VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË BENELUKS I BALLKANIT MUND TË PARANDALOJË NJË PËRPLASJE NË MES TË HISTORISË DHE GJEOGRAFISËNga BLERIM REKA

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 09:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
NJË BENELUKS I BALLKANIT MUND TË PARANDALOJË NJË PËRPLASJE NË MES TË HISTORISË DHE GJEOGRAFISË
Nga BLERIM REKA

E Premte, 12.12.2014, 03:12pm (GMT+1)



Ballkani ka hyrë në ujërat e turbullta të cilat ende nuk janë qetësuar tash 100 vjet që nga Lufta e Parë Botërore. Kufijtë ishin prioritet i lartë për vendet pasi që gjeografitë e reja janë krijuar dhe rikrijuar. Vendet e reja u krijuan dhe ato të vjetrat u shpërbën. Por, çështjet e pazgjidhura etnike kanë mbetur dhe gjeografia e kufizuar ka qenë në gjendje të tretet në një histori kaq të rëndë. Incidentet e fundit shpërthyen në futboll dhe mosmarrëveshjet diplomatike dhe zhurma mes Serbisë dhe Shqipërisë në vitin 2014. Ballkani ka treguar një përplasje të përhershme ndërmjet gjeografisë dhe historisë gjatë shekullit të kaluar.

Një projekt i ri, që synon shmangien e konflikteve të vazhdueshme kufitare në Ballkan, u lansua për të ofruar lëvizje të lirë ndërkufitare të njerëzve, mallrave, parave dhe të shërbimeve.

Ky tani është zgjeruar për t'i kyçur iniciativat rajonale duke përfshirë projektet e infrastrukturës dhe energjisë.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (BAFTA) për rajonin e Ballkanit, projekt që mbulonin katër vendet- Shqipërinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi, u lansua në vitin 1998. Filozofi të reja krijuan një "Beneluks i Ballkanit" dhe u pasua nga një numër i iniciativave rajonale dhe samiteve vjetore mes presidentëve.

Thelbi i BAFTA ishte që të krijonte një zonë të tregtisë së lirë ndërmjet katër vendeve, secili i lidhur me detyrimet natyrore, historike dhe tradicionale. Ata gjithashtu kanë një nivel përafërsisht të barabartë të zhvillimit ekonomik, politik, kulturor, shkencor, teknologjik dhe industrial.

Rrjeti ndërlidhës

Modeli rajonal i vendeve të Beneluksit Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg ka funksionuar për 55 vjet, kështu që pse mos të kemi një skemë të ngjashme përmes BAFTA në Ballkan?

Në aspektin gjeopolitik, të katër vendet janë në një udhëkryq të dy korridoreve pan-evropiane në Ballkan.

Ato janë në mes detit Adriatik, Jon dhe Egje, me lidhje të rëndësishme rrugore ekonomik në Ballkan, dhe një rrjet ndërlidhës të gazsjellëseve të mëdha, si Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe Gazsjellësit Adriatik Jon (IAP).

Rajoni është i pasur me resurse natyrore, minerale, energjetike dhe bukuri natyrore të mjaftueshme për zhvillimin e industrisë dhe turizmit.

Në aspektin demografik, ai ka një popullatë të re dhe mirë të arsimuar me përvojë profesionale, por nuk është motivuar ekonomikisht dhe ka papunësi të lartë.

Në aspektin e kulturës, atje shumë nacionalitete jetojnë bashkë, flasin gjuhë të ndryshme dhe praktikojnë religjione të ndryshme. Të katër shtetet fqinje kanë shoqëri multietnike, multikuluturore, multigjuhësore dhe multireligjioze.

Ombrella e sigurisë

Këto dallime mund të shihen si një realitet pozitiv kulturor. Shoqëritë multi-etnike dhe multigjuhësor do të mund të krijojnë një shoqëri të re rajonale post-komuniste dhe pas konfliktit të integruar, duke zëvendësuar burimet e hershme të konflikteve në Ballkan.

Politikisht, të katër vendet kanë pranuar rregullat e demokracive perëndimore, të drejtat e njeriut, liritë, tolerancën, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin mes vendeve fqinje. Këto janë duke kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe evropian.

Të gjithë e kanë përjetuar të njëjtin model të trefishtë të tranzicionit nga sundimi komunist në shoqëritë demokratike; nga shtetet me ekonomi centraliste, në ekonomitë e tregut të lirë; dhe nga lufta në paqe.

Të gjitha janë të monitoruara ndërkombëtarisht në një masë të ndryshme dhe janë, në një mënyrë, nën protektorat të lehtë ushtarak, politik dhe ekonomik të mbikëqyrjes nga Kombet e Bashkuara, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), NATO, Bashkimi Evropian, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Këshilli i Evropës.

Të katër vendet janë nën ombrellën e sigurisë së NATO-s dhe në procesin e demilitarizimit, kështu që nuk paraqesin rrezik për sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

Qasje e re

Ekonomikisht, të gjitha kanë dalë nga një ekonomi socialiste e planifikuar dhe shtetërore dhe në një nivel të krahasueshëm të zhvillimit. Të gjitha synojnë demokracinë dhe duke shkuar drejt një ekonomie liberale të tregut, që do të thotë duke bashkëpunuar ngushtë në çështjet ekonomike në një ndërvarësi të ndërsjellë.

Të gjitha gjithashtu duan të jenë pjesë e BE-së sa më shpejt që të jetë e mundshme, kanë një qëllim për stabilitet politik, ligjor dhe ekonomik për t'u përgatitur për anëtarësim në BE, duke i përmbushur standardet ndërkombëtare si dhe kriteret e BE-së të Kopenhagës. Të katër vendet janë në kërkim të përmirësimit të sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe rolit të shteteve funksionale.

Ideja origjinale e BAFTA ishte për të krijuar një Ballkan të qetë duke i thyer kufijtë me marrëveshje rajonale për tregti të lirë si vendet e Beneluksit. Disa ekspertë thonë se lëvizjet për integrimin e vendeve të Ballkanit në BE duhet t'i trajtojnë ato në një pako të përbashkët për anëtarësim dhe jo qasjes tradicionale secilin vend veçmas. Vendet e Ballkanit do të mund të krijojnë një zonë me lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, njohurive, teknologjisë, informacionit, kapitalit dhe njerëzve, duke eliminuar barrierat e krijuara nga kufijtë dhe çështjet administrative ndërshtetërore.

Rreziqet për dështim

Kriteret bazë të BE-së dhe vlerat e përbashkëta evropiane të paqes, sigurisë dhe stabilitetit; demokracia parlamentare; sundimi i ligjit, respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe të lirive dhe të ekonomisë së tregut konkurrues, mbeten për t'u përmbushur. Një qasje paketë për Ballkanin do t'u mundësojë katër vendeve t'i harmonizojnë sistemet e tyre politike dhe ekonomike.

Aktualisht, të katër vendet kanë një histori të njëjtë komuniste, nuk kanë një sundim të fortë të ligjit dhe të gjitha kanë korrupsionin e shfrenuar. Secili ka dështuar në respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Është parë se mund të jetë më e lehtë në qoftë se ato i humbin pesë deri në 10 vjetët e ardhshme duke u përgatitur për t'i përmbushur kriteret e BE-së, së bashku, sesa secili vend individualisht me problemet e veta.

Secili shtet përballet me rrezikun e njëjtë të dështimit sikurse fqinjët e vet dhe në të njëjtën kohë, nuk ka gjasa për t'i përmbushur kushtet e tyre brenda 10 vjetësh.

Ekspertët besojnë se ëndrra për BE-në ka më shumë gjasa të realizohet pas një gjyqi rajonal për t'u përgatitur për anëtarësim si një paketë apo grup për të katër vendet.

Filozofia e kufijve të lirë

Qëllimi i përbashkët për t'u përgatitur për integrim në BE, do t'i qetësonte konfliktet tradicionale në Ballkan për kufijtë. Kjo do të mund të bënte këtë më pak të rëndësishme në krahasim me çmimin e përbashkët të anëtarësimit në BE.

Kjo mund të provojë se në një rajon tradicionalisht të ndarë me kufij të ngurtë politikë, një "Beneluks i Ballkanit" do të mund të krijohet si një model rajonal mbinacional që do të eliminonte modelin ekzistues ultranacional në Ballkan.

Ky integrim nënrajonal do të mund të zhvillohet më tej në mënyrë institucionale gjatë viteve të ardhshme. Një Grupi i Veprimit për Integrim Ekonomik dhe Evropian (AGREEI) është krijuar në Tiranë, në vitin 2013 për të mbështetur filozofinë e kufijve të lirë ndërmjet këtyre katër vendeve. Një nga objektivat strategjike është mbështetja e krijimit të tregut për tetë milionë konsumatorë me bashkëpunim të lirë ndërkufitar si një rrugë drejt integrimit në BE.

Ky model transnacional ka për qëllim të forcojë çdo vend ballkanik në përpjekjet e tyre të përbashkëta, siç e kanë pasur vendet e Beneluksit. Një sekretariat do të ngrihet së shpejti, duke u pasuar me hartimin e një traktati për ta funksionalizuar nismën në aspektin institucional.

Shtimi i agjendës

Ballkani Jugor ndryshon nga Ballkani Verior, me ekonomitë e jugut që kanë një orientim të rëndësishëm drejt Detit Adriatik. Komunitetet e tyre të biznesit përballen me të njëjtën sfidë të tregjeve të vogla në krahasim me vendet e tjera.

Një qasje e koordinuar për adresimin e lehtësirave tregtare dhe doganore, bashkëpunimit kundër krimit të organizuar, zhvillimin e rajoneve kufitare lokale, bashkëpunimi në infrastrukturë, dhe zhvillimin e hapësirës ajrore të përbashkët, energjisë dhe një tregu të përbashkët financiar, do të krijojë një agjendë rajonale të rritjes ekonomike, e cila aktualisht mungon.

Shembujt e suksesshëm të bashkëpunimit rajonal përfshijnë vendet e Beneluksit, vendet e Vishegradit të Evropës Qendrore dhe Këshillin Nordik. Këto ofrojnë modele që Ballkani do të mund t'i ndiqte, si Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi, që të gjitha janë shtete të reja.

Ato kanë një histori të përbashkët, zakonet e popullsisë dhe që të katërtat tregojnë shenja të nëninvestimit në një rajon të lënë pas dore që nga koha e Perandorisë Osmane në vitin 1913.

Lidhjet e transportit

Secili vend ka përjetuar progres të paprecedent në pesë vjetët e fundit dhe një mungesë serioze të infrastrukturës duke përfshirë në rrugët, hekurudhat dhe energjinë. Kjo është arsyeja pse aq pak projekte kanë filluar në mes tyre kohët e fundit.

Shqipëria dhe Kosova kanë filluar një projekt të "˜autostradës' energjetike në vitin 2013. Një marrëveshje e ngjashme është arritur midis Maqedonisë dhe Shqipërisë me një kredi prej 45.000.000 eurosh nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe midis Maqedonisë dhe Kosovës në nëntor 2014.

Këto vende janë të lidhura me projektin "˜pan-evropian të transportit të korridorit të tetë, i cili pritet të funksionalizohen nga viti 2022. Ministrat e transportit të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë, miratuan një deklaratë për zbatimin e projekteve të infrastrukturës të ndërlidhura me korridorin e tetë, më 31 tetor 2014.

Maqedonia ka marrë para nga BERZH-i për hekurudhën e saj deri në Bullgari, që lidh detin Adriatik nga Shqipëria me Detin e Zi në Bullgari. Kosova dhe Maqedonia diskutuan një projekt hekurudhor Prishtinë-Shkup-Selanik-Stamboll në nëntor 2014. Maqedonia është vend kyç për korridorin 10 rrugor të BE-së, nga Budapesti deri në Selanik, që pritet të ketë një lidhje moderne hekurudhore në vitin 2018. Projekti është duke u mbështetur nga BE-ja, Greqia dhe Kina.

Kina është aksionari kryesor në portin e afërt të Pireut, porti kryesor në Greqi. Ajo është duke investuar në përmirësimin dhe funksionalizimin e terminalit. Ky është investimi më i madh i brendshëm i Greqisë në vlerë prej 500 milionë eurosh dhe i mundëson Kinës një pikë kyçe për të pasur qasje në Evropë. Maqedonia do të ndërtojë autostradën Kërçovë Strugë, që e lidh atë me Shqipërinë, si pjesë e korridorit të tetë. Lidhjet rrugore janë thelbësore dhe një parakusht për tregti më të madhe dhe bashkëpunim ekonomik dypalësh.

Kosova ka filluar ndërtimin e autostradës Prishtinë Shkup, kurse Shqipëria dhe Mali i Zi janë duke diskutuar për autostradën e Adriatikut nga Shqipëria në Mal të Zi dhe në drejtim të Kroacisë. Shqipëria dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Gazsjellësit Adriatik Jon (IAP), i cili së bashku me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) do të çojë gazin natyror të Azerbajxhanit në tregun e BE-së.

Ndarja e Ballkanit në Ballkanin Jugor dhe në Ballkanin Verior, është rezultat i gjeopolitikës, me jugun që lidhet me detin Adriatik dhe Jon, ndërsa veriu është më i orientuar drejt lumit Danub. Integrimi rajonal nuk ka çuar në shpërbërjen e vendeve ekzistuese apo në ndryshimin e kufijve, por duke i bërë ata më shumë formalë, të lirë dhe të hapur për të katër vendet. Kufijtë ekzistues të njohur ndërkombëtarisht do të mbeten, por nuk do të ketë më pengesa shtetërore në vend. Kjo qasje rajonale do të parandalonte luftërat dhe konfliktet e reja, si një model i diplomacisë parandaluese.

Tregtia e lirë mund të jetë lehtësuese në hapjen e ideve të reja, ku Ballkani është përshkuar nga luftërat territoriale në të kaluarën.

Vendet e Beneluksit kanë funksionuar përmes kufijve fleksibilë që nga 1960 dhe kjo është se si BE-ja dhe 28 vendet e saj funksionojnë sot. ShBA-ja dhe BE-ja kanë nisur Partneritetin transatlantik të tregtisë dhe investimeve (TTIP), në atë që premton të jetë zona më e madhe transatlantike e tregtisë së lirë. Një zonë e vogël ballkanike e tregtisë së lirë, duke ndjekur të njëjtin model, do të evropianizonte Ballkanin dhe Beneluksi i Ballkanit do të parandalonte ballkanizmin e Evropës.

Skenarët e mundshëm

    Ballkani përballet me dy zgjidhje për të vazhduar historinë tragjike të të ashtuquajturave luftërave të Ballkanit në një cikël të përleshjeve territoriale dhe të kufijve, apo për t'i harruar kufijtë dhe për të hapur një proces të pajtimit dhe integrimit rajonal si parakusht për integrimin në BE.
    Brukseli nuk pritet të pranojë anëtarë të rinj që kanë mosmarrëveshje ekzistuese kufitare, apo anëtarë potencialë nga Ballkani Perëndimor përderisa kontestet territoriale me fqinjët nuk zgjidhen.
    Beneluksi i Ballkanit midis vendeve të rajonit do të përgatiste këto vende përmes bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar për integrim në BE.
    Një model i ndryshëm për Ballkanin do të mund të zbatohet në pesë vjetët e ardhshme, ku kufijtë midis shteteve sovrane do të mbeten ende, por do të humbasin rëndësinë e tyre politike. Ata do të jenë pjesë e jetës së përditshme në terren, por do të bëhen kufijtë virtualë.
    Pritet që filozofia kombëtare do të zëvendësohet me një filozofi post-kombëtare në të ardhmen e afërt, ku pretendimet sovrane do të zëvendësohen me praktikat mbikombëtare.
    Hapat e parë të këtij integrimi nën-rajonal pritet të pasojnë nga projektet e infrastrukturës dhe energjisë.

 

(Geopolitical Information Service (GIS)
BLERIM REKA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË HISTORI ME SHQIPTARË ORTODOKSË - QË KA TRONDITUR MAQEDONINË (12.12.2014)
MODELJA SHQIPTARE STELA MATOSHI PËRZGJIDHET 'MBRETËRESHA E EVROPËS 2014' (12.10.2014)
JETË E HUMBUNNga EJËLL ÇOBA (12.09.2014)
MË KA PAS THANË NJË PLAK!-E ribotoj sot në 28 vjetorin e ndarjes nga jeta të babait tim-Nga ZEQIR LUSHAJ (12.08.2014)
SHQIPËRIA - NJË RAST I VEÇANTË, POR JO I VEÇUARNga ANA LALAJ (12.07.2014)
PESHKOPIA, VARFËRI DHE MUNDËSI ZHVILLIMINë qytetin e Peshkopisë rreth 800 familje jetojnë me ndihma sociale dhe shumë të tjera mbahen me tregti dhe biznese të vogla (12.07.2014)
KINEZËT - NDARJA ME SHQIPTARËT, E HIDHUR DHE MALLËNGJYESE (12.05.2014)
SINADINOVSKI - NË FAMILJEN TONË FLITEJ SHQIP, BABAI IM THOSHTE SE NE JEMI SHQIPTARË (12.05.2014)
ËNDËRRAT PRESIN VENONËNNga LETICIA GARGJOLA (12.03.2014)
ZEQIR LUSHAJ - TROLLI I ARBËRIT NJË FLAMUR-Këngë për patriotin hotjan Rexhep Haradini- (12.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lartë]