E Shtunë, 04.20.2024, 08:05am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
SHQIPTARËT
 
ARTISTËT QË U NDANË NGA JETA MË 2014

E Martë, 12.30.2014, 08:59am (GMT+1)


    Aktorë, muzikantë, këngëtarë, shkrimtarë, gjuhëtarë, përkthyes, por edhe studiues shqiptarë janë ndarë nga jeta gjatë këtij viti. Vaçe Zela, Skënder Sallaku, Laver Bariu, Ibrahim Madhi, Liza Laska etj


Gjatë vitit që po lëmë pas, shumë artistë shqiptarë u ndanë nga jeta. Mjeshtër të këngës, mjeshtër të humorit, të gjuhës, së përkthimit, të cilët i kanë njohur mbarë shqiptarët, nuk janë më fizikisht, por do të kujtohen vetëm nga in memoriumeve që do t'ju bëjmë herë pas here, nëpërmjet asaj që na lanë pas, nëpërmjet punës së tyre.

Vaçe Zela, zëri i pavdekshëm i muzikës shqiptare

Këngëtarja Vaçe Zela (1939-2014 Bazel) u lind në Lushnjë. Ajo do të bëhej shumë shpejt artiste e njohur nga të gjithë. Për kohën kur ajo ngriti në këmbë një karrierë të shkëlqyer, kjo do të thoshte që Vaçe Zela të meritonte titullin "Artiste e Popullit". Shumë e re Vaçe Zela prezantohet në festivalet e këngës së lehtë në Radio dhe më vonë në Radio-Televizion, që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë. Studioi për Art Dramatik, por iu kushtua këngës së lehtë dhe këngës së përpunuar popullore. Ka marrë pjesë në 26 festivale kombëtare, ku ka fituar 10 herë vendin e parë. Vaçe Zela ka një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit. Zërin e saj dëgjon në filmat "Në shtëpinë tonë".  Në vitin 2008, me rastin e 69-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës Bamir Topi i akordoi titullin "Nderi i Kombit".

Skënder Sallaku, artist i mijëra karaktereve

Skënder Sallaku (25 janar 1935- 11 shkurt 2014) lindi në Tiranë. Fillimisht u angazhua në artin e Cirkut me lëvizjen amatore pranë Pallatit të Kulturës "Ali Kelmendi". Në vitet 1954- 1955 aktivizohet me grupin e Estradës së Kufirit si aktor. Në shtator të vitit 1957, hyn si aktor në Estradën e Shtetit ku aktivizohet deri në fund të vitit 1990, kohë kur del në pension. Gjatë karrierës së tij Skënder Sallaku ka meritën e të qenit klouni i parë, i Cirkut tonë dhe të çeljes së një rruge të bukur e të dashur për publikun. Ka interpretuar si pantomimist te: "Karrigia", "I vdekuri", "Busti", Boksi", "Kuzhinieri", "Pjatat", "Bojaxhiu", "Pija", "Ariu", "Valixhja", "Kovat" etj. Në rolin e klounit ai është aktivizuar edhe në tablo të ndryshme akrobatike, në numra zhonglimi, numra me kafshë, kombinime biçikletash etj. Ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë Cirkut të Pekinit. Në grupin akrobatik punoi deri në vitin 1972, kur Cirku i Tiranës u shkëput nga Estrada e Shtetit. Si aktor mbahet mend në rolet: "Oreksi i madh", "Revolja e humbur" , "Gjuetia e fundit", "Cirku në fshat", "Kur hiqen maskat", "Estrada në ekran". Në vitet 1959-1960, ai ka dalë kampion kombëtar në mundje. Është vlerësuar me tituj "Artist i Merituar", "Artist i Popullit" dhe "Mirënjohja e Qytetit të Tiranës".

Laver Bariu, mjeshtri i fundit i sazeve

Laver Bariu (1929-2014) lindi në Përmet. Në moshën 10-vjeçare ushtronte në shtëpinë e tij llautën e të atit, Bariut, dhe luante edhe në shumë vegla popullore, ndër to edhe në fyejt metalikë që prodhoheshin dhe shiteshin në dyqanet e Korçës, aty ku ishte zhvendosur për të jetuar me familjen. Për herë të parë luan në gërnetë së bashku me të atin, i cili e shoqëronte me llautë vallen e "Dados". Në vitin 1944 kthehet së bashku me familjen në Përmet. Aty takohet me usta Vangjel Leskovikun, pranë të cilit punoi me llautë për rreth 1 vit, ndërkohë që ushtrohej në gërnetë në mënyrë autodidakte. Pas largimit të usta Vangjelit për në Vlorë, usta Laveri organizon grupin e tij, me të cilin mori pjesë edhe në Festivalin e parë Folklorik Kombëtar, Tiranë 1952, në të cilin ai vlerësohet me çmimin e parë si instrumentist popullor. Më 1954 bën regjistrimin e këngës së parë me saze, më 1957 regjistrohet si saze nga ekspedita shqiptaro-gjermane e paskëtaj më 1966 regjistron në Radio-Tirana veç të tjerash edhe tri kaba përmetare me klarinetë, për ta vazhduar punën cilësore me sazet e tij për të gjithë kohën. Ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike lokale dhe ato kombëtare. Ai mund të cilësohet si i fundit prej ustallarëve të traditës së madhe të sazeve të Shqipërisë së Jugut. Sazet e Usta Laverit janë formacioni më i kompletuar i Sazeve të Jugut për periudhën ndërmjet viteve 1950-1990.

Ibrahim Madhi, përfaqësuesi i rrugëtimit të violinës shqiptare

Violinisti i njohur, Ibrahim Madhi (1945-2014) ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Ai ka ushtruar edhe profesionin e profesorit në Universitetin e Arteve në Tiranë. Ka qenë ish-drejtues i Universitetit të Arteve. Profesor Ibrahim Madhi gjatë studimeve u bë pjesë e institucioneve artistike më të rëndësishme të vendit si: Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, Teatrit të Operës dhe Baletit, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve. Profesor Ibrahim Madhi është nderuar në vite me çmime të veçanta, si dhe i janë akorduar çmimet: Artist i Merituar (1976) dhe Artist i Popullit (1990).

Liza Laska: Aktorja labe e nënave epike

Aktorja Liza Laska (1926-2014) lindi në qytetin e Vlorës. Qysh në rini u dallua për talentin e saj dhe në vitin 1946 filloi punë në Teatrin Popullor në Tiranë. Më pas shkoi në Korçë, ku ishte aktore themeluese e teatrit profesionist të këtij qyteti, duke luajtur role kryesore, deri më vitin 1962. Nga ky vit ajo u bë një nga aktoret e para, që formuan trupën e Teatrit Profesionist të Vlorës. Punoi aty deri sa doli në pension, duke qenë aktore e parë, edhe duke mbajtur peshën më të madhe të roleve femra, me mbi 60 role të tilla. Ka luajtur mbi 22 role në filma shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër. Ka spikatur posaçërisht në rolet e nënave epike, që vuajnë dhe pësojnë halle e humbje të mëdha tragjike për bijtë e tyre të rënë për liri, po kështu, gra të vuajtura e fatkeqe, që durojnë me stoicizëm pasojat e një jete nën dhunë apo me liri të kufizuar: gra të emancipuara apo nëna e gjyshe të dashura.  Krahas roleve në teatër, Laska ka interpretuar edhe 13 role të ndryshme në kinematografi si; nëna te "Shtigje lufte" (1974), Mara te "Dimri i fundit" (1976), me të cilin ka fituar "Medaljonin e Festivalit", pastruesja te "Lulëkuqe mbi mur" (1976), nëna e Belulit te "Guna mbi tela" (1977 etj.

Skender Drini, mjeshtri i letrave

Skënder Drini (1935-2014) lindi në Voskopojë dhe u nga jeta para pak kohësh. Ai fillimisht qëndroi 2 javë i shtruar në koma në Repartin e Reaminacionit në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", pasi kishte pësuar një atak cerebral. Miqtë dhe familjarët e tij më të afërt ju gjendën pranë në ditët e fundit, me shpresën se do t'i rikthehej përsëri jetës që kishte lënë në Shkodër, por nuk ndodhi kështu. Kryevepra e tij është "Shembja e idhujve". Ka botuar edhe "Monografi historike", për shembull siç është ajo për Barjam Currin. Ka botuar libra për fëmijë, por edhe libra të fanta-shkencës. "Pas viteve '90 Skënderi ka shkuar libra me shumë cilësi, po përmend dy vepra që janë: "Nata e ka emrin grua" dhe "Korbi". Por ka shkruar edhe një numër të madh librash me tregime. Libri i fundit i Skënder Drinit është "Testamenti".

Shaban Demiraj, përfaqësuesi i gjuhësisë brenda dhe jashtë Shqipërisë   

Profesori, akademiku, Mësuesi i Popullit, i laureuar disa herë me Çmim Republike, Mjeshtri i Madh i Punës, ish-kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Shaban Demiraj (1920-2014) u nda nga jeta në shtator të këtij viti. Shaban Demiraj lindi në Vlorë. Kreu shkollën e mesme në Tiranë dhe studimet e larta në Degën e Gjuhës Shqipe e të Letërsisë në Institutin Pedagogjik 2-vjeçar (19461948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954 1955). Punoi si mësues në disa shkolla të mesme. Nga viti 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik e më pas në UT, ku shërbeu deri në vitin 1990. Ai kishte një autoritet shkencor elitar, ishte një nga përfaqësuesit më të shquar të fushës së gjuhësisë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai i solli shkencës gjuhësore shqiptare, por edhe asaj ballkanike, vlera të mëdha përmes shumë veprave monumentale ku veçohen: "Gramatika historike e gjuhës shqipe", "Gjuha shqipe dhe historia e saj", "Epiri, Pellazgët, Etruskët dhe Shqiptarët", "Fonologjia historike e gjuhës shqipe", "Prejardhja e Shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe",  "Gjuhësi ballkanike" etj.

Aktori i planit komik e satirik Cuk i "Dy herë mat"

Aktori Fadil Kujovska (1951-2014) lindi në Tiranë. Ai u nda nga jeta pas një sëmundje e rëndë, për kurimin e së cilës kishte shkuar në Itali. Studimet e larta për aktrim, i kreu në Institutin e Lartë të Arteve dhe në vitin 1974 filloi punë në Televizionin Shqiptar. Në vitin 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombëtar. Roli komik më i njohur i tij është ai me emrin Cuk, në filmin shqiptar "Dy herë Mat". Spikati si aktor i planit komik e satirik. Kujovska u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave që vinin nga shtresat e ulëta shoqërore apo rangjet administrative. Më 1978 krijoi shëmbëllimin e figurës së njohur të Shvejkut në komedinë e Gjikë Kurtiqit "Miq të paftuar", nxitur nga romani i mirënjohur i Hashekut "Ushtari i mirë Shvejk". Plastika, gjestet dhe mimika, të përpunuara me shije, krijuan gjasa që ky rol të vetëshprehej si duhej në epërsitë e mundshme të të dhënave natyrore të aktorit.

Mjedologu Mentor Quku

Mjedologu Mentor Quku (1939-2014) lindi në Bilisht të Korçës. Ka dhënë mësim në një fshat pranë Kuklit për gati 30 vjet. Fillimisht ka punuar për letërsinë për fëmijë. Ka shkruar një temë për kontributin e Mjedës dhe me atë rast është njohur me veprimtarin e tij nëpërmjet fshatarëve, që kishin jetuar me të. Mbaroi për mësues Kimi-Biologjie, edhe kishte dy diploma në këtë fushë, por ka patur dhe rastin të njoh punën e Mjedës për rreth 40 vjet. Ka kërkuar mbi krijimtarinë e Mjedës, në arkivat e Vjenës, Romës, Vatikanit, Jezuitëve, të Danimarkës etj.

Amik Kasoruho, përkthyes aktiv në gjuhën shqipe

Përkthyesi dhe publicisti Amik Kasoruho (1932-2014) ka lindur në Tiranë. Ai ndërroi jetë pasi vuante nga një sëmundje në mushkri. Ai ishte vendosur përgjithmonë në Shqipëri dhe ishte bërë mjaft aktiv në fushën e përkthimit letrar. Në moshën 17-vjeçare u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg. Ka përkthyer letërsi nga Pirandelo, Ibanjezi, Alende, Robins, Brontë, Haëthorne. Kasoruho ishte më tepër i njohur ai autor, se si përkthyes. Letërsia, eseistika apo publicistika e tij më e rëndësishme është në veprat "Midis burgut dhe dritës", "Çmimi i një ëndrre", "Fluturimi i gjatë i një ore", apo "Një ankth gjysmëshekullor Shqipëria e Enver Hoxhës". Vitet e fundit ka botuar në Kosovë romanin autobiografik "Ikje nga trilli i perëndive".

Veli Rada, komentator i sportit edhe humorist

 Veli Rada (1942-2014) lindi në Tiranë. U aktivizua fillimisht në Lëvizjen Amatore Teatrore të qytetit. Aftësitë e shprehura në fushën e komedisë dhe të humorit e çuan vetiu drejt studimeve të larta për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, dega e Dramës. Pas mbarimit të tyre, në vitin 1983, filloi punë si aktor në Estradën e Tiranës, ku punoi për plot 35 vjet. Ka luajtur shumë role në estradë, edhe pse ai u diplomua për dramë. Komeditë, skeçet, monologët, kupletet dhe disa zhanre të tjera të humorit ishin dhe do të mbeten pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij. Pas viteve '90 Veli Rada u përfshi edhe në politikë. Ai ka kontributin e tij në Partinë Demokratike në Shqipëri, por edhe si komentator i sportit.

Petraq Xhillari, aktori i karaktereve interesante

Petraq Xhillari (1943-2014) u shua para pak ditësh në moshën 71-vjeçare. Shumë prej nesh e njohin në rolet e tij në kinematografi me filmat: "Njeriu me top", "I treti", "Vëllezër dhe shokë" etj. Xhillari lindi në qytetin e Përmetit. Mbaroi shkollën e lartë për aktrim te "Aleksandër Moisiu", në vitin 1965. Në vitin 1971 filloi punë në Teatrin Popullor, ku punoi deri në 1994-ën, kur edhe ngriti të parin 0 të fundit ai e quajti "Kafe Teatër", por që nuk mundi ta mbajë gjatë për mungesë financimi. Ka qenë një nga aktorët e spikatur të ashtuquajtur të "roleve të vogla". Interpretoi mjaft role të dyta dhe episodike, duke realizuar karaktere interesante.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ME KË TË QESHIM, ME VETEN APO ME POLITIKANËT TANË!Nga LEKË MIRAKAJ, New York (12.27.2014)
'BILD' SHPALL SHKODRAN MUSTAFIN FITUES TË VITIT 2014! (12.26.2014)
FLAMURI SHQIPTAR SI TEME NE DISA VEPRA TE RILINDJES EVROPIANE…Nga ILIR SECI (12.25.2014)
TEK KAFE ELIDA TRE GAZETARËT E RILINDJES MË FOLËN PËR KRIJIMIN E LDK-së“Ti bëjmë presion Ibrahim Rugovës të zgjidhet kryetar”Nga ALI ALIU (12.23.2014)
SI KALOI VIZITA E PARË E IBRAHIM RUGOVËS NË TIRANË?Na shoqëroi edhe gazetari Skënder BuçpapajNga ALI ALIU (12.20.2014)
'IDENTITETI' I PIKTORIT PANTINA - NXJERR NË PAH RELIKTET E NACIONALITETIT SHQIPTAR (12.19.2014)
18 DHJETOR 1981 - KATËR DËSHMI PËR VDEKJEN E MEHMET SHEHUT (12.18.2014)
ARMINA - JA DETAJET E LIDHJES SIME ME SHKËLZENIN (12.17.2014)
VOLEJBOLLISTI GAZMEND HUSAJ KRENARI SHQIPTARE (12.16.2014)
IZRAEL, NËPËR PLAGËT E TOKËS SË SHENJTË (Reportazh) (12.15.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
Ismail Kadare: Koha po punon për shqiptarët

 
VOAL
[Shko lart]