ZEQIR LUSHAJ - TROLLI I ARBËRIT NJË FLAMUR -Këngë për patriotin hotjan Rexhep Haradini-
E Hënë, 12.01.2014, 09:44am (GMT+1)
Teksti: Zeqir Lushaj
Këndojnë (nipat e Rexhepit), vëllezërit ISMAILI
Qe' kjo kangë po endet n'Alpe, Këndue prej vllazënve Ismaili, Orët e bjeshkës ja percjellin, Gjyshit tonë Rexhep Nokshiqi. E kan njoftë Pepaj e Arzhani, Rexhep Djalin dallgë-stuhi, Per Flamur e nder t'vatanit, Krah Gjo-lulit e Ismail Qemalit. Perkrah burrave t'Pamvarësisë, Dorë per dorë me Bacen Isë, Prej Deçiçit e deri në Vlorë, Një flamur shtërngon në dorë. E ka çue Plava e Gucia N'djepin tonë kah Albania, Amanet sot e qyshkurë, Trolli i Arbërit - Një Flamur. N'at kufi me malazezë, Tri herë kullat ja kan dhezë, Sa herë pushka aty krisi, Ish Rexhepi e Ramë Ferizi, S'tremben djelt e Arzhanicës, Rrufe-flakë e bajnë mes ditës. I biri i Plavës e Haradinit, Skuqi boren në mes dimnit, Patriot në çdo kohë e mot, N'Çerem vorrin e ka edhe sot. Rexhep Haradinit me gjithë shokë Po i këndojnë nipat nëpër botë, Jau ruejmë emnin plot lavdi Kah flet shqipja asht' Shqipëri. ./. -NJ, USA, Janar 2014-
-Per VOAL,ch, 1 Dhjetor 2014-
www.voal-online.ch
|