VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ZEQIR LUSHAJ - TROLLI I ARBËRIT NJË FLAMUR
-Këngë për patriotin hotjan Rexhep Haradini-

E Hënë, 12.01.2014, 09:44am (GMT1)



Teksti: Zeqir Lushaj

Këndojnë (nipat e Rexhepit), vëllezërit ISMAILI

 

 
Qe' kjo kangë po endet n'Alpe,
Këndue prej vllazënve Ismaili,
Orët e bjeshkës ja percjellin,
Gjyshit tonë Rexhep Nokshiqi.
 
E kan njoftë Pepaj e Arzhani,
Rexhep Djalin dallgë-stuhi,
Per Flamur e nder t'vatanit,
Krah Gjo-lulit  e Ismail Qemalit.
 
Perkrah burrave t'Pamvarësisë,
Dorë per dorë me Bacen Isë,
Prej Deçiçit e deri në Vlorë,
Një flamur shtërngon në dorë.
 
E ka çue Plava e Gucia
N'djepin tonë kah Albania,
Amanet sot e qyshkurë,
Trolli i Arbërit - Një Flamur.
 
N'at kufi me malazezë,
Tri herë kullat ja kan dhezë,
Sa herë pushka aty krisi,
Ish Rexhepi e Ramë Ferizi,
S'tremben djelt e Arzhanicës,
Rrufe-flakë e bajnë mes ditës.
 
I biri i Plavës e Haradinit,
Skuqi boren në mes dimnit,
Patriot në çdo kohë e mot,
N'Çerem vorrin e ka edhe sot.
 
Rexhep Haradinit me gjithë shokë
Po i këndojnë nipat nëpër botë,
Jau ruejmë emnin plot lavdi
Kah flet shqipja asht' Shqipëri.
./.
-NJ, USA,  Janar 2014-

              
-Per  VOAL,ch, 1 Dhjetor 2014-

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.