VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

'LEK I VJETËR, LEK I RI' - IMAZH A LOJË ME VETEN?
Nga BIB LLUSKU

E Djelë, 11.23.2014, 04:25pm (GMT1)


Plot 50 vjet u mbushen qekurse Shqiperia emetoi monedhen e re, te rivleresuar, me 1964. S`hyn ne interesimet e mia qe kesaj here te shkruaj pse ngjau kjo. Efektet qe solli ne nje gjysem shekulli operimi me te eshte objekti i ketij shkrimi.

Shqiptaret ''e refuzuan'' ne bllok te shprehurit me ''lek i ri''. Po pse? Se shqiptaret tradicionalisht u adaptohen ngadale, teper ngadale, ndryshimeve ne pergjithesi. Popull konservator ne thelbin e ekzistences se vet, ne doke e zakone, ne konstitucionin e tyre shpirteror dhe ne te menduarit e tyre kolektiv, me pike referimi e sigurie njeheresh te shkuaren e tyre te perbashket, modelin e fisit dhe krahines, universi i shtrirjes, ekzistences dhe mbiekzistences se tyre ne shekuj. Te qepur deri fatalisht pas se shkuares, me merakun per te mos e prekur ate, ktheheshin ne ''peng'' i saj, duke e lene te tashmen ne indiferencen e vet, duke ndryshuar ngadale, aq ngadale ne rrugen e ketij ndryshimi historik, sa qe ne çdo kohe gjejme nje aresye per te thene se ndoshta s`kemi ndryshuar fare, hiçfare.

Perkundrazi, duke mbetur ''te çuditshem'' dhe jo lehte te kuptueshem per syrin e nje analisti serioz, shqiptaret njohin, pranojne e zbatojne ligjet e shkruara e te drejten zakonore nder shekuj. Ndersa ''leku i ri'' u la i lire, u la ne dore te popullit, te shprehej si t`i vinte. Po jo vetem kaq. As shitesit nen rregjimin komunist, as institucionet financiare te asaj kohe nuk e bene ''tyrin'' kete ndryshim. Kjo dhe per arsyen se vetem ne kembimet ne valute gjente vleren dhe shprehjen e vet reale.

Shqiptaret e jetonin monedhen e re si nje imazh tyrin te vjeter, si nje ''bllof'' a ''kurth'' nga ato qe i ngrejme rendom vetes. Edhe ndryshimi i sistemit ekonomiko-shoqeror ne vitet '90, kur shoqeria u fut ne marredhenie te tjera me lekun ne kushtet e ekonomise se tregut e hapjes totale me Jashte, dhe ne keto kushte te reja shqiptaret vazhdojne ''avazin'' e vjeter,te shprehurit ne'' lek i vjeter''. Ndresa ne treg dhe etiketohet ''leku i ri'' ne tregun fshatar e masiv dhe sot e kesaj dite vazhdon etiketimi me ''lek i vjeter'' e rralle ''lek i ri''. Ndersa shitesit e te gjitha niveleve e kategorive shprehen po me''lek te vjeter''. Gje qe krijon peshtjellim e kaos dhe me vizitoret e huaj, dhe me emigrantet shqiptare qe bejne pushimet ne Shqiperi dhe qe shpesh behen ''viktime'' e lojes se vjeter ''lek i vjeter, lek i ri'' duke e blere shpesh sapunin per djathe, - siç thote pikerisht populli.

Vete shqiptari ndjehet me ''i vleresuar'' me variantin ''lek i vjeter''. Qe lidhet me tipin e vet social-psikologjik. I pelqen te thote se ''bleva shtepi 100 milione, makine 15 milione'' e jo me leke te rinj, me realet, pasi nuk ia ndihmojne ''imazhin'' e suksesit, nuk ia perkedhelin egon ashtu siç e ka qejf po ai, shqiptari. Te thuash se ,,bleva nje celular 50 mije lek'' askujt s`i hyn ne vesh, 500 mije - po, keshtu shquhesh nga te tjeret.

Loja ''lek i vjeter, lek i ri'' nuk mund t`i shpetonte pa e luajtur, dhe me shume sukses, politikaneve te te gjitha spektreve politike ne keto 20 e ca vite tranzicioni rraskapites ne Shqiperi. Ngjan si nje memorandum ne heshtje mes paleve, qe aplikohet me rregulla matematikisht te njejta dhe qe s`u ''shkelen'' kurre dhe s`u ''ankuan'' kurre. Çdo pozite sukseset e veta i paraqet me ''lek te vjetra'' ndersa deshtimet me ''lek te rinj''.

Kurse me opoziten ben bash te kunderten e lojes se vet. Loje e dyfishte, me nje popull qe veç po e duartroket ate. Deri ne keto çaste qe po shkruaj, kur ne media flitet per rritjen e çmimit te energjise elektrike, qeveritaret rritjen e pensioneve e shprehin me ''lek i vjeter'' ndersa rritjen e çmimit te energjise ne kv/ore e shprehin me ''lek i ri'' veç per imazh te rreme e loje me konsumatorin - popull, qe prape...nuk harron te duartrokase ''sukseset'' ne kurriz te vet.

Dhente Zoti e futemi sa me pare ne monedhen EURO qe te marre fund kjo loje me veten!

BIB LLUSKU


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.