VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FLAMUR E SHQIPE
-Cikël me 10 tekste këngësh për Kosovën, nga libri “Fjala mbi tel…” -
Nga ZEQIR LUSHAJ 

E Shtunë, 11.29.2014, 02:23pm (GMT1)


 
Me Anton Çettën...,e paharruar.
(Tiranë, 1993, Foto: RTVSH)
 

1. VEÇ BASHKIMI,
ASHT' FORCA E KOMBIT
 
Kan shkrue shekujt në gurët e trollit,
Veç bashkimi asht forca e kombit.
 
E tha n'Lezhë,Vet-Shpata e Gjergjit,
E tha n'Kosovë Lidhja e Prizrenit.
 
E tha Vlora e Korça plakë,
E tha Drenica, n'tym e flakë ,
 
Prej Çamrisë, n'Alpet me borë,
Bashkim thonë, vllaznit dëshmorë!
 
Fundi i shekullit të 20-të,
Na jep zemër,na ngjallë shpresë,
 
Gjithë shqiptarët, me një qëllim,
Kem' të drejtë t'kërkojmë bashkim.
 
E dom kufinin ku e lan' t'parët,
T'hyjmë n'Europë, të barbartë!
 
Si ka hije Europës Bashkueme,
Albania e përgjysmueme.
 
Mbi Ballkan vuejtjet do t'sosin.
Veç kur popujt t'vetvendosin.
 
Nuk dom luftë,dom vetëm paqë,
E kem bashkimin aspiratë.
./.
Tiranë,1988
--------------
2. N'GOJË FISHEKUN E DON ALLTIJA
 
Heroit të Popullit, Isa Boletini
 
Ty Kosovë, t'njeh historia,
Djemtë e Tu, me dy alltija,
Me t'ruejt nderin edhe prakun,
T'kan falë jetën edhe gjakun,
Mitrovica asht djepi i trimit,
Heroit t'popullit, Isë Boletinit.
 
Ka dhanë prova, ku jep burri,
Kur u ngrit në Vlorë Flamuri,
Me 300 djem Kosovarë,
Garda e parë, me kapuçë t'bardhë,
Për me i dal, Ai zot vatanit,
Shkoi përkrah Ismal Qemalit.
 
I pat thanë Ministri n'Londër:
Isa Beg, të çarmatosëm!
Jo, ministër, jo qebesa,
S'çarmatosna sa t'jetë jeta
Për me ruejt nderin e lokës,
Dy allti, ja kam ngjeshë shokës.
 
Me allti në pllambë të dorës,
Ndiej dy fjalë prej tan' Kosovës:
Kurr s'kem lypë ç'ka s'na takon,
Trolli i t'parëve kot s'na shkon,
As se shesim, as kujt s'ja lamë,
Për pa u djegë, pa u shkri të tanë.
 
Me shtatë mashkuj t'gjakut Tij,
E vranë Isën n'pabesi,
Me dy djem, dy nipa t'vet,
I lanë t'vramë 28-të.
 
Gjaku i'Isës, kombit i thërret,
Ju çon brezave amanet,
Der' sa t'jetë e gjallë tradhtia,
N'gojë fishekun e don alltija!!
./.
Tiranë, 1985
---------------
3. FLAKË E KUQE, ASHT' DHEZË GJAKOVA
 
Kushtuar aksionit të parë me armë, të
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Aksionit të Gjakovës
 
Porta e Lartë, me n'krye Sulltanin,
Mehmet Pashës, ja dhan' fermanin,
Grada e pare, sa t'mujsh me çue,
Veç shqiptarët , Ti, me na i'shtrue!
 
Flakë e kuqe asht ndezë Gjakova,
Për dritarje zgjatet kova,
Aman bre, trima shqiptarë,
Një kovë uji me e ndrrrue me ar.
 
Col Delia i Geghysenit,
Pushkë e parë e Lidhjes Prizerenit,
Mbi krahë t'shokve, mbi havli,
Për dritarje ,mrenda ka hi,
 
Tuj vikat, tuj këndue,si n'dasëm,
N'i vend t'keq e ka gjetë Pashën,
Ballëpërballë,marshallit t'mbretit,
Col Delia i Geghysenit,
 
Tash sa vjet more osmanli,
Vorre krajlash jena ngi,
PlavëGucia , janë shqiptare,
Nuk i lshojmë për pa dalë fare.
 
Mos ban nder me tokë të huej
Ç'ka u pat gjetë tri herë në Krujë?
Mos harro, pse u banë shumë vjet,
Skënderbeu asht gjallë apet.
 
Kush t"˜na ngucin, kush t'na prekin,
Kush mbas krahve,n'besë t'na presin,
Amanet, t'parët na e kan lanë:
Zjëm me e djegë, barut me i dhanë.
./.
------------
4. VËLLEZËRIT "GËRVALLA"
 
N'qiell t'Kosovës, mbush me kushtrim,
Shkojne tri shqipe fluturim,
Roje i bajnë natën dhe ditën,
N'shpirt të popullit nuk mund t'vriten,
Jan ba Nja, me diell e hanë,
Tuj dhanë dritë Kosovës-Nanë!
 
Si furtunë, me gjoks përpara,
Shqipe e parë, Isuf Gërvalla,
Si vetima qe t'nxjerr syte,
Vllau Bardhoshi, shqipe e dytë,
Si rrufe, që kall dhe shkrepa,
Shqipe e tretë asht Kadri Zeka .
 
Tash sa breza në luftë Kosova,
Ma shume gjak se shi ndër votra,
Kurr gazepi nuk ju nda,
Gjaku-uji, (jo!) nuk ju ba',
Kur ndokush tha se: Harroj!,
Brezi i Ri, veten tregoi.
 
Faqezeza, UDB-e,
Na i vret djalt, na i len mbi dhe',
Tri javë, t'vdekun, n'Gjermani,
Nuk lejojnë me i pru në shpi,
Tre flamuj ju rrijnë te koka,
N'vend të Nanës po i qan Bota!
 
Isuf Gërvallë!!
Isuf Gërvallë, kurr s'tu dridh dora,
Qemal Stafë, po t'thirrë Kosova,
Mic Sokola, kah trimënia,
Krahtë e Tu, Bardhi e Kadria,
Krejt shqiptarët, rreth shtatë milionë,
Gjaku i djemve n'kambë i çon.
 
Vllaznit Frashni, ju çojnë fjalë,
-Mos mërziti,-o Gërvallë!
100 vjet mbas luftash tona,
Me nderim na priti Lokja,
Krah për krah, midis Tiranës,
Eshtnat tonë, tu djepi i Nanës!
 
Ka me ardhë e bardha ditë,
Mbarë Kosova Republikë,
Plot nderim me lule e kangë,
Ju ban vend në tokën nanë,
Jem shqiptarë,na tërheq praku,
Për Lirinë, qoftë hallall gjaku!
./.
Tiranë, pranverë 1983 
---------------
5. N'LOG T'PAJTIMIT BESA LIDHET
 
Kushtuar, aksionit të faljes së gjaqeve në Kosovë
 
N'Mitrovicë, e në bjeshkët e Llapit,
N'Verra t'Llukes e Gjonaj t'Hasit,
Krejt Kosova n'kambë asht çue,
-Aaah, vllavrasje, qofsh mallkue !
 
Për me zhduk këtë plagë të randë,
Prinë rinia e Kosovës Nanë!
Boll shpiptari e shkatërroi jetën,
Vraje t'huejt , e vraje veten.
 
Anton Çeta, burrë me mend,
E merr fjalën në çdo kuvend,
N'daç me shkollë, n'daç mbas zakoni,
Ndieni burra, flet Antoni !
 
Hasmi don; "Përçaj-Sundo",
Nxit gjakmarrjen e ngatrro,
Kombi therret, se don bashkim,
Fale gjaku! Banu trim !!
 
I bind njerzit fjala e Tij,
-Me luejt gishtin s'asht trimni,
Zogi i malit n'çark me i'shkelë,
Ka barut, e pushka dhezë!
 
Mos e shkreh mbi vlla të ngratën,
"Sa ka grykën, ka nafaken!"     1)
Nuk asht pushka aferim,
Nja hi n'dhe', tridhjetë ngujim!!
 
I ka ndez gjithë zemrat flakë,
Liceisti i Korçës Plakë,
Kush asht trim, e kush asht djalë,
Çohet n'kambë, gjakun e falë!
 
Lotët për faqe e mjekra dridhet,
N'log t'pajtimit besa lidhet,
Gjaku i falun e besa e dhanë,
Tan' Kosovën e ka dorëzanë!!
./.
1)- Shprehje e vjetër popullore, për armët e zjarrit
-----------
6. DJEM T'KOSOVËS-LAVDI PAÇI!
 
Kushtuar legjendës kosovare, Adem Demaçi
 
Djem t'Kosovës, Lavdi paçi!
Balli i juej, Adem Demaçi.
 
Pse shkrimtari e tha t'vërtetën,
N'burgjet serbe e kaloj jetën.
 
N'burgje t'errta, 30-vjet,
Pa dritë të syve Baca mbet!
 
Tuj lyp t'drejta e barazi,
Jeta e trimit kaloi n'qeli,
 
Thrret Kosova,Adem,he burrë!
Emni Yt, asht ba flamur!
 
Jeta Jote i tregoi Botës.
Ka MANDELE , në mes t'Europës!
 
Mbushe Kosova krenari,
I ka Demaçat shpi për shpi,
 
Kurrë s'ka morte Dardania,
Do t'fitojë demokracia,
 
Ka me ardhë dita e mbarë,
Për bashkimin gjith-kombëtar !
./.
Tiranë,1988
-----------------
7. PUSHKA E PENDA BASHKË GJITHMONË
 
Mësuesit patriot, Sali Morina
 
Siç i ndrit malet rrufeja,
I ndriti zemrat ABC-ja.
 
Tuj luftue për ditë ma t'mira,
Jetën shkriu Sali Morina.
 
Gjuhës Shqipe, si kristali,
Mësuesi ynë gjithçka ja fali,
 
Janë shumë shkolla në Shqipëri,
Që e nderojnë emrin e Tij,
 
Prej Tiranës historike,
Mësuesi i parë i gjuhës shqipe,
 
Plot me mall po vjen në k'to anë,
Drejtor shkolle n'Gjakovën Nanë.
 
Shumë heronj e heroina,
Nxansa t'mësuesit Sali Morina.
 
Tuj përhap popullit dritën,
Nxanëse e pati Shotë Galicën,
 
Asim Vokshin e Hajdar Dushin,
I pat msue qysh me ngrit grushtin.
 
Tuj luftue, Ai për vatan,
Sekretar, i Bacës Bajram.
 
Për lirinë e Kombit tonë,
Pushka e Penda bashkë gjithmonë.
 
Emri i msuesit kurrë s'harrohet,
Brez mbas brezi, do t'kujtohet!!
./.
--------------------
8. ALBANI, -I THONË KËTIJ VENDI
 
Dëshmorit të Luftës Nacionalçlirimtare
Xhemal Shkololli, (Berberi),vrarë në Gri - Tropojë
 
N'shehër t'Pejës , plot historina,
Asht Shkololli n'shpitë e mira .
 
N'daç për bukë,e për trimëni,
Kështu asht rritë, Xhemajli i ri.
 
Ky njomzak,si djal hazretit,
Nip ndër kulla të Sherametit.
 
Krejt sugar, pa brisk në faqe,
Hap dyqan berber, në lagje.
 
E mësoj puna, e mësoj Peja,
Burri i mirë, rritet n'beteja.
 
Shpejt u ba dyqani i Tij,
Çerdhe trimash për liri.
 
Vjen një ditë,nuk duron tjetër,
E la punën e mësyu Çetën.
 
U rrit në mal, berberi i Ri,
Partizan mitrolozxhi .
 
Dimni i madh e barbaria,
Dej' n'Dragi u shkel malsia,
 
Kush se dhezi, as kush s'ja nisi,
Fronti i Grisë, qetsinë e prishi.
 
Pushka e parë, që ka kërsitë,
E Muj Baramit, n'mal t'xhamisë.
 
Luftë të madhe, bani Grija,
Tek janë vra, Jaha e Faria!
 
Përmbi Çukël, n'lagjen Vind,
Djalit Pejës ,-aferim !
 
Mbi Krasniqe, si n'ballkon,
Mitrolozi i tij po këndon.
...!
N'hekur t'ftoftë e mbshteti ballin,
N'djep, në Peje, po flet me djalin:
 
N'Gur të Shpuem,e nëpër bjeshkë,
Dej ku hyn, gjemia n'det...
 
... Albani, i thonë k'tij vendi,
Jem' një gjak,nda prej njaj zjëmi!!
./.
Gri, pranverë e vitit 1979
-----------
9. Aaah SERBI, MOJ SHTRIGË E VJETËR
 
Aaah, Serbi, moj shtrigë e vjetër,
Mbi Kosovën, ç'ka do t'bash tjetër?
 
Lidhë me pranga i thue; "Mos luej",
N'shpinë e vet, i thue "je i huej"!,
Brez mbas brezi, babë e djalë,
Janë fajtorë, se janë shqiptarë.
 
Kur Kosovën e mbulon gjaku,
Festë të madhe ka Beogradi,
Bajonetat numrojnë votat,
Beogradi cakrojnë gotat,
 
Kushtetutën e Sllobodanit,
Miratojnë zinxhirtë e tankut.
Nuk harruen Krajlit me i'thanë:
Ec përpara deri n'Tiranë,
 
Sllobodan te plaçin sytë,
Sa mbrapsht kalit i ke hype:
-Mos e shih Tiranën andërr,
Je i ri t'qet buza tamël.
 
Me ja prek qiellin Shqiprisë,
Rrufe t'madhe i lshon Sërbisë,
Ktu, t'gradojmë barut e hekur,
Gjeneral i ushtrisë vdekur.
 
Oooi, Serbi, po t'flet shqiptari:
Ki kujdes,larg duart nga zjarri!!
./.
Tiranë, 1989
-----------
10. KOSOVË, SHPIRTIN-LIRI
 
Moj Kosovë, shpirtin liri,
Shumë rrebeshe ranë mbi Ty,
Kurrë s'u theve, kurrë s'u tute,
Shtatin drejtë, bash si grykë pushke,
 
Gjaku yt po vadit tokën,
Gjakftoftësia, çudit botën!
Kosovarët, një fjalë të tanë,
Hallall jetën, për Ty Nanë,
 
Hallall jetën për Ty Motër,
Enver Hadri e Ylfetja e vogël.
Heronj t'rij t'demokracisë,
Gjaki i tyne t'u ba kmishë,
 
Flamur gjaku e shqipe jeta,
Mic Sokola po rritë në djepa.
Kurr s'je kanë ma e fortë se sot,
Djemtë me shkollë po t'dalin zot,
 
N'ball asht dalë,Brahim Rugova,
Ai e thotë, ç'ka e thotë Kosova,
Fjalën gdhendë si gurë për qoshe,
Mjeshtri i pendës, Rexhep Qose.
 
Ec krenare Kosovë Motër,
Mbaje lart emnin në votër,
Serbomdhejtë me Sllobodanin,
S'mund ta fshijnë emnin as namin,
 
N'ballin Tand buzëqeshë liria,
Kurrë nuk shuhet Dardania !
./.
Tiranë, 1989
----------------
 
(Per VOAL,ch,, nga Shengjini, 29 Nentor 2014)

ZEQIR LUSHAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.