VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MODELJA SHQIPTARE STELA MATOSHI PËRZGJIDHET 'MBRETËRESHA E EVROPËS 2014'

E Mërkurë, 12.10.2014, 04:29pm (GMT1)



ITALI - Në Brindisi të Italisë u mbajt evenimenti ndërkombëtar "The Queen of Europë" , ku morën pjesë 50 modele nga mbarë Evropa.

Nga Shqipëria konkurruan 4 supermodele, Stela Matoshi, Klediola Loca, Ada Matoshi dhe Estela Ahmeti, drejtoresha e modeleve.

Klediola u përzgjodh në pesëshen më të mirë, Ada Matoshi tek 15 më të mirat, njëkohësisht fitoi dhe kontratë me një agjenci në Milano, ndërsa ajo që mori çmimin e parë, ishte Stela Matoshi nga Tirana.

Stela u përzgjodh si "Mbretëresha e Evropës 2014" dhe është një privilegj i madh që një shqiptare të cilësohet e tillë.

Stela Matoshi ka marrë pjesë nëpër shumë evenimente, ndërsa së fundmi ishte protagoniste në videon e këngës "Mos më moho" të Gentjan Demës.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.