E Premte, 04.19.2024, 04:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
TEK KAFE ELIDA TRE GAZETARËT E RILINDJES MË FOLËN PËR KRIJIMIN E LDK-së
“Ti bëjmë presion Ibrahim Rugovës të zgjidhet kryetar”
Nga ALI ALIU

E Martë, 12.23.2014, 03:32pm (GMT+1)


Në një ditë dhjetori të vitit 1989, tre gazetarët e faqeve të kulturës në gazetën Rilindja, Mehmet Kraja,
Xhemail Mustafa dhe Ibrahim Berisha, në kafe Elida të Prishtinës, më përfshinë në një bisedë të hershme të tyre: mendonin rreth themelimit të një partie alternative shqiptare në Kosovë.

Gjatë vjeshtës së atij viti në hapësirën jugosllave, e sidomos në Slloveni dhe Kroaci, ishin themeluar disa parti të tilla. Natyrisht, ideja e këtij grupi iniciues për të bërë një parti të tillë kishte përballë disa nga vështirësitë dhe sfidat jo të lehta. Edhe për arsyen e njohur se demokracia në Lubjanë dhe Zagreb bënte firë deri sa mbërrinte në Prishtinë. Aq më shumë kur dihej se Kosova ishte thuaja në një gjendje të jashtëzakonshme ushtarako-policore.

Pra, një nga dilemat ishte kjo: e para, a do të mund të kalonin pa ndëshkim nxitësit dhe nismëtarët e themelimit të një partie që do ta sfidonte partinë komuniste dhe, e dyta, edhe po të kalonte pa ndëshkim dhe burgosje, a do të kalonte filtrin e administratës federale, ku duhej të bëhej regjistrimi?

Një problem dhe hamendësim i këtij grupi ishte edhe problemi i kryetarit të partisë. Gjatë diskutimeve të gjata dhe të shumta mes katërshes inicuese, dëgjova se njëri nga grupi paskësh provuar t'ia propozojë një rol të tillë Ibrahim Rugovës, aso kohe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, i cili paskësh refuzuar.

Këto dhe biseda tjera gati parapërgatitore zhvilloheshin me ditë e javë, kryesisht në lokalet e ëmbëltores Elida. Gjatë një debati të tillë, tanimë i katërshes, në tavolinën tonë u drejtua Jusuf Buxhovi, edhe ai gazetar në Rilindje. Kolegët e tij nuk e ndërprenë bisedën dhe u duk sikur u inkuadrua edhe i pesti në këtë nismë. Për më shumë, gjatë ditëve më vonë, Buxhovi filloi të na pajisë me tërë dokumentacionin e duhur për themelimin dhe regjistrimin e partisë.

Dhe, një ditë u caktua data e themelimit 23 Dhjetori.

Njëra nga kërkesat e Ministrisë Federative të Drejtësisë në Beograd për themelimin e partive të reja ishte edhe firma e të paktën tridhjetë anëtarëve. Grupi në fjalë i mori të gjitha masat që të sigurohet prania e numrit të duhur për tridhjetë firmat e domosdoshme...

Dhe deri ditën e fundit, ditën e themelimit të partisë, ne nuk e kishim një kryetar të mundshëm të sigurt. Dikush nga ne e përmendi emrin e Rexhep Qosjes.

Jusuf Buxhovi u paraqit vullnetarisht të bisedojë me të. Takimin në Institutin e Albanologjisë ai e bëri ditën e themelimit të partisë, në ora 9, meqë në orën 11 ishte caktuar tubimi themelues.

Gjithnjë tek Elida, Buxhovi kthehet nga ai takim duke thënë se as Qosja nuk pranoi. Kur u nisëm drejt lokalit të Shoqatës së Shkrimtarëve, Mehmet Kraja, ashtu siç e ka thënë edhe në librin e tij, u nda nga tre të tjerët dhe më tha: "Jusuf Buxhovi shfaqi dëshirën që të bëhet kryetar. Do të ishte mirë që të provojmë edhe një herë, edhe ti edhe unë, të bëjmë presion mbi Ibrahim Rugovën që të pranojë. Nëse nuk do të mundemi, unë nuk do të hyj në kryesi me kryetar Buxhovin."

Me këtë synim hymë në lokalet ku numri i të pranishmëve ishte më i madh nga sa duheshin firma. Dhe kur u hap mbledhja u sqaruan idetë, synimet, forma e organizimit, prioritare u shtrua zgjedhja e kryetarit. Me insistimin këmbëngulës të Krajës dhe timin, duke bërë presion, më në fund, Ibra e pranoi postin e Kryetarit të LDK-së...

ALI ALIU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SI KALOI VIZITA E PARË E IBRAHIM RUGOVËS NË TIRANË?Na shoqëroi edhe gazetari Skënder BuçpapajNga ALI ALIU (12.20.2014)
'IDENTITETI' I PIKTORIT PANTINA - NXJERR NË PAH RELIKTET E NACIONALITETIT SHQIPTAR (12.19.2014)
18 DHJETOR 1981 - KATËR DËSHMI PËR VDEKJEN E MEHMET SHEHUT (12.18.2014)
ARMINA - JA DETAJET E LIDHJES SIME ME SHKËLZENIN (12.17.2014)
VOLEJBOLLISTI GAZMEND HUSAJ KRENARI SHQIPTARE (12.16.2014)
IZRAEL, NËPËR PLAGËT E TOKËS SË SHENJTË (Reportazh) (12.15.2014)
UKSHIN HOTI, PRINCI I VËRTETË I KOMBITNga RAMIZ LUSHAJ (12.13.2014)
LDK NUK ËSHTË PRONË E ASKUJT - JO GRUPEVE TË INTERESIT NË LDK!Nga FLORIM ZEQA (12.12.2014)
NJË BENELUKS I BALLKANIT MUND TË PARANDALOJË NJË PËRPLASJE NË MES TË HISTORISË DHE GJEOGRAFISËNga BLERIM REKA (12.12.2014)
NJË HISTORI ME SHQIPTARË ORTODOKSË - QË KA TRONDITUR MAQEDONINË (12.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]