VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Nga blloku i shënimeve:PRESHEVË: ATDHETARIZËM, ETJE PËR ARSIM E KULTURË SHQIPTARE…Nga MURAT GECAJ

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 11:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
Nga blloku i shënimeve:
PRESHEVË: ATDHETARIZËM, ETJE PËR ARSIM E KULTURË SHQIPTARE…
Nga MURAT GECAJ

E Premte, 11.14.2014, 11:29am (GMT+1)


Në datat 24-27 maj 2011, pra gjatë katër ditëve, një grup pune prej 11 vetash, nga organizmi joqeveritar Instituti i Integrimit të Kulturës Shqiptare me qendër në Tiranë, bëri vizita intensive në qytetet: Shkup, Preshevë e Prishtinë.

Në përbërje të tij ishin: Rezart Gashi, drejtor i Institutit dhe dr. Ibrahim Gashi, kryetar i Komisionit Qendror të tij. Gjithashtu, bënin pjesë përgjegjës sektorësh e specialistë të arsimit, kultures e shkencës: prof. Emil Lafe, prof.Hulusi Hako, prof.Hasan Çipuri e prof. Murat Gecaj, Namik Selmani- arsimtar e shkrimtar, Zyba Hasa-arsimtare e poete, Fatbardh Danja-inspektor arsimi pranë Komunitetit Mysliman Shqiptar, Ibrahim Hajdarmataj-drejtues shkolle e Liliana Gashi-specialiste arsimi.
1.
Lugina e Preshëvës, me qytetin me këtë emër dhe Bujanocin e Medvegjën, ndoshta, ishte kërshëria më e madhe për ne, në këtë udhëtim në tri shtete të Ballkanit. Dhe kjo gjë, natyrshëm, është më se shpjegueshme.

Që në kufi dolën për të na pritur tre anëtarë të komisionit të IIKSH për arsimin në Preshevë: Xhemaledin Salihu, Alixhemal Saliu e Musa Ajeti. Në ecje e sipër, ata na njohën me fshatrat shqiptare, që shtriheshin në të dyja anët e udhës së makinës, me fakte interesante nga traditat e tyre atdhetare e arsimore, për ruajtjen të pastër të gjuhës amtare etj. Na informuan se ky rajon autokton shqiptar ka tani 2 shkolla të mesme (gjimnaz e teknike) dhe 8 shkolla 9-vjeçare: në qendër (Preshevë), Rahovicë, Rainicë, Corroticë, Stacioni Hekurudhor, Leran, Miratoc e Caravajkë . Me këtë rast, m'u kujtua se, kohë më parë, kisha publikuar në gazetën "Mësuesi' një shkrim për udhën e shkollës shqipe në Luginën e Preshevës dhe disa nga veteranët e saj.

Sapo hymë në Preshevë, kudo na ranë në sy mbishkrimet në gjuhën shqipe. Por, kryesorja, dëgjuam se sa mirë e flisnin banorët vendës gjuhën e njësuar amtare shqipe. Këtë gjë e vërejtëm edhe gjatë vizitave në shkollën e mesme teknike, me drejtor Telat Arifin dhe ku ka 1.300 nxënës e disa mësues. Kolegu ynë N.Selmani ndoqi një orë mësimi në klasën e parë dhe poetja Z.Hysa recitoi vjershën e saj të frymëzuar, kushtuar vizitës në Preshevë, shkruar me këtë rast.

Në Gjimnazin "Skënderbeu", me drejtor Abdurrahman Zylfiun, pamë bustin e Heroit tonë Kombëtar. Kjo shkollë ka 1.025 nxënës e 87 mësimdhënës, nga të cilët 18 serbë. Pas mbarimit të maturës, nxënësit i ndjekin studimet e larta në Prishtinë, Tetovë e Tiranë. Këtu botohet gazeta periodike "Gjimnazisti" dhe funksionon grupi letrar "Migjeni". Që nga viti 1964-1965, kanë përfunduar 11 mijë maturantë. Drejtor i parë ka qenë Mehmet Jusufi, por dhe 10 drejtorët e tjerë kanë qenë shqiptarë.

Në afërsi të kësaj shkolle ndodhet një librari, ku ka tekste mësimorë, por dhe letërsi artistike. Për këtë gjë, na foli punonjësja Fitore Emini, e cila dëshmoi se mësuesit e nxënësit janë të etur për të blerë libra shqip e për të lexuar. Këtë gjë e vërejtëm edhe gjatë vizitës në Bibliotekën e qytetit, ku Vaxhid Mehmeti na tregoi se aty ka sektorë: për fëmijët, të rriturit dhe me literaturë shkencore. Kjo bibliotekë ka sektorë edhe në Miratoc, Rahovicë e Leran dhe numëron afër 1.000 lexues, të moshave të ndryshme.
2.
Në konkursin e nxënësve recitues të shkollave të Luginës së Preshëves, që u zhvillua në sallën kryesore të Shtëpisë së Kulturës "Abdulla Krasniqi", interpretuan me mjaft pasion, kryesisht vajzat. Bukur e tha një koleg i yni se ato, me pamjën e tyre të jashtme, me shprehjen gazmore të fytyrës dhe timbrin e zërit të tyre, ngjanin si zana mali. Por aty recituan edhe pjesëtarët e grupit tonë, poetët Z.Hasa e N.Selmani, që u duartrokitën nga të pranishmit, për vjershat e krijuara posaçërisht në këtë vizitë. Juria shpalli tre nxënëse fituese, nga Bujanoci e Presheva.

Po kështu, gjatë asaj dite, ishin mjaft mbresëlënëse edhe takimet e përzemërta me kryetarin e klubit letrar "Feniks", Bilal Maliqi; me arsimtarin e poetin e talentuar nga Bujanoci, Arsim Halili; me kryetarin e Shoqatës së Arsimtarëve, Xhemaledin Rexhepi etj.

Plot mbresa të bukura ishte hapja e një ekspozite me vizatime në shkollë, me temë Çamërinë, nga mësuesi e poeti ynë Namik Selmani. Gjithashtu, për teleshikuesit e Preshëvës folën e iu përgjigjën disa pyetjeve të drejtueses së TV lokal, për detyrat e veprimtaritë e IIKSH, Dr. I.Gashi, Prof. E.Lafe e Prof. H.Hako.

Në mbarim të vizitës në Preshëvë, patëm një takim me kryetarin e Komunës, Ragmi Mustafa dhe përgjegjësin e kabinetit të saj, Fatlum Mustafa dhe me drejtoreshën e shkollës 8-vjeçare "Ibrahim Kelmendi", Hafize Shaqiri. Ata shprehën kënaqësinë për vizitën tonë aty dhe pohuan se janë të gatshëm të bashkëpunojnë për studimin e teksteve ekzistuese, me synim kryesor përafrimin e tyre dhe që të kenë përmbajtje kombëtare shqiptare.

...Deri në kufirin me Kosovën, përsëri na shoqëruan mikpritësit tanë të pandarë, Alixhemali e Xhemaledini. Aty bëmë foto së bashku dhe premtuam se ky do të ishte vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë të ndërsjelltë. Dhe vërtet, përsëri në ditët vijuese ne shkëmbyem mesazhe dashamirëse, me anën e Internetit dhe folëm për punën e projektet tona, të kohës në vazhdim.

(M.Gecaj: Pjesë nga libri "Rrahin zemrat arbërore", Tiranë, 2011)

MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR HAJR DASMAT NGA ATDHEUFotoreportazh nga ZEQIR LUSHAJ (11.10.2014)
BASHKIM ZENELI - MARRËDHËNIET ME FQINJËT, MË MIRË HAPA TË VEGJËL SE FJALË TË MËDHA (Intervistë)Zeneli: Ka shumë eufori në Ministrinë e Jashtme (11.10.2014)
'BESOJ SE RAMA ËSHTË I ÇLIRUAR FEVZI!'Nga YLLI DYLGJERI (11.09.2014)
LUFTA DHE KOMUNIZMINga FATOS TARIFA (11.09.2014)
HISTORIA SHQIPTARE NË 'LUFTË CIVILE'Nga REZART PALLUQI (11.08.2014)
SHQIPËRIA E KUISLINGËVE - MENDJELEHTËSIA E BABALLARËVE DHE DISA PAKTE SKANDALOZENga PËLLUMB XHUFI (11.08.2014)
ZBULIMI PAS 70 VJETËSH - ENVER HOXHA ËSHTË TAKUAR ME GJERMANËT (11.08.2014)
PËR RASTIN E KOSTANDIN XHUVANITNga ROLAND GJOZA (11.07.2014)
SHQIPËRIA DHE FQINJËT E SAJNga BAHRI OMARI* (11.07.2014)
AVDYL SULAJ - DUHET TA MBAROJMË PASTËRTINË E SHQIPES NGA DYNDJET E FJALËVE TË HUAJABisedoi: ALBERT Z.ZHOLI (11.06.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]