VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË HISTORI ME SHQIPTARË ORTODOKSË - QË KA TRONDITUR MAQEDONINË

E Premte, 12.12.2014, 09:38am (GMT1)



Branko Manojlovski, që është ndër të parët që u deklarua se është shqiptarë ortodoks nga Reka e Epërme në Maqedoni, ka konfirmuar publikisht lidhjen familjare me Branislav Sinadinovskin, profesorin universitar, i cili së fundi ka tronditur opionion maqedonas, pas deklarimit të origjinës dhe përkatësisë së tij të pastër shqiptare.

Branko Manojlovski, që është edhe kryetar nderi i shoqatës atdhetare "Josif Bageri" dhe që jeton në Çikago, ka rrëfyer për lidhjet e tij familjare me profesorin Sinadinovski, i cili me rastin e festës së 28 Nëntorit publikoi librin e tij "Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni", dhe që nxiti debate të gjëra në Maqedoni, por edhe një reagim të papritur nga motra e tij Liljana Sinadinovska, e cila theksoi se vëllai i tij nuk është shqiptar.

"I ati i Branislav Sinadinoskit ishte Joakim Sinadinoski. Kurse nëna e Joaqimit ishte Keva, e cila ishte motra biologjike e nënës time Zafirkës. Që të dyja dem baba dem kishin lindur dhe rritur në Beliçicë të Rekës së Epërme, ku kishin llafosur vetëm shyp, pasi që fshati ynë dhe të tjerët përreth llafosnin shyp. Pleqët dhe prindërit tanë nuk dinin maqedonisht. Të gjithë kuvendonin shyp", theksoi Manojlovski për agjencinë e lajmeve INA.

Por, Brankua rrëfen se si është zhdukur edhe mbiemri i tyre origjinal Tanashi, i cili historikisht ishte trashëguar brez pas brezi, deri në periudhën e pushtimit serb kur u emërtuan dhe u detyruan të regjistrohen si Tanasheviç, aty kah vitet 1870.

Ai rrëfen se si ka vijuar më pas me diskriminimin kur pas Luftës së Dytë Botërore ishte nisur me motrën e tij për të nxjerrë në çerfitifikatë në Zyrën e Ofiqarisë.

"Unë me motrën time shkuan në ofiqari për të nxjerrë një çertifikatë lindje. Punonjësi i kësaj zyre ma shkroi mbiemrin Manojlovski, duke më thënë mua dhe motrës se prej tani kemi këtë mbiemër dhe jo më Tanasheviç. Kjo ishte akti i dytë i një gjenocidi dhe diskriminimi vetëm e vetëm për të humbur gjurmët tona", rrëfen 71 vjeçari i cili tërë verën e kalon në fshatin e lindjes, ndërsa dimrin në Çikago në SHBA.

Ai thotë se kisht ekërkuar nga priftërinjtë në Kishën e Shën Bigorit për origjinën e tyre dhe të mbiemrit të tyre Tanashi.

" Pas disa hulumtimeve në pranin timen dhe të një prifit të kishës, nëpër librat e moçëm apo regjistrat e viteve 1870-80,  gjetëm mbiemrin e vertetet dhe më tha: PRA TË VËRTETËS I HESHTË EDHE ZOTI!. Në këtë rast edhe prifti nuk foli gjë. I thash se kjo është e vërteta e cila në këtë moment ka nevojë për guxim, kurajo dhe përkushtim. Familjet tona të Tanashajve flitnin vetëm gjuhën shqipe të dialektit të Rekës së Epërme, të cilën në studimet e tij të thella gjuhësore e përmend edhe studjuesi me renome botërore Robert Elsie", thotë Brankua.

Nxjerrja në dritë e shqiptarëve ortodoks të Rekës do të vijojë dhe zëri i tyre i drejtësisë dhe të vërtetës historike do të përhapet kudo. Me angazhimin e Komunitetit Shqiptaro Amerikan në Çikago dhe vetë Branko Manojlovskit, së shpejti edhe në SHBA do të bëhet promovimi i librit "Shqiptarët Ortodoks të Maqedonisë" nga autori Branislav Sinadinovski. (INA)
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.