË FINLANDË (10.31.2014)
ATLETËT KOSOVARË NISIN PËRGATITJET PËR OLIMPIADË (10.31.2014)
VAJZA SHQIPTARE QË BËRI UEFA-n ME TURP (10.31.2014)
28 KËNGËTARËT QË KONKURROJNË SIVJET NË FESTIVALIN E RTSH (10.31.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]