VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

VOLEJBOLLISTI GAZMEND HUSAJ KRENARI SHQIPTARE
E Martë, 12.16.2014, 09:45am (GMT1)



Volejbollisti nga Peja Gazmend Husaj me performancën e tij si profesionist po korr suksese në kampionatin turk të volejbollit. Gjigandi nga Peja i datëlindjes 1987 është rreshtuar menjëherë në 6 lojtarët pikëshënues më të mirë të kampionatit duke lënë mbrapa shume lojtare me permasa boterore!

Karrierën e tij Gazmend Husaj e nisi në atdhe, duke veshur fanellën e qytetit të tij të lindjes, Peja e më vonë duke vazhduar me Mabetex Prishtina në Tiranë e pastaj tek Shkëndija e Tetovës.

Më vonë kalon në kampionatin zviceran të volejbollit dhe gjatë turneut 2009-2010 merr çmimin Most Valuable Player (MVP) - si Lojtari më i çmuar - me Chênois Genève Volleyball. Luan në Bahrain me l'Al-Muharraq Sports Club. Prej 2009, Gazmend Husaj me një staturë të jashtëzakonshme si lojtar, i lartë mbi 2 metra, është lajtar i kombëtares shqiptare, dhe në vitin 2009 është kaulifikuar si lojtari më i mirë i kampionatit Europian për 2009.Në 2012 transferohet në Katar. Në 2013-14 merr pjesë në Pallavollo Piacenza ku fiton Kupën e Italisë, ndërsa tani ai i është bashkangjitur kampionatit turk me skuadrën turke të kryeqytetit Ankara Maliye Milli Piyango Spor Kulübü.

Gazmend Husaj është krenari shqiptare.


www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.