VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SOPRANOJA MITROVICARE ME TË CILËN MBURRET OPERA GJERMANE

E Enjte, 01.01.2015, 11:06am (GMT1)


Korrikun e vitit të kaluar ishte veç një 22-vjeçare me ëndrra të mëdha. Mitrovicarja temperamente nuk do të përfillte kërkesën e organizatorëve të Akademisë Evropiane të Muzikës, që e kishin larguar nga lista e gala koncertit final, shkruan Koha Ditore.

 Padrejtësinë që iu bë do ta luftonte me performancën dyminutëshe jashtë agjendës. Në fund të vitit do të ngjitej edhe një herë në skenën e Sallës së Kuqe, si soliste e Filarmonisë Opera e Kosovës. Kësaj radhe, me plan.

Sa kalonte koha, zëri i sopranos që studionte solo-këndimin në Universitetin e Prishtinës kërkonte të shpërthente në skena më të mëdha.

Nuk e zinte vendi-vend. Ishte përcaktuar të kalonte kufirin. E sikur të mos triumfonte në audicionin e një shtëpie operistike me nam në Gjermani, mbase edhe do të hiqte dorë përgjithmonë nga muzika. Dymbëdhjetë muajt e 2014-s, Elbenita Kajtazi do t'i mbajë në mend gjithë jetën.

Do ta kujtojë vitin kur iu desh ta linte Mitrovicën për t'iu përshtatur jetës gjermane në Berlin, motit të vranët e disiplinës së punës, falë së cilës dita - ditës zëri i saj po piqet e rritet profesionalisht.

Solistja e ansamblit të shtëpisë operistike "Deutsche Oper" - me të cilën ka kontratë qysh prej majit - ndan eksperiencën e saj, që dëshmon se kur talenti kombinohet mirë me vullnetin, suksesi është i sigurt.
www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.