VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NUMËR FESTIV I GAZETËS 'NIKAJ-MËRTUR'
Nga MURAT GECAJ

E Premte, 01.02.2015, 02:07pm (GMT1)


MURAT GECAJ

Në ditët e fundit të vitit të kaluar dhe në pragun e Vitit të Ri 2015, që sapo filloi, u shtyp e doli në qarkullim nr.12, i gazetës periodike, adhetare, shoqërore e kulturore të krahinës Nikaj-Mërtur, në Malësisnë e Gjakovës (Tropojë). Organin e shtypit në fjalë e boton Shoqata "Nikaj-Mërtur", me kryetar Av.Gjin Niklekaj, drejtor Pashk Preka e kryeredaktor Dedë Qokaj. Kësaj radhe, këtë gazetë, të ilustruar dhe me 20 faqe, e ka mundësuar biri i krahinës, Kolë Hysenaj. Tërë numrat e saj janë shpërndarë falas, si për anëtarët e Shoqatës dhe lexues të tjerë të interesuar.

Duke e shfletuar këtë numër gazete, në faqen e parë është titulli, "Qeveria e sotmer e Tiranës t'i japë jetë projektit gjigand për Nikaj-Mërturin", shoqëruar me një harë të madhe". Ndërsa në brendësi, në faqen e dytë bien në sy shkrimet, "Shoqata "˜Nikaj-Mërtur' hapë fushatën zgjedhore" e "Media, arkiv i vlerave tona"(nga D.Qokaj). Ndërsa tërë faqja e tretë i është kushtuar shfaqjes së organizuar, pak ditë më parë,  në amfiteatrin "Blu Sky" të Shkodrës, shoqëruar edhe me disa fotografi(nga M.Gecaj). Në këtë koncert festiv, me producentë Prekë Mrishaj dhe Zamira Korançe, interpretuan jo vetëm këngëtarë e valltarë nga krahina Nikaj-Mërtur, por dhe të ftuar të tjerë, si nga Shkodra e Tirana. E veçantë ishte, se aty kënduan aq bukur edhe Dila Gecaj, e ftuar nga Nju Jorku e Lindita Gjoka, e ardhur nga Athina etj.

Numri i ri i gazetes "Nikaj-Mwrtur"...

Në faqet vazhduese janë botuar shkrime të tillë, si "Nikaj-Mëturi në kulmimet dhe thyerjet e historisë" (nga prof. Lush Susaj), shkrimi I Nikollë LOkës për librin e dr. Mark Palnikaj, kushtuar bajraktarit të Mërturit, Tunxh Miftari. Me interes janë dhe dy shkrime të tjerë, po nga M.Palnikaj, ku flitet për prejardhjen e fiseve Nikaj e Mërtur dhe shfqet mendimi që të shkruhet një historik për to. Po në fushën e historisë, është shkrimi tjetër, që ka autor prof. Lush Susaj, "Nuk ka pasur bashkëqeverisje, as bashkëfajësi shqiptare-osmane".
Siç dihet, kjo krahinë me plot tradita dhe bukuri tëb rralla natyrore, shquhet dhe për numrin e madh të krijuesve të saj, si poetë e shkrimtarë, artistë e studiues etj. (Në faqen 15 janë botuar emrat e disave nga ata). Kështu, në këtë numër, gazeta i ka lënë vend në dy faqe të saj, me poezitë e frymëzuara të Jak Përpalit.Ndërsa, po në dy faqe, Ylli Prebibaj ka shkruar për dëshmi e fakte nga lindja dhe zhvillimi i arsimit shqip në këtë krahinë e më gjerë. Dy shkrime për zhvillimin teknik në Nikaj-Mërtur kanë autor dr.Mark Palnikaj. Ndër të tjera, ai nënvizon se, realisht, ai nisi atje pas viteve '60-të, të shekullit të kaluar.
Nikajmërturasit, jo vetëm që kanë organizuar disa herë veprimtari të bukura, por dhe përfaqësues të tyre kanë marrë pjesë në festimet e shoqatave simotra. Kështu, një shkrim i tillë, nga M.Gecaj,  i kushtohet në veprimtarisë së përvitshme kulturore-artistike, në Malin e Dajtit,  të Shoqatës "Bytyçi", me me kryetar av.Agron Gjedia. Ndërsa publicist Ndue Ukcamaj ka botuar shkrimin, "Mirash Gjoni, Homeri i Eposit Shqiptar".

Në faqen e parafundit të kësaj gazete është shkrimi i redaksisë, "Një vendim zakonor, në dobi të nikajmërturasve-Përfaqësues të dy fiseve të zonës marrin vendimin për kufizimin e shpenzimeve mortore".

E përgëzojmë stafin e gazetës "Nikaj-Mërtur", për numrin e ri, që përgatiti për lexuesit e saj. Gjithashtu, shpresojmë që ajo të botohet në vazhdimësi, me mbështetjen bujare të bashkakrahinasve ose dshamirësve të tjerë.

Tiranë, 2 janar 2015

MURAT GECAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.