E Enjte, 03.28.2024, 09:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
A KA NISUR RILINDJA SHQIPTARE
Nga ZEF MULAJ

E Enjte, 11.27.2014, 03:42pm (GMT+1)



Shpresat janë akoma të mëdha për të parë rilindjen shqiptare! Ky është një premtim i së majtës  për të cilën shqiptarët presin ta shohin, prekin dhe jetojnë. Po cili do të jetë  ky model i rilindjes?  Me siguri duhet parë dhe pastaj mund të flitet e të shkruhet.

Modelet nuk mund të vijnë kurrë matematikisht. Matematika të vlerson dhe kontrollon, të orienton për të ecur e korrigjuar. Ajo bën rezultatin e një  modeli të shoqërisë, shtetit e politikës por nuk mund të rilind. Pra po e quajmë matematikën "gjyqtarin" e një modeli shtetëror e shoqëror Nëse në Shqipëri brenda një viti diagnostikohen 6000 persona me tumorre, lindë pyetja; çfarë tregon ky rezultat? Apo nëse brenda pesë viteve diplomohen tre mijë të rinjë në universitete dhe për një periudhë të caktuar punësohen vetëm një mijë persona. Nëse raporti i të papunëve dhe të punsuarve ka një vektor afrimi në një pikë, atëherë matematika të tregon se ku je dhe ku po shkon kështu që mund të përgjigjesh thjesht: "Shkojmë përpara me shpresa e premtime etj". Përgjigjja nuk është matematike por e shtetit dhe politikës. Duhet rilindje e një model i ri shtetëror po dhe politike. Pra kanë një diference të madh tek fjala "ndryshim" dhe "rilindje" dhe shumë më shumë ndryshon me fjalën "refroma". Disa faktorë të pa llogaritshëm çojnë në përfundimin e një nevoje për rilindjen shqiptare. Konkluzionet të çojnë në pikun e lartësisë së një alarmi  për modulim të ri shtetëror e politik. Ky alarmë nuk thërret ndryshim e reforma, por thërret për vetëdije njerzore, për një modelim të ri shtetëror në Shqipëri. Duke ju referuar pas vieteve 90' që filloj modelimi i ri shtetëror, me rrëzimin e një sistemi ekonomik e politik. Ky ndryshim nis paralelisht edhe modeli i shkatrrimit të shoqërisë në vetë përmbajtjen dhe strukturën e jetesës dhe të ekonomisë. Por pse ndodhi kështu? -Kjo ndodhi si pasojë e "banditizmave politike" në emër të partive ose vetë brenda partive politike. Ky  banditizëm politik bëhej  për interesa personale, si pronë përfitimi si në ekonomi po edhe në funksione shtetërore e politike. Por edhe sot vazhdojnë  të kemi të tilla banditizam politike, por me një ndryshim në strategji në strukturën e tyre në raporte me shoqërinë, me shtetin, janë "demon" sepse ata sot janë miliardier dhe ky është ndryshimi nga banditizmat e viteve të para të modelimit të ri. Ata sundojnë shtetin, drejtësinë, drejtojnë korrupsionin e krimin. Tashmë nuk ju intereson pluralizmi i vërtetë por ai i djallzuar e për tu shitur te shoqëria si "shpëtimtar" pak nga pak ata marrin karriget e mafies  shtetërore, përndryshe humbin pasurinë dhe sundimin. Kjo është dhe arsyja që luajn rolin e banditizmit politik. Kur nuk ju shkon për shtat  thërrasin "skllevrit" e tyre për shpëtim nëpër sheshe në emër të demokracis. Skllevërit janë pikërisht ata të mashtuarit dhe të sunduarit prej tyre. Kjo bëhet për t'ju kundërvënë modelit të ri shtetëror apo politik të një vendi i cili mund dhe duhet t'i prishin strofkullen e përfitimit...

Modelet shtetërore e shoqërore nuk mund të krijohen se ne harrojmë të kaluarën se  nuk e vlersojmë si progres ose regres. Po sjell një shembull për të cilin kam folur edhe në një romanin tim. Modelimi i arsimit: - I kthehmi së kaluarës duke parë arsimin e quajtur "trekëndshi revolucionar" në periudhen e sistemit totalitare. I shprehur  "mësim punë prodhuese  edukim fizik e ushtrak" - Nëse i heqim ideologjinë dhe termin ushtarak dhe  ti themi : -Mësim punë prodhuese edukim fizik e shërbim civil" e duke e aplikuar në kushtet e sotme të zhvlllimit do të ishte një model që i shërben në mënyre ideale periudhes në të cilin jetojmë dhe për të ardhmen. Pa analizuar tre elementet e ketij modeli që sot pothuajse janë eleminuar ose reduktuar në masën e vogël. Shkolla është kthyer model i teknologjisë duke harruar modelin biologjik njerzor, fizik e mental. Pra në modelin e ri përgatiten të rinjtë fizikisht, mentalisht por edhe një shërim civil që sot është  i jashtzakonshëm mbi sigurimin  civil a qytetar të vendit tonë. Gjë të cilën sot po e aplikojnë vendet e perendimit. Kjo është rilindja e bazuar në kohët dhe kohën. Modelimi duhet bazuar në shumë faktor si nacional gjenetik, historik teritorial, fetar e mbi të gjitha në bazën e vlerismit të gjitha proçeseve historie të zhvillimit të një vendi. Por banditizmit politik i shërben blerja e njeriut me primitiv për ta sunduar e për të qënë gjithnjë superior, apo se për një  moment opozita është gjithmonë pakica e një shoqërie. Kjo në Shqipëri në këto 23  vjet ka tetuar vetëm përbytje të shumicës që do thotë të kthehet në pushtet duke akuzuar gjithnjë poziten. Opozita duhet te afroj ide, propozime që të jenë në tavolinën  e përbashkët dhe kur ato vlejnë më shumë se shumica kthen në shërbim të shoqërisë. Eshtë terrorizuar populli në këto vite nëpër sheshe duke luftuar shtetin e qeverinë etj. Opozita shkon në shesh me të drejtë për të ofruar diçka më shumë se shumica, por jo  duke tensionuar popullin nën emrin e demokracisë.

Duke tentuar të grumbullojnë njerëz që presin për shpresa të reja. Këto shpresa duhet ti gjejë te një model i ri  i shtetit shqiptar të shoqërisë po dhe mënyrën e jetesës. Kjo  nuk arrihet thjeshtë me reforma por ide e programe të mëdha për të shpëtuar  njeriun nga banditizmat politike e korruptive.  Kjo rilindje do sigurohet duke vlersuar kohët dhe kohën në të cilën jetojmë. Kaluan mbi njëzet vjet në këtë model, por statistikat matematikore flasin për nevojën e modelimit të shtetit e të politikës  shqiptare për një hap më të sigurtë drejt Evropës...

ZEF MULAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NËSE PO ZYRTARIZOHET KOALICIONI LDK-PDK, A THUA PSE U MBAJTËN ZGJEDHJET NË KOSOVË?Nga ASLLAN DIBRANI (11.27.2014)
ZHVILLIME TË REJA RRETH VRASJES SË VËLLEZËRVE BYTYÇI (11.26.2014)
DO TË NA MUNGOSH, PETRIT I BUSHATLLINJVENga DRITAN HILA (11.24.2014)
'LEK I VJETËR, LEK I RI' - IMAZH A LOJË ME VETEN?Nga BIB LLUSKU (11.23.2014)
NACIONALIZMI SHQIPTAR GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORENga akademik BEQIR META (11.22.2014)
REPRESIONI BULLGAR - LETËRKËMBIMI PËR LIRIMIN E 16 SHQIPTARËVENga VELI HAKLAJ (11.19.2014)
ÇLIRIMI I TIRANËS ÇLIROI SHQIPËRINËNga RRAHMAN PARLLAKU (11.18.2014)
BLEDION GASHI KËRKON NDIHMË (11.16.2014)
PIKA KU NDAHET JETA IME SI PIKTOR DHE JETA IME SI POLITIKANNga EDI RAMA (11.16.2014)
EUROPIANIZIMI I BALLKANIT PËRMES TIRANË-BEOGRADITNga ILIR KALEMAJ (11.14.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart�]